Jump to content

Jens Lehmann

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jens Lehmann
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJens Gerhard Lehmann[1]
Datëlindja (1969-11-10) 10 nëntor 1969 (54 vjeç)
VendlindjaEssen, Gjermania Perëndimore
Gjatësia1.90 m (6 ft 3 in)[2]
PozicioniPortier
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1988–1998Schalke 04274(2)
1998–1999Milan5(0)
1999–2003Borussia Dortmund129(0)
2003–2008Arsenal148(0)
2008–2010VfB Stuttgart65(0)
2011Arsenal1(0)
Gjithsej622(2)
Karriera ndërkombëtare
1989–1990Gjermania U216(0)
1998–2008Gjermania61(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Jens Gerhard Lehmann (lindur më 10 nëntor 1969) është një ish lojtar gjerman që luantë në pozicionin e portierit. Ai është votuar si UEFA Portieri i Vitit në sezonet 1996–97 dhe 2005–06, dhe është zgjedhur për të luajtur në 3 Botërore. Lehmann ka qënë lojtar i Arsenalit të papmoshur në sezonin 2003–04 ku ata fituan titullin e Premier League pa asnjë humbje. Gjithashtu ai është portieri me më shumë ndeshje pa pësuar Gol në UEFA Champions League, duke pasur edhe rekodin e 10 ndeshjeve rradhazi pa pësuar Gol me Arsenalin.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lehmann filloi karrerën e tij si futbollist në vitin 1998 me skuadrën e Schalke 4, duke luajtur për gati një dekadë. Vitet e tij të para me Schalken nuk ishin të mira, ku në një ndeshje kundër Bayer Leverkusen ai pësoi tre gola brënda 45 minutash dhe në fillim e pjesës së dytë u zëvendësua,[3] duke bërë që ai të largohej nga stadiumi i vetëm dhe të linte edhe autobusin e ekipit.[4].

Ai shënoi golin e parë në ligë më 12 mars 1995 në minutën e 84të në fitoren 6–2 kundër 1860 Munich; ai shënoi golin e gjashtë të ekipit të tij nga penalltia.[5] Goli i tij i dytë erdhi në minutën e fundit të ndeshjes kundër Borussia Dortmund.[6]

Lehmann u bë heroi i skuadrës së Schalkes në finalen e Kupës UEFA në vitin 1997 kundër Interit, ai luajti një ndeshje të fortë duke pritur edhe penalltinë e Iván Zamoranos në gjuajtjet e penalltive.

Ai la Schalken për t'u transferuar tek AC Milan në vitin 1998, ndërkohë që performancat e tij tek Schalke nuk ishin të kënaqshme. Në një ndeshje, Gabriel Batistuta shënoi tre gola kundër tij, përfshirë një gol me goditje dënimi.[7] Në një ndeshje tjetër ai ishte zëvëndësuar për shkak se kishte shkaktuar një penallti.[8] Lehmann u hoq nga skuadra pas vetëm pesë ndeshjesh të luajtura në ligë, ai u largua në merkaton e dimrit.

Borussia Dortmund

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Herën në 1999, Lehmann u rikthye në Gjermani për të luajtur me Borussia Dortmund duke zëvëndësuar Stefan Klos i cili u largua nga klubi pas 8 vitesh. Lehmann pati një fillim të vështirë me skuadrën me disa ndeshje të dobëta dhe duke shfaqur mungesë të disiplinës së besueshmërisë. Thashethemet për një largim të hershëm të Lehmann filluan të përhapeshin, i cili është parë në mënyrë kritike nga tifozët dhe kritikët.

Ndërkohë, Borussia Dortmund e filloi sezonin 2001–02 fortë. Performancat e Lahmann me skuadrën filluan të përmirësoheshin dhe ai u bë më i besueshëm për skuadrën. Ai kontriboi në mënyrë të konsiderueshme për kthimin e skuadrës drejt sukseseve, duke fituar Bundesligë dhe duke arritur finalen e Kupës UEFA në të njëjtin sezon kundër skuadrës hollandeze Feyenoord, Dortmund e humbi finalen me rezultatin 3–2 [9].

Lehmann ishte një lojtar kyç në performancat solide të Borussia Dortmund, duke fituar sërisht Bundesligën në një fund mbresëlënës, fillimisht duke kaluar Bayer Leverkusen e cila kryesonte ligën me 5 pikë avantazh kur kishin ngelur edhe 3 ndeshje nga mbarimi – Lehmann dhe Dortmund mposhtën FC Köln, Hamburger SV dhe Werder Bremen për të fituar titullin.

Gjatë të njëjtit sezon, Lehmann u bë i njohur për disiplinën dhe sjelljen e tij të dobët. Në një ndeshje kundër SC Freiburg, Lehmann goditi sulmuesin Soumaila Coulibaly pasi ata u përplasën në zonën e penalltisë. Lehmann u pezullua dhe ende e mban rekordin si lojtari me më shumë kartona të kuq në historinë e Borussia Dortmund dhe për çdo portierë në Bundesligë.

Një javë pas fillimit të sezonit të ri në 2003, e cila pa Borussia Dortmund të shkonte në mediokritetit, paraqitjet e Lehmann jo gjithnjë të besueshme çoi në largimin e tij nga klubi. Ai u zëvendësua nga Roman Weidenfeller dhe Guillaume Warmuz, i cili ishte larguar Arsenali.

Lehmann u bashkua me Arsenalin më 25 korrik 2003 si zëvëndësuesi i David Seaman, dhe luajti në çdo ndeshje të ligës duke ndihmuar Arsenalin të fitonte 2003–04 FA Premier League pa asnjë humbje, duke u bërë skuadra e parë që e arrin këtë sezon pas Preston North End në sezonin 1888–89. Megjithatë, stili i lojës i Lehmann, i cili nuk ishte shumë i saktë në pasimin e topave që vinin në zonën e tij, çonin në disa gabime, si në rastin e ndeshjes ku u fitua titulli kundër rivalëve lokal të Tottenham Hotspur, ku Lehmann bëri një gabim duke lejuar Robbie Keane të shënojë [10]. Gjithashtu ai bëri një gabim në humbjen në shtëpi kundër Chelseas në Champions League ku ai gaboi në Golin e barazimit [11]. Arsenali vazhdoi serinë pa humbje deri më 24 tetor 2004. Në fund të sezonit të parë me Arsenal, ai kishte luajtur 54 ndeshje duke marrë edhe medaljen e fituesit të Premier Leagues.

Deri në mesin e sezonit 2004–05, Lehmann nuk luajti shumë mirë, dhe nuk ishte më gjatë zgjedhja e parë e portës, me polakun Manuel Almunia që u bë zgjedhja e parë dhe luajti disa ndeshje rradhazi si titullar. Megjithatë, Almunia bëri një seri gabimesh për vete, duke i lejuar Lehmann që të rifitojë vendin e titullarit. Në fund të sezonit, pasi spekullime filluan të thonin se me ai mund të zëvëndësohej në verë, Lehmann forcoi pozitën e tij duke qënë lojtari i ndeshjes kundër Manchester United në finalen e FA Cup në 2005. Ai bëri disa pritje të rëndësishme duke ruajtur rezultatin 0–0 pas kohës shtesë, dhe më pas i priti penalltinë vendimtare mesfushorit Paul Scholes duke ndihmuar Arsenalin të fitojë me rezultatin 5–4.

Lehmann pati një sezon fantastik me Arsenalin, duke luajtur ndeshjen e tij të 100 në Premier League me klubin kundër West Bromwich Albion më 15 prill 2005. Ai ishte një faktor kyç në arritjen e finales së parë të Champions Leagues në historinë e klubit; gjatë rrugëtimit të Arsenalit për të finale ai theu rekordin për më shumë ndeshje pa pësuar Gol në Champions League me dhjetë, duke thyer rekdoin e Milanit me shtatë të vendosur sezonin e shkuar. Rekordi pa pësuar Gol u ndal në 853 minuta, duke thyer rekordin e vendour nga hollandezi Edwin van der Sar.

Hasan Salihamidžić i Bayern Munich ishte lojtari i fundit që i shënoi Gol Lehmannit, në minutën e 64 të ndeshjes së parë të raundit të 16 më 22 mars 2005; Lehmann nuk pësoi Gol në ndeshjen e dytë, dhe në shtatë ndeshje rradhazi në rrugëtimin e Arsenalit në sezonin 2005–06 (Almunia luajti në pesë ndeshjet e tjera të fazës së grupeve). Ndeshja e fundit ku Lehmann nuk pësoi Gol ishte kundër spanjollëve të Villarreal, ku ai priti penalltinë e Juan Román Riquelme në minutën e 89.

  1. ^ "FIFA World Cup Germany 2006 – List of Players" (PDF). Fédération Internationale de Football Association (FIFA). fq. 12. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 nëntor 2013. Marrë më 4 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Player Profile: Jens Lehmann". Premier League. Marrë më 31 korrik 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  3. ^ "Bayer Leverkusen - FC Schalke 04". fussballdaten.de. Marrë më 30 nëntor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Peter Heß (8 qershor 2006). "Vom Libero zum Titan?". Frankfurter Allgemeine Zeitung. Marrë më 30 nëntor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "FC Schalke 04 - TSV 1860 München". fussballdaten.de. Marrë më 30 nëntor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Borussia Dortmund – FC Schalke 04". fussballdaten.de. Marrë më 30 nëntor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Batistuta Free Kick". YouTube. 23 shtator 2009. Marrë më 15 shtator 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Ashdown, John (30 shtator 2009). "Which teams have been punished for defeats?". The Guardian. Londër. Marrë më 27 janar 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Final joy for Feyenoord" (në anglisht). UEFA. Marrë më 1 mars 2014.
  10. ^ "Arsenal clinch title". BBC. 25 prill 2004. Marrë më 30 nëntor 2007. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Hot-headed German Goalie Faces London Bench". Deutsche Welle. 9 prill 2004. Marrë më 30 nëntor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)