Jump to content

Giuseppe Baresi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Giuseppe Baresi
Të dhënat vetjake
Datëlindja7 shkurt 1958 (66 vjeç)
VendlindjaTravagliato, Itali
Gjatësia1.77 m (5 ft 10 in)
PozicioniMesfushor mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale (zbulues talentesh)
Karriera me të rinjtë
1971–1976Internazionale
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1976–1992Internazionale392(10)
1992–1994Modena73(0)
Gjithsej465(10)
Karriera ndërkombëtare
1979–1986Italia18(0)
Skuadra të menaxhuara
2008–2014Internazionale (ndihmës-trajner)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Giuseppe Baresi (Italisht: [dʒuˈzɛppe baˈreːzi]; lindur më 7 shkurt 1958) është një trajner italian futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili ka luajtur si mesfushor mbrojtës ose mbrojtës. Ai aktualisht punon si zbulues talentesh te Interi.[1]

Baresi e shpenzoi shumicën e karrierës së tij 18-vjeçare me Interin, para se të tërhiqej në vitin 1994 pas dy sezoneve të shpenzuara me Modenën. Me Interin, ai fitoi dy tituj të Serie A, dy Kupa Italie, një Kupa UEFA si dhe shërbeu si kapiten për disa sezone.[2]

Në nivel ndërkombëtar, Baresi zhvilloi 18 paraqitje me kombëtaren italiane në periudhën 1979–1986. Gjatë kësaj kohe, ai luajti në UEFA Euro 1980, ku Italia u rendit e katërta, dhe në FIFA Kupën e Botës 1986. Vëllai i tij më i ri, Franco Baresi, e shpenzoi të gjithë karrierën e tij duke luajtur si mbrojtës për klubin rival të qytetit Milan dhe kombëtaren italiane.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I lindur në Travagliato, një provincë në Breshia, Baresi u mor nga Interi kur ai ishte ende fëmijë, duke u bërë pjesë e sistemit të të rinjëve. Ai bëri debutimin e tij si profesionist me ekipin e parë në Kupën e Italisë më 8 qershor 1977, në një fitore 1–0 kundër Juventusit. Debutimi i tij në Serie A erdhi gjatë sezonit 1977–78. Ai në vitet në vazhdim u zgjodh të ishte kapiteni i ekipit, duke e mbajtur këtë pozicion nga viti 1988 e deri në vitin 1992. Ai luajti gjithsej në 16 sezone me Interin, duke zhvilluar 559 ndeshje (përfshirë 392 në Serie A, 73 në kompeticionet evropiane dhe 94 në kupë) dhe shënoi 13 gola.[3] Pasi u largua nga Interi në përfundim të sezonit 1991–92, Baresi luajti me Modenën në Serie B, duke zhvilluar 73 ndeshje në dy sezone. Ai u tërhoq nga futbolli në fund të sezonit 1993–94, në moshën 36 vjeç.

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pavarësisht se luajti për një kohë të gjatë me Interin ku dhe ishte kapiten, Baresi arriti pak sukses me kombëtaren italiane, ndryshe nga vëllai i tij, duke luajtur vetëëm 18 ndeshje me Italinë nga viti 1979 e deri në vitin 1986. Pasi përfaqësoi ekipin kombëtar nën-20 në Kupën e Botës nën-20 1977 si dhe ekipin nën-21 në dy edicione të Kampionatit Evropian në vitet 1978 dhe 1980, Baresi u thirr nga kombëtarja e parë për të luajtur në Euro 1980, që u zhvillua në Itali, sëbashku me vëllain e tij Franco. Kjo ishte hera e vetme që dy vëllezërit ishin thirrur sëbashku në një turnament për Italinë. Në këtë turnament, ishte vetëm Giuseppe ai që u aktivizua nga të dy vëllezërit, me Italinë që u eliminua në gjysëm-finale, duke e mbyllur në vendin e katërt.[4]

Pavarësisht se ishte pjestar i ekipit në fushatën kualifikuese të FIFA Kupës së Botës 1982,[5] Baresi u la jashtë turnamentit nga trajneri Enzo Bearzot në favor të vëllait të tij Franco; edhe pse Italia u shpall kampione, Franco nuk luajti asnjë ndeshje. Baresi më pas luajti tre ndeshje në Kupën e Botës 1986, me Italinë që u eliminua në raundin e 16-tave.[5][6]

Karriera si trajner

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi punoi si trajner i ekipit të të rinjëve të Interit, Baresi u vendos si ndihmës trajner i portugezit José Mourinho pas mbërritjes së tij te Interi më 2 qershor 2008.[7] Dy vite më pas, me mbërritjen e Benitez, Baresi u largua nga ky post, duke u zëvëndësuar nga Mauricio Pellegrino; Baresi ndërkohë u bë ndihmës teknik.[8] Ai u rikthye në pozicionin e ndihmës-trajnerit pasi i shkarkuari Benitez u zëvëndësua nga Leonardo. Në fillim të sezonit 2011–12, Gian Piero Gasperini ndihmësin e tij Bruno Caneo nga Genoa[8] por ai u shkarkua në shtator. Ai u zëvëndësua nga Claudio Ranieri duke bërë që Baresi të bëhej ndihmës trajner sërisht.[1] Kur Roberto Mancini u vendos si trajner në vitin 2014, Baresi kishte detyrën e zbuluesit të talenteve dhe zhvillimin e lojtarëve në akademitë e Interit në të gjithë kontinentet.

Baresi njihej si një nga mbrojtësit më të shkathët italian të gjeneratës së tij, falë energjisë së tij dhe aftësisë për të lexuar lojën. Pozicioni i tij parësor ishte mesfushor mbrojtës, por ai mund të mbulonte edhe çdo pozicion të mbrojtjes, veçanërisht atë të qëndrës, kjo falë rezistencës së tij.[1][9]

Ai është vëllai më i madh i ish kapitenit legjendar të Milanit Franco Baresi. Kur ishin fëmijë, të dy u provuan te Interi, por Franco u refuzua dhe u ble nga klubi rival Milan; kur ai ishte i vogël, Franco njihej me pseudonimin "Baresi 2".[10] Megjithatë, me kalimin e viteve, falë popullaritet dhe suksesit të arritur nga Franco, Giuseppe u bë i njohur si "Baresi tjetër".[2] Vajza e tij Regina është gjithashtu futbolliste; ajo luan si sulmuese dhe është kapitene e ekipit të grave të Interit.

Internazionale[11]
  1. ^ a b c "Giuseppe Baresi: Prezioso Esempio" [Giuseppe Baresi: Shëmbull i çmuar]. calciatori-online.com (në italisht). Marrë më 1 janar 2014.
  2. ^ a b "L'ALTRO BARESI" [Baresi tjetër] (në italisht). pianeta-calcio.it. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2014. Marrë më 1 janar 2015.
  3. ^ "BARESI Giuseppe". interfc.it (në italisht). Marrë më 1 janar 2015.
  4. ^ "Buona Italia sconfitta ai rigori – Cecoslovacchia – Italia 1-1 (10-9 dcr)" [Italia e mirë mposhtet nga penalltitë – Çekosllovakia – Italia 1-1 (10-9 me penallti)] (në italisht). UEFA. Marrë më 1 janar 2015.
  5. ^ a b "FIFA.com: Giuseppe BARESI" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 1 janar 2015. Marrë më 1 janar 2015.
  6. ^ "Nazionale in cifre: Baresi, Giuseppe" [Kombëtarja në shifra: Baresi, Giuseppe] (në italisht). FIGC. Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2015. Marrë më 22 prill 2015.
  7. ^ "Mourinho takes over as Inter boss" [Mourinho nis punën si trajner i Interit] (në anglisht). BBC Sport. 2 qershor 2008. Marrë më 30 prill 2020.
  8. ^ a b "Photos: Pre-season session one" [Fotot: Seanca e parë e para-sezonit]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 13 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 30 prill 2020.
  9. ^ "BECCALOSSI: "IO E MULLER NON CI POTEVAMO VEDERE, ECCO PERCHÉ. ORIALI MI DICEVA…"". fcinter1908.it (në italisht). 5 mars 2016. Marrë më 13 korrik 2016.
  10. ^ "Franchino (detto Franco) BARESI (II)" (në italisht). Maglia Rossonera.it. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2019. Marrë më 1 janar 2015.
  11. ^ "Giuseppe Baresi". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 30 prill 2020.
  12. ^ "Cambiasso win golden pirate award" [Cambiasso fiton çmimin Pirati i Artë]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 17 nëntor 2006. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2012. Marrë më 14 tetor 2017.
  13. ^ "Premio Nazionale Carriera Esemplare "Gaetano Scirea": Alba d'Oro". comune.cinisello-balsamo.mi.it (në italisht). Marrë më 21 janar 2015.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]