Walter Zenga
![]() | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Walter Zenga | ||
Pozicioni | Portier | ||
Të dhënat e klubit | |||
Skuadra aktuale | Catania (Manager) | ||
Karriera rinore | |||
1977–1978 | Internazionale | ||
Senior career* | |||
Vitet | Skuadra | Paraqitjet (Golat) | |
1978–1979 1979–1980 1980–1982 1982–1994 1994–1996 1996–1997 1997–1999 | Salernitana Savona Sambenedettese Internazionale Sampdoria Padova New England Revolution Total | 23 (0) 67 (0) 328 (0) 41 (0) 21 (0) 47 (0) 530 (0) 3 (0) | |
Kombëtarja | |||
1985–1992 | Italy | 58 (0) | |
Skuadra të menaxhuara | |||
1999 2000–2001 2002–2004 2004–2005 2005–2006 2006 2007 2007 2008–2009 | New England Revolution Brera National Bucharest Steaua Bucharest Red Star Belgrade Gaziantepspor Al Ain FC Dinamo Bucharest Catania Steaua Bucharest | ||
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only |
Walter Zenga (i lindur më 28 prill 1960 në Milan) është trajner italian i futbollit, dhe një ish-portier mjaft i suksesshëm i Interit dhe Përfaqësueses së Italisë.
Gjatë karrierës së tij si futbollist, Zenga ishte pjesë e ekipit të Italisë, i cili përfundoi në vendin e katërt në Lojërat Olimpike Verore 1984 në Los Angeles, dhe ekipit që morri pjesë në Kampionatin botëror 1990 të mbajtur në Itali, me ç'rast përfunduan në vendin e tretë. Gjatë Kampionatit Botëror 1990, Zenga luajti në të gjitha ndeshjet, që nga minuta e parë.
Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lojtar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në ekipin e Interit, Zenga erdhi në vitin 1982, pasi që më herët e kishte nisur karrierën e tij me disa ekipe të rangjeve më të ulta. Ai filloi karrierën e tij në vitin 1978. Ekipi i parë i tij ishte Salernitana në Serie C1. Luajti gjithashtu edhe për Savonën dhe Sambenedettesen.
Qysh në sezonin e dytë me Interin, Zenga arriti të zërë vend startues, dhe duke vazhduar 11 sezone me rrathë si titullar në portën e e Interit, deri në vitin 1994. Ai me Interin fitoi Scudetton në sezonin 1988-1989 dhe Kupën UEFA në vitet 1991 dhe 1994. Pasi që në Kampionatin botëror 1986 ishte portier i tretë, Zenga u bë startues në Kampionatin Evropian 1988 në Gjermaninë Perëndimore. Edhe gjatë Kampionatit botëror 1990, Zenga luajti si startues, duke e çuar ekipin drejt vendin të tretë, me ç'rast ai vendosi një rekord prej pesë ndeshjeve pa pësuar gol, me gjithsejtë 518 minuta pa gol, një rekord edhe sot i pathyer.
Gjatë karrierës së tij, Zenga u paraqit 58 herë për kombëtaren.
Në vitin 1994, Zenga u transferua në Sampdoria dhe dy vjet më vonë te Padova. Ai luajti edhe në kampionatin amerikan të futbollit. Më 1997 ai filloi karrierën e tij si aktor. Gjatë karrierës së tij, Zenga u quajt Uomo Ragno (Njeriu Merimangë), për shkak të aftësive ë tij si portier.
Trajner[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pasi u largua nga New England Revolution, Zenga u pensionua nga futbolli aktiv, duke zgjedhur karrierën si trajner. Në vitin 2002, Zenga u zhvendos në Rumani, së pari për të drejtuar [[Naţional Bukuresht]in e më pastaj për të drejtuar Steauan e Bukureshtit. Në verën e vitit 2005, pasi u pushua nga puna nga Steaua, Zenga u bashkua me ekipin serb të Yllit të kuq, duke e drejtuar këtë ekip në fitimin e dy titujve (kampionatin shtetëror dhe kupën shtetërore). Në verën e vitit 2006, ai u thirr të drejtonte ekipin turk të [Gaziantepspor]]it, mirëpo pas rezultateve të dobëta, ai dha dorëheqje në janar 2007 për t'u bashkuar më pas me ekipin Al-Ain të Emirateve të Bashkuara Arabe. Aventura me Al-Ain zgjati vetëm pesë muaj, pasi që u shkarkua nga drejtuesit e klubit. Në shtator ai bëhet trajner i Dinamos së Bukureshtit, mirëpo pas vetëm dy muajve largohet, pas humbjes nga rivali lokal Steaua. Pas largimit ai pranoi një ofertë si komentator në televizionin publik italian RAI.
Më 1 prill 2008, ai pranoi të zëvendësonte Silvio Baldini në krye të ekipit italian Catania. Debutimin e tij si trajner në Serie A, ai e pati kundër Napolit, duke fituar me rezultat 3-0. Pasi e shpëtoi ekipin nga largimi në rang më të ultë, atij iu ofrua zgjatje e kontratës edhe për një vit.
Çmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Serie A : 1989
Superkupa e Italisë 1989
UEFA Cup : 1991, 1994
Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- IFFHS Portieri më i mirë: 1989, 1990, 1991
- UEFA Portieri më i mirë: 1990
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
