Los Anxheles
Los Anxheles
| |
|---|---|
Qytet | |
| Nicknames: | |
Vendndodhja në Qarkun Los Angeles dhe shtetin e Kalifornisë | |
| Lua error te Moduli:Location_map te rreshti 524: Unable to find the specified location map definition: "Moduli:Location map/data/USA" does not exist. | |
| Koordinatat: 34°03′N 118°15′W / 34.050°N 118.250°W | |
| Shteti | |
| Shteti federal | Kalifornia |
| Qarku | Los Angeles |
| Rajoni | Kalifornia Jugore |
| CSA | Los Angeles-Long Beach |
| MSA | Los Angeles-Long Beach-Anaheim |
| Themelimi si Pueblo | 4 shtator 1781[2] |
| Të drejta qyteti | 23 maj 1835[3] |
| Inkorporimi | 4 prill 1850[4] |
| Named for | Zoja Jonë, Mbretëresha e Engjëjve |
| Qeverisja | |
| • Type | Këshilli i Kryetarit[5] |
| • Body | Këshilli i Qytetit të Los Anxhelesit |
| • Kryetari i Bashkisë | Karen Bass (D) |
| • Prokurori i Qytetit | Hydee Feldstein Soto (D) |
| • Kontrollori i Qytetit | Kenneth Mejia (D) |
| Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 498,3 sq mi (1.290,6 km2) |
| • Land | 469,1 sq mi (1.214,9 km2) |
| • Water | 29,2 sq mi (75,7 km2) |
| Lartësia | 233 ft (71 m) |
| Highest elevation | 5.075 ft (1.547 m) |
| Lowest elevation | 0 ft (0 m) |
| Popullsia (2020)[7] | |
• Gjithsej | 3.898.747 |
| 3.878.704 | |
| • Rank | I 3-ti në Amerikën e Veriut I 2-ti në Shtetet e Bashkuara I 1-ri në Kaliforni |
| • Dendësia | 8.205/sq mi (3.168/km2) |
| • Zona urbane | 12.237.376 (SHBA: I 2-ti) |
| • Metro | 12.927.614 (SHBA: I 2-ti) |
| • CSA | 18.316.743 (SHBA: I 2-ti) |
| Emërtimet e banorëve | Angeleno, Angelino, Angeleño[11] |
| PBB | |
| • Metro | 1.295 trilionë $ (2023) |
| • CSA | 1.618 trilionë $ (2023) |
| Zona kohore | UTC−08:00 (PST) |
| • Verë (DST) | UTC−07:00 (PDT) |
| Kodet postare | |
| Kodet e zonës | 213, 323, 310, 424, 818, 747, 626 |
| Kodi FIPS | Stampa:FIPS |
| ID e GNIS | Stampa:GNIS 4, Stampa:GNIS 4 |
| Klima | Gjysmë e thatë e nxehtë (Bsh) |
| Faqja zyrtare | lacity |
Los Angeles, shqiptuar Los Anxheles, i njohur shpesh me inicialet LA, është qyteti i dytë më i madh në Shtetet e Bashkuara, qyteti më i populluar në shtetin amerikan të Kalifornisë, dhe qendra e Qarkut Los Angeles. I ndodhur në jug të Kalifornisë, Los Anxheles është i njohur për klimën e tij mesdhetare, diversitetin etnik dhe si një qendër e madhe e industrisë amerikane të argëtimit. Los Anxheles qëndron në një pellg të madh bregdetar rrethuar në tre anët nga male që arrijnë lartësinë mbi 3,000 m.
Los Anxheles banohej nga fiset Chumash dhe Tongva. Ai u pretendua nga Juan Rodríguez Cabrillo për Spanjën në vitin 1542, së bashku me pjesën tjetër të asaj që do të bëhej më vonë Alta Kalifornia. Qyteti u themelua zyrtarisht më 4 shtator 1781, nga guvernatori spanjoll Felipe De Neve. Ai u bë pjesë e Meksikës në 1821 pas Luftës Meksikane të Pavarësisë. Në vitin 1848, në fund të Luftës meksikano-amerikane, Los Anxheles dhe pjesa tjetër e Kalifornisë u blenë si pjesë e Traktatit të Guadalupe Hidalgo, duke u bërë pjesë e Shteteve të Bashkuara. Los Anxheles u inkorporua si një bashki më 4 prill 1850, pesë muaj para se Kalifornia të bëhej shtet.
Los Anxheles është një qytet global me një ekonomi të shumëllojshme në argëtim, kulturë, media, modë, shkencë, sport, teknologji, arsim, mjekësi dhe kërkim shkencor. Ai renditet i gjashti në Indeksin e Qyteteve Globale dhe i 9-ti në Indeksin e Fuqisë Ekonomike Globale. Qyteti është vendi i institucioneve të njohura që mbulojnë një gamë të gjerë të fushave profesionale dhe kulturore dhe është një nga motorët më të konsiderueshëm ekonomikë në Shtetet e Bashkuara. Los Anxheles përfshin Hollivudin dhe udhëheq botën në krijimin e prodhimeve televizive, videolojërave dhe muzikës së regjistruar. Ai është gjithashtu një nga më të mëdhenjtë në prodhimin e filmave. Los Anxheles priti Lojërat Olimpike Verore në vitet 1932 dhe 1984, dhe do të presë sërish ato të vitit 2028.
Qyteti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një metropol i pafund
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vetë qyteti shtrihet në 1,290 km2 dhe ka 4 milionë banorë, por e gjithë zona metropolitane (Los Anxhelesi i Madh) përfshin bashkinë me të njëjtin emër (ku bëjnë pjesë edhe qytete të tjera më të vogla si Long Beach, Santa Monica, West Hollywood, Pasadena, Beverly Hills, Malibu, etj.) dhe komunat fqinje si Orange, San Bernardino, Riverside dhe Ventura që krijojnë një tërësi urbane e cila mbulon 88,000 km2 dhe rreth 17 milionë banorë. Për këtë arsye, Los Angeles konsiderohet "qyteti i automobilit", i përshkuar gjerë e gjatë me autostrada me 6 korsi.
Përzierje popujsh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Popullsia e Los Anxhelesit është një ndër më të përzierat në botë. Bashkësia hispanike (e përbërë kryesisht nga emigrantë me origjinë meksikane e amerikano-qendrore) përbën rreth gjysmën e popullsisë, duke e bërë qytetin dygjuhësor. Bashkësitë e tjera të rëndësishme janë ato aziatike, veçanërisht kineze dhe koreane (kryesisht në lagjen Koreatown), iraniane dhe armene. Pabarazitë ekonomike ndërmjet bashkësive të ndryshme kanë bërë të mundshme revolta popullore shpesh herë.
Qyteti i kinemasë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Simbol i LA është shkrimi i famshëm në kodrat e Hollywood-it që tregon rëndësinë që ka pasur industria e kinemasë në historinë e qytetit. Sot Hollywood është një vend turistik, por studiot më të rëndësishme kinematografike janë zhvendosur përtej kodrave në luginën San Fernando dhe ajo çfarë mbetet prej viteve të arta janë yjet me emrat e artistëve në trotuar dhe lokalet e modës në bulevardin Sunset.
Qyteti i diellit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Los Anxheles ka klimë shkretinore me reshje të pakëta dhe me më shumë se 300 ditë me diell në vit. Përgjatë bregdetit klima ndryshon nga rrymat oqeanike të ftohta, por në brendësi temperaturat ditore kalojnë lehtë 35 gradë. Falë një rrjeti kanalesh që bartin ujin nga lumi Kolorado, LA është një qytet gjithashtu i pasur me mjedise tropikale.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
I filluar më 1781 nën emrin El Pueblo de Nuestra Señora la Reina de los Ángeles sobre El Río Porciuncula nga misionarët katolikë kur Kalifornia ende i takonte Spanjës, Los Anxhelesi u themelua bashkë me Kaliforninë më 1850, kur popullata e qytetit ishte ende 1,610 persona. Deri më 1900 mbeti pak i populluar, por zbulimi i puseve të naftës dhe ndërtimi i ujësjellësit të projektuar nga William Mulholland i dhanë shtytje një zgjerimi që e ka sjellë atë në përmasat e tanishme.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universitete
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Los Anxheles apo në zonat përreth ndodhen universitete të shumta. Universitetet publike janë:
- Universiteti i Kalifornisë, Los Anxheles (UCLA)
- Universiteti Shtetëror i Kalifornisë, Los Anxheles (CSULA)
- Universiteti Shtetëror i Kalifornisë, Northridge (CSUN)

Universitetet private që vlen të përmenden janë:
- Universiteti i Kalifornisë Jugore (USC)
- Universiteti Pepperdine
- Universiteti Loyola Marymount
- Kolegji Occidental
- Kolegji Otis i Artit dhe Dizajnit
Sistemi i kolegjeve dyvjeçare (community college) në qytet përfshin atë të Los Angeles City College, atë Los Angeles Pierce College, Los Angeles Valley College dhe Los Angeles Mission College.
Atraksionet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tërheqjet turistike më të rëndësishme janë lagjja e Hollywood-it, dyqanet e Rodeo Drive dhe vilat e yjeve në Beverly Hills, parqet e njohura në Disneyland dhe Universal Studios. Vendndodhja e regjistrimeve të filmave më të rëndësishëm amerikanë mund të shihet përreth qytetit.
Sporti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Los Anxhelesi përfaqësohet në të gjitha sportet kryesore dhe të rëndësishme amerikane:
- Los Angeles Rams dhe Los Angeles Chargers në NFL (futboll amerikan)
- Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Clippers në NBA (basketboll)
- Los Angeles Dodgers dhe Los Angeles Angels në MLB (bejsboll)
- Los Angeles Kings në NHL (hokej mbi akull)
- Los Angeles FC dhe LA Galaxy në MLS (futboll)
- Los Angeles Sparks në WNBA (basketboll për femra)
LA ka organizuar dy olimpiada (të X-tën dhe të XXIII-tën), finalen e Botërorit të Futbollit të vitit 1994, dhe do të presë sërish Lojërat Olimpike Verore në 2028.
Qytetet binjake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Athina (Greqi)
- Auckland (Zelanda e Re)
- Berlini (Gjermani)
- Bordeaux (Francë)
- Busan (Kore e Jugut)
- Giza (Egjipt)
- Guangzhou (Kinë)
- Xhakarta (Indonezi)
- Lusaka (Zambi)
- Makati (Filipine)
- Mumbai (Indi)
- Nagoja (Japoni)
- Shën Petersburgu (Rusi)
- Salvador de Bahia (Brazil)
- Spliti (Kroaci)
- Teherani (Iran)
- Taipei (Tajvan)
- Vankuveri (Kanada)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 Gollust, Shelley (18 prill 2013). "Nicknames for Los Angeles". Voice of America. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2014. Marrë më 26 qershor 2014.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Barrows, H.D. (1899). "Felepe de Neve". Historical Society of Southern California Quarterly. Vëll. 4. fq. 151ff. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2023. Marrë më 28 shtator 2011.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "This 1835 Decree Made the Pueblo of Los Angeles a Ciudad – And California's Capital". KCET. prill 2016. Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2018. Marrë më 27 janar 2018.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "California Cities by Incorporation Date". California Association of Local Agency Formation Commissions. Arkivuar nga origjinali (DOC) më 21 shkurt 2013. Marrë më 25 gusht 2014.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "About the City Government". City of Los Angeles. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2015. Marrë më 8 shkurt 2015.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "2021 U.S. Gazetteer Files". United States Census Bureau. Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2021. Marrë më 7 shtator 2021.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "US Census Bureau". www.census.gov. Arkivuar nga origjinali më 13 shtator 2024. Marrë më 13 shtator 2024.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "QuickFacts: Los Angeles city, California". U.S. Census Bureau. Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2024. Marrë më 13 shtator 2024.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "List of 2020 Census Urban Areas". census.gov. United States Census Bureau. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2023. Marrë më 8 janar 2023.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 "Metropolitan and Micropolitan Statistical Areas Population Totals: 2020-2023". United States Census Bureau, Population Division. 14 mars 2024. Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2024. Marrë më 15 mars 2024.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Angelino, Angeleno, and Angeleño". KCET. 10 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2023. Marrë më 4 nëntor 2022.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Total Gross Domestic Product for Los Angeles-Long Beach-Anaheim, CA (MSA)". Federal Reserve Economic Data. Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2019. Marrë më 3 janar 2024.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Zip Codes Within the City of Los Angeles Arkivuar 13 korrik 2017 tek Wayback Machine – LAHD
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Los Angeles Wiki Arkivuar 6 maj 2021 tek Wayback Machine
| Ky artikull nga Shtetet e Bashkuara është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
- ↑ The United States Postal Service uses "Los Angeles" as the recommended place name for those zip codes in bold.
<ref> ekzistojnë për një grup të quajtur "lower-alpha", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="lower-alpha"/>- Pages with non-numeric formatnum arguments
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Pages using gadget WikiMiniAtlas
- Pages using multiple image with auto scaled images
- Coordinates on Wikidata
- Pages using collapsible list with both background and text-align in titlestyle
- Pages using wide image with unknown parameters
- Lidhja për te Commons është përcaktuar lokalisht
- ShBA-cung
- Qytete në SHBA
- Qytete në Kalifornia
- Los Anxhelos