Jump to content

Athina

Coordinates: 37°58′00″N 23°43′00″E / 37.966667°N 23.716667°E / 37.966667; 23.716667
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Athinë)

37°58′00″N 23°43′00″E / 37.966667°N 23.716667°E / 37.966667; 23.716667

Athinë
Αθήνα
Qytet
Athinë
Athinë
Popullsia
 • Gjithsej745,514
{{{postal_code_type}}}
14532
TargatYxx, Zxx, Ixx
Faqja zyrtarehttp://www.cityofathens.gr

Athinë (greqisht: Αθήνα) është kryeqyteti i Greqisë. E vendosur në Evropën Juglindore, Athina është një qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative të vendit. Ajo mori emrin e vet nga perëndesha Athena që ishte perëndesha e luftës në Greqinë e lashtë. Athinë sot është një qytet modern dhe i famshëm, si në antikitet ishte një qytet-shtet i fuqishëm dhe një qendër e madhe e kulturës, është një qytet historik në Evropë. Ajo është e njohur në mbarë botën për monumentet e saj historike që kanë mbijetuar, edhe pse pjesërisht, me shekuj. Athina ishte qender e krahines se Atikes qe ndodhej ne Greqine E Mesme. Athina kishte reliev malor te pasur me argjend e mermer.

Etimologjia e emrit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Athina është emër me origjine pellazgo ilire[1] që vjen nga banoret e vjetër të qytetit që ata themeluan. Këtë emër ata ia dedikuan perëndisë Athina e cila në vetvete mbarte dije dhe mençuri. Akropoli i cili është simboli historik i Athines është i rrethuar nga muri i cili quhet pellazgion apo pelargikon [1]. Një mur i njëjte persa i përket mënyrës se ndërtimit është gjetur edhe në veriun e Shqipërisë, në zonën e Tre fushave (Tropojës), dhe kjo tregon gjeografinë e popullsisë pellazgo ilire shume shekuj më parë.

Në vitin 2001 bashkësia e Athinës kishte një popullsi zyrtare prej 745.514[2] me në popullsi prej 3,2 milion metropolitan[2] duke përfshirë edhe popullsinë periferike. Popullata aktuale e regjistruar në vitin 2011 është 3.753.783[3]

Qendra arkeologjike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti është qendra botërore e kërkimeve arkeologjike. Ndryshe nga institucionet kombëtare, si Universiteti i Athinës, Shoqata Arkeologjike, disa muze arkeologjik, përfshirë Muzeun Kombëtar Arkeologjik, Muzeun Cycladic, Muzeun Epigrafike dhe Muzeun Bizantin, ashtu si edhe muzetë e Agorës, Akropolisit, Kerameikosit, dhe Muzeun Arkeologjik të Kerameikosit. Në këtë qytet ndodhen po ashtu edhe laboratory i Demokritit për arkaeometri.

Athina ka qenë destinacion i udhëtuesve që nga antikiteti. Gjatë dekadave të kaluara, infrastruktura e qytetit dhe pajisjet shoqërore janë përmirësuar, pjesërisht për shkak të ofertës së saj të suksesshme në fazën e Lojërave Olimpike Verore 2004. Qeveria greke, ndihmuar nga Bashkimi Evropian, ka financuar projektet kryesore të infrastruktureë si Aeroportin Ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos”, zgjerimin e sistemit të metors, dhe autostradën Attiki Odos.

Athina u votua si i treti qyteti në Evropë më i miri për tu vizituar në vitin 2015 nga Destinacionet më të Mira Evropviane. Ajo u votua nga më shumë se 240.000 njerëz.

Pazari i Athinës nën kohën osmane me xhami ne sfond
Nërtesa e Akademisë së Athinës
Brendësia e Bibliotekës Kombëtare të Greqisë
Propylaea, pjesë e "Triologjisë" së Theofil Hansen, shërben si sallë ceremoniale dhe rektorat i Universitetit Kombëtar dhe Kaopodistrian të Athinës

I vendosur në Panepistimiou Street, kampusi i vjetër i Universitetit të Athinës, Biblioteka Kombëtare dhe Akademia e Athinës nga “Triologjia e Athinës” u ndërtuan në mes të shekullit të 19-të. Shumica e punimeve të universitetit janë zhvendosur në një kampus më të madh dhe më modern të vendosur në periferinë lindore të Zografout. institucioni i dytë më i lartë i edukimit në qytet është Shkolla Politeknike e Athinës, në rrugën Patission. Ky ishte vendi ku më 17 nëntor 1973, më shumë se 13 studentë u vranë dhe qindar të lënduar brenda universitetit gjatë shembjes së ndërtesës,[4] kundër juntës ushtarake që sundoi kombin prej 21 prillit 1967 deri më 23 korrik 1974.

Universitetet tjera që gjenden në Athinë janë Universiteti i Ekonomisë dhe Biznesit, Universiteti Panteion, Universiteti i Agrikulturës dhe Universiteti Piraeus. Janë 11 vende të institucioneve të larta edukuese që gjenden në zonën metropolitare të Athinës, dhe në rend kronologjik janë: Shkolla e Arteve (1837), Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës (1837), Universiteti Kombëtar dhe Kapodistrian i Athinës (1837), Universiteti i Agrikulturës (1920), Universiteti i Ekonomisë dhe Biznesit (1920), Universiteti Panterion i Shkencave Shoqërore dhe Politike (1983), Universiteti i Pieraeusit (1938), Instituti Teknologjiko-Edukues i Piraeusit (1976), Instituti Teknologjiko-Edukues i Athinës (1983), Universiteti Harokopio (1990), Shkolla Pedagogjike dhe Teknologjiko-Edukuese (2002). Ekzisojnë po ashtu disa kolegje privave. Shumica e tyre janë të akredituara ka një shtet apo universitet i thuaj si Kolegji Amerikan i Greqisë dhe Kampusi i Athinës i Universiteti të Indianapolisit.[5]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Athina – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
  1. ^ a b Mathieu Aref, Greqia (Mikenët=Pellazgët) ose zgjidhje e një enigme (Grèce (Mycéniens=Pélasges) ou la solution d'une enigme), Plejad 2008, ISBN 978-99956-658-2-1
  2. ^ a b "Population of Greece". General Secretariat Of National Statistical Service Of Greece. www.statistics.gr. 2001. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2007. Marrë më 2 gusht 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  3. ^ "ΕΛΣΤΑΤ Απογραφη 2011" (PDF). www.statistics.gr. Marrë më 22 gusht 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  4. ^ "1973: Army deposes 'hated' Greek president". BBC News. 25 nëntor 1973. Marrë më 22 mars 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  5. ^ Private Universities in Greece.