Athina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Koordinatat: 37°58′00″V 23°43′00″L / 37.966667°V 23.716667°L / 37.966667; 23.716667


Athinë
Αθήνα
Qytet
Vendndodhja
Athinë is located in Greqia
Athinë
Athinë
Administrimi
Shteti Flamuri Greqia
Kryetari i Komunës Giorgos Kaminis
Të dhëna dhe statistika
Lartësia 15.006 m (m.n.d.)
Kodi Postal 14532
Prefiksi 21
Targa Yxx, Zxx, Ixx
Koordinatat 37° 58′ 0″ Veri

23° 43′ 0″ Lindje

Sipërfaqja dhe demografia
Sipërfaqja 38.964 km2
Popullsia 745.514 banorë
Dendësia 16.830 banorë/km2
Faqja Zyrtare http://www.cityofathens.gr

Athina është kryeqyteti i Greqisë. E vendosur në Evropën Qendrore, Athina është një qendër të fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative të vendit. Ajo mori emrin e vet nga perëndesha Athena që ishte perëndesha e luftës. Athinë sot është një qytet modern dhe i famshëm, si në antikitet ishte një qytet-shtet i fuqishëm dhe një qendër e madhe e kulturës, është një qytet historik në Evropë. Ajo është e njohur në mbarë botën për monumentet e saj historike që kanë mbijetuar, edhe pse pjesërisht, me shekuj. Athina ishte qender e krahines se Atikes qe ndodhej ne Greqine E Mesme. Athina kishte reliev malor te pasur me argjend e mermer.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Etimologjia e emrit[redakto | redakto tekstin burimor]

Athina (A Then, E thena, Eshte Thene = që u është thënë, premtuar) është emër me origjine pellazgo ilire[1] që vjen nga banoret e vjetër të qytetit që ata themeluan. Këtë emër ata ia dedikuan perëndisë Athina e cila në vetvete mbarte dije dhe mençuri. Akropoli i cili është simboli historik i Athines është i rrethuar nga muri i cili quhet pellazgion apo pelargikon [1]. Një mur i njëjte persa i përket mënyrës se ndërtimit është gjetur edhe në veriun e Shqipërisë, në zonën e Tre fushave (Tropojës), dhe kjo tregon gjeografinë e popullsisë pellazgo ilire shume shekuj më parë.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 2001 bashkësia e Athinës kishte një popullsi zyrtare prej 745,514[2] me në popullsi prej 3.2 milion metropolitan[2] duke përfshirë edhe popullsinë periferike. Popullata aktuale e regjistruar në vitin 2011 është 3,753,783[3]

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Qendra arkeologjike[redakto | redakto tekstin burimor]

Qyteti është qendra botërore e kërkimeve arkeologjike. Ndryshe nga institucionet kombëtare, si Universiteti i Athinës, Shoqata Arkeologjike, disa muze arkeologjik, përfshirë Muzeun Kombëtar Arkeologjik, Muzeun Cycladic, Muzeun Epigrafike dhe Muzeun Bizantin, ashtu si edhe muzetë e Agorës, Akropolisit, Kerameikosit, dhe Muzeun Arkeologjik të Kerameikosit. Në këtë qytet ndodhen po ashtu edhe laboratory i Demokritit për arkaeometri.

Turizmi[redakto | redakto tekstin burimor]

Athina ka qenë destinacion i udhëtuesve që nga antikiteti. Gjatë dekadave të kaluara, infrastruktura e qytetit dhe pajisjet shoqërore janë përmirësuar, pjesërisht për shkak të ofertës së saj të suksesshme në fazën e Lojërave Olimpike Verore 2004. Qeveria greke, ndihmuar nga Bashkimi Evropian, ka financuar projektet kryesore të infrastruktureë si Aeroportin Ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos”, zgjerimin e sistemit të metors, dhe autostradën Attiki Odos.

Athina u votua si i treti qyteti në Evropë më i miri për tu vizituar në vitin 2015 nga Destinacionet më të Mira Evropviane. Ajo u votua nga më shumë se 240,000 njerëz.

Edukimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Nërtesa e Akademisë së Athinës
Brendësia e Bibliotekës Kombëtare të Greqisë
Propylaea, pjesë e "Triologjisë" së Theofil Hansen, shërben si sallë ceremoniale dhe rektorat i Universitetit Kombëtar dhe Kaopodistrian të Athinës

I vendosur në Panepistimiou Street, kampusi i vjetër i Universitetit të Athinës, Biblioteka Kombëtare dhe Akademia e Athinës nga “Triologjia e Athinës” u ndërtuan në mes të shekullit të 19-të. Shumica e punimeve të universitetit janë zhvendosur në një kampus më të madh dhe më modern të vendosur në periferinë lindore të Zografout. institucioni i dytë më i lartë i edukimit në qytet është Shkolla Politeknike e Athinës, në rrugën Patission. Ky ishte vendi ku më 17 nëntor 1973, më shumë se 13 studentë u vranë dhe qindar të lënduar brenda universitetit gjatë shembjes së ndërtesës,[4] kundër juntës ushtarake që sundoi kombin prej 21 prillit 1967 deri më 23 korrik 1974.

Universitetet tjera që gjenden në Athinë janë Universiteti i Ekonomisë dhe Biznesit, Universiteti Panteion, Universiteti i Agrikulturës dhe Universiteti Piraeus. Janë 11 vende të institucioneve të larta edukuese që gjenden në zonën metropolitare të Athinës, dhe në rend kronologjik janë: Shkolla e Arteve (1837), Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës (1837), Universiteti Kombëtar dhe Kapodistrian i Athinës (1837), Universiteti i Agrikulturës (1920), Universiteti i Ekonomisë dhe Biznesit (1920), Universiteti Panterion i Shkencave Shoqërore dhe Politike (1983), Universiteti i Pieraeusit (1938), Instituti Teknologjiko-Edukues i Piraeusit (1976), Instituti Teknologjiko-Edukues i Athinës (1983), Universiteti Harokopio (1990), Shkolla Pedagogjike dhe Teknologjiko-Edukuese (2002). Ekzisojnë po ashtu disa kolegje privave. Shumica e tyre janë të akredituara ka një shtet apo universitet i thuaj si Kolegji Amerikan i Greqisë dhe Kampusi i Athinës i Universiteti të Indianapolisit.[5]

Objektët fetare[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Athina – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b Mathieu Aref, Greqia (Mikenët=Pellazgët) ose zgjidhje e një enigme (Grèce (Mycéniens=Pélasges) ou la solution d'une enigme), Plejad 2008, ISBN 978-99956-658-2-1
  2. ^ a b Population of Greece. General Secretariat Of National Statistical Service Of Greece. www.statistics.gr (2001). Arkivuar nga Origjinali në 1 korrik 2007. Vizituar në 2 gusht 2007.
  3. ^ ΕΛΣΤΑΤ Απογραφη 2011. www.statistics.gr. Vizituar në 22 gusht 2011.
  4. ^ "1973: Army deposes 'hated' Greek president". BBC News. 25 November 1973. Retrieved 22 March 2009. 
  5. ^ Private Universities in Greece.