Nuuk
Koordinatat: 64°06′11″V 51°26′31″P / 64.1030°V 51.4420°P
Nuuk Godthåb | |
---|---|
Nuuk dhe mali Sermitsiaq në sfond | |
Shteti | ![]() |
Shteti federal | Mbretëria e Danimarkës |
Komuna | Sermersooq |
Kryetari i Bashkisë | Asii Chemnitz Narup |
Partia | Inuit Ataqatigiit |
Popullsia | 15469 banorë |
• aglomerati | 18,039 (përfshi fshatin Qiisumooq dhe Ingestad) banorë |
Themelimi | 2000 pr.l.k, 1728 themelimi modern |
Vendasit | Nuukoez, Nuukoeze Nuumiut (Kalaallisut) |
Zona Kohore | UTC-3 |
Kodi Postal | 3900 |
Faqja Zyrtare sermersooq.gl |
Nuuk shqiptimi, (danisht: Godthåb përkthyer: "Shpresa e mbarë") është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Grenlandës, dhe selia e qeverisë për komunën Sermersooq. Ajo ka një popullsi prej 15.469 banorësh dhe është një nga kryeqytetet më të vegjël në botë për nga popullata.
Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nuuk ka qëne i banuar nga vikingët prej shekullit të dhjetë dhe nga Inuitët nga shekulli i trembëdhjetë.
Qyteti u themelua në 1729 nga misionari norvegjez Hans Egede me emrin Godthåb, në kohën kur Grenlanda ishte koloni norvegjeze. Ai ishte qyteti i parë në ishull, me formim evropian.
Ashtu si pjesa tjetër e Groenlandës, Nuuk është e populluar tani më së shumti nga Inuitë, por edhe nga danezë. Në nëntor 2008, qytetarët votuan në Nuuk me një shumicë dërrmuese në favor të një pavarësisë më të madhe nga Danimarka, e cila administron ishullin.
Popullsia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nuuk në 2010 kishte një popullsi prej 15469 banorë. Në Nuuk jeton rreth një e katërta e popullsisë së përgjithshme të Grenlandës. Popullsia e saj është e përbërë kryesisht nga Grenlandezë (80%) dhe Danezë(14.5%) . Popullsia e Nuukut po rritet me ritme të shpejta (po ashtu edhe popullsia e përgjithshme e Groenlandës), sidomos pas ndërtimit në vitin 2003 të Aeroportit, në veri-lindje të Nuukut.