Shkupi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Shkupi
Скопје
Qytet
Njohur si Scupi
noform
Pamje nga Shkupi
Stema_figura
Stema e Shkupit
Flag of Skopje.png
Flamuri i Shkupit
Vendndodhja
Shkupi  Скопје (Republika e Maqedonisë)
Shkupi
Скопје
Administrimi
Shteti Flamuri Maqedonia
Komuna Shkupi i madh
Kryetari i Bashkisë Koce Trajanovski
Partia VMRO-DPMNE
Statistika dhe Transporti
Lartësia 240 m (m.n.d.)
Vendasit Shkupian/e
Themelimi rreth viteve 4000 p.e.s nga Iliret
Sipërfaqja 1.854 km2
Zona Kohore CET (UTC+1)
Verore CEST (UTC+2)
Kodi Postal 1000
Prefiksi +389 (0)2
Aeroporti Aeroporti i Shkupit
IATA-Code:SKP
22 km nga qendra
Targa SK
Koordinatat 42° 00′ 00″ Veri

21° 26′ 00″ Lindje

Demografia
Popullsia 668.518 banorë
Dendësia 360,6 banorë/km2
Faqja Zyrtare www.skopje.gov.mk

Shkupi (maqedonisht: Скопје/ Skopje; turqisht: Üsküp) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Maqedonisë. Gjatë periudhës ilire Shkupi ishte kryeqendër e Dardanisë dhe njihej me emrin Scupi. Shqiptarët sot përbëjnë rreth 28 për qind të popullatës së Shkupit.

Pak histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Shkupi është kryeqyteti i Republika e Maqedonisë, dhe qëndron në 254 m lartësi mbidetare , ne jug te Shkupit gjendet mali Vodno i cili është i lart 1066 m, menjeher pas saj gjenden malet e Jakupices dhe Karagjices me malin e tyre me te lartë Maja e Selanikut 2540 m, Shkupi eshte qytet modern, me te kaluar historike dhe te begatshme. Qyteti është i njohur qysh ne kohen e lashtë nga Romaket me emrin Skupi (ne përkthim do te thotë Strehë).

Kronikat tregojnë se ngjarjet me te rëndësishme ne historinë e Shkupit janë shënuar ne vitin 518. Qytetit i janë versulur barbaret edhe është rrënuar ne një termet te madh ne atë kohë. Pas këtij termeti një tjetër qytet disa kilometra me larg nga vendi i perparshem eshte ndertuar një qytet tjetër ne afërsi te lumit Vardar, i cili u emërua Shkupi ( Uskub, Skopie, Skoplje )

Në vitin 1963 Shkupin e kapi një termet i madh te cilin 80 % te qytetit e rrënoi, vdiqen me shum se 1.000 vete. Shkupi u rindërtua shpejt dhe si monument historik për këtë termet u ruajt ora e Stacioni Hekurudhor i vjetër e Shkupit e cila u ndal ne atë moment 5:17 i mëngjesit ne te cilin ruhet dhe sot.

Kete moment politika titiste e sllaveve te jugut e përdori me se miri për getoizimin e shqiptareve ne te shtequajturen prej maqedonasve ne lagjen turke. Duke i margjinaliziuar shqipateret një here si mbeturina te një perandorie ish sunduese te vdekur por edhe duke mos i integruar ne infrastrukturën moderne.

Trashëgimia historike[redakto | redakto tekstin burimor]

Kur Isa Beu e pushtoi Shkupin në shekullin e XV ai i shkatëroi me zjarr e me hekur gjithë monumentet kulturore në atë qytet. Kur ushtria sërbe pushtoi Shkupin në vitin 1912, edhe ajo i zhduku me zjarr e me hekur gjithë monumentet në qytet.

Ura e gurit është një nder monumentet historike te Shkupit, e ndertuar ne shekullin XV lidh brigjet e lumit Vardar.

Disa monumente tjera prej te kaluarës ne Shkup janë edhe Kalaja e Shkupit, e cila gjindet ne nje koder, e cila dominon ne te gjithë qytetin e Shkupit. Bit pazari, gjithashtu është atraksion i qytetit, eshte nje nder pazaret me kryesore te Shkupit, Kurshumli-Hani, në brendinë e Bit pazarit, ky objet turk, është sinonim i te gjithë pjesës se vjetër te Shkupit. Kurshumli-Hani ne kohen e sotme është Muzeu Arheologjik, dhe lapidarium. Hamami i Daut pashës është galeri arti i cili gjendet ne afërsi te lumit Vardar. Disa nga monumentet tjera : Monumenti i viktimave i cili gjindet ne afërsi te urës Goce Delcev.

Monumenti i viktimave te termetit cili ndodhi ne 1963 i cili gjendet ne varrezat e qytetit. Kisha e Sh. Spas, Sh. Pandelejmoni ne fshatin Nerez ne afërsi te Shkupit. Manastiri i Sh.Nikollit, Sh Arhangel, Sh. Nikita, Sh. Andrea i cili gjendet ne Matke.

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Ura e gurit (Shkup).

Shkupi është qender diplomatike, politike, ekonomike, kulture dhe akademike e Maqedonisë.

Ishak Bey Mosque

Gjithastu është qytet industrial, qendër tregtare dhe bankare. Është zemra e Maqedonisë, me prodhimin e metaleve, hemikaleve, ilaçeve, tekstilit, elektrike, grafike. Aty ndodhet universiteti i Shën Kirilit dhe Metodit gjithashtu edhe biblioteka e madhe e NUB-IT, (Nacional University Bibliotek), teatri kombëtar dhe drama, Opera the baleti, Muzeu Arheologjik, Historik dhe Etnologjik, muzeu natyral, muzeu i artit modern, disa galeri tjera, edhe institucionet kulturore dhe shkencore.

Kurshumli Han
Shkupi.320x156.jpg

Komunikacioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Shkupi është i lidhur me hekurudhë me Greqin, Serbin, Malin e zi, dhe Kosovën, është projektuar te ndërlidhet gjithashtu me Shqipërinë dhe Bullgarinë qe te kompletohet i gjithë Korridori 8 dhe 10. Shkupi ka edhe Aeroportin me te madh ne Maqedoni.

Politika serbe e jugosllave (veçmas kjo e fundit) në rrjedhën e 40 viteve të regjimit komunist bëri ç'shqiptarizimin masiv te qytetit të Shkupit. Shqiptarët u perzunë nga qyteti i Shkupit me të gjitha mjetet e metodat nga ato të dhunes fizike e deri tek ato psikologjike.

Ne ditët e sotme shqiptaret po ndergjegjesohen edhe ne Shkup duke kërkuar te kenë edhe monumentet e tyre ne kete qytet. Nje nga këta shembuj është edhe monumenti i Skenderbeut ne Shkup, megjitahte prezenca tyre ne institucionet muzeale është pothuaj inegzistente.

Numri i banorëve[redakto | redakto tekstin burimor]

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Kryetar i Shkupit është Koce Trajanovski.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndodhja e Shkupit në Lumin Vardar i jepë një pozitë të mitë gjeografike. Gjatësia gjeografike lindore eshte 21º 26'.

Malet

  • Vodno me majën Krstovar (1.066 м)
  • Vargmalet Jakupica-Karagjica me majën Sollunska Gllva-Mokro (2.450 м) dhe Ubava (2.533 м)
  • Hijesirë 1.506 м
  • Zheden 1.260 м
  • Skopska Crna Gora me majën Ramno (1.561 м)

Objektet turistike[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Kalaja e Shkupit mbizotëron mbi qytet. Në kohen neolite dhe ne kohen e bronzit është ndërtuar, pastaj eshte rindërtuar gjatë sundimit të Perandorit Justijani I . Në vitin 518 ka pasur një tërmet i cili e ka dëmtuar rëndë por përsëri është rindërtuar.
  • Ura e gurit në qytetin e vjetër, thuhet se urën e kanë ndërtuar Romaket por është rrënuar, me ardhjen e Osmanlive ne, ura u rindërtua dhe sot është monumenti me i madh dhe simboli i qytetit te Shkupit.
  • Hamami i Daut Pashës Banjoja e ndertuar nga turqit, ka funksionuar deri viteve te 50-ta, por pas termetit ne vitin 1963 ajo u rrenua. Pasi u rindertua sot shërben si galeri arti dhe për manifestime kulturore.
  • Stacioni i vjeter Hekurudhor - në qendër u dëmtua gjatë tërmetit të vitit 1963, viteve te 70-ta u vendos muzeu i qyteti të Shkupit
  • Sheshi Skënderbe dhe permendorja e Skenderbeut - Pas konfliktit ne vitin 2001 sipas marrëveshjes se Ohrit u bë decentralizimi i pushtetit dhe u formua komuna e Çairit, u ndertua permendorja e Skënderbeut e cila u vendos në sheshin Skënderbeg në vitin 2006
  • Xhamitë e Shkupit , Shkupi ka qene dhe është qytet me shumë xhami, dikur ka pasur 133 xhami, por pas braktisjes se Osmanlive, Shkupi ka ra nën okupimin Serb, te cilet i kan rrënuar shumicen e xhamive, e deri tash ne Shkup kane mbetur vetem 28 Xhami, por numri i xhamive po rritet në rethinen e Shkupit. Sot kemi 125 xhami në Shkup dhe rethinen e tij.

Ne pjesen e vjeter te Shkupit me te njohura jan

  • Çarshia e vjeter është pjesa me e vjetër e qytetit te Shkupit e cila është pjes e pandashme nga Kalaja e Shkupit, sot aty gjenden 2 hamame, Hamami i Daut Pashes dhe Çifte Hamami, gjithashtu ne çarshine e vjeter esht edhe Bezisteni, pastaj aty janë edhe 3 Hane, Kurshumli-Hani,Kapan-Hani, dhe Suli-Hani, dhe ne te gjenden 2 kisha. Gjithashtu ne çarshinë e vjeter ka edhe shum shitore dhe zanate te vjetra, por pas termetit ne vitin 1963 shumica e objekteve janë rrenuar edhe jane dëmtuar, poashtu ka pasur shumë xhami te cilat janë edhe me sot, vetemse një xhami cila eshte rrënuar pritet te rindërtohet ajo afër Kurshumli Hanit.

Të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]



Abaz Islami Demografia e Shkupit Maj,2009