Jump to content

Komuna e Çairit

Coordinates: 42°0′7″N 21°26′17″E / 42.00194°N 21.43806°E / 42.00194; 21.43806
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Komuna e Çairit
Komunë
Flamuri i Komuna e Çairit
Official logo of Komuna e Çairit
Location of Komuna e Çairit
Koordinatat: 42°0′7″N 21°26′17″E / 42.00194°N 21.43806°E / 42.00194; 21.43806
Shteti Maqedonia e Veriut
Rajoni Shkup
Vendnodhja e KomunësShkup
Qeveria
 • Kryetar KomuneVisar Ganiu (BDI)
Sipërfaqja
 • Gjithsej3,52 km2 (136 sq mi)
Popullsia
 • Gjithsej62.586
 • Dendësia17.780/km2 (4.605/sq mi)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
Faqja zyrtareOfficial Website

Komuna e Çairit është komunë që shtrihet në pjesën e vjetër e Shkupit, ka nje popullësi te lart Shqiptare dhe ështe një prej dhjetë komunave të kryeqytetit. Çarshija e Vjetër, e cila ka qenë qendra e qytetit prej së paku në shekullin e 12-të, e cila ka një ndikim to fortë turk. Rrugët nuk kan ndryshuar shumë, pak a shumë janë të njëjtat që kanë qenë. me gurë dhe të ngushta. Monumentet e tjera prej kohës së Perandorisë Osmane janë duke qendruar, disa dhe duke u renovuar nga organizatat turke (p.sh. Tika).

Çairi është komuna më e vogël e Maqedonisë përkah sipërfaqes duke mbuluar vetëm 9 km katrore, por nuk mbet mbas për nga numri me popullsi. Komuna gjendet në anën veriore të Vardarit, për ball qendrës së Shkupit. Përkufizohet me komunën Centar, Butel, Karposh dhe Gazi Baba.

Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Komunën e Çairit jetojnë 67,300 banorë, nga të cilët 57% shqiptarë, 24% maqedonë, 7% turq, 5% romë, 4% boshnjak dhe 2% të tjerë.[nevojitet citimi] Prej 2002 nuk ka pasur asnjë regjistrim të banorëve dhe numrat mund të kenë ndryshuar shumë. Sipas disa parashikimeve numri i banorëve mund të arrin 100 mijë, me një shumica të madhe shqiptare deri në 80% e ml shumë.

Rritja e popullsisë më së shumti mund të jetë për shkak të lëvizjes prej katundeve në qytet. Kjo gjithashtu ka shkaktuar një katastrofë të madhe me ndërtimin e shumë shtëpive, banesave, dhe shumë ndërtesave paleje të cilat si pasojë kan lënë rrugë shumë të ngushta, trafik të madhë ku nuk ka vend për parking.

Kjo e bën komunën njëren prej komunave me më shumë dendësi për banor në Evropë.

Si gjithë komunat në Maqedoninë e Veriut, Çairi gjithashtu ka një papunësi të madhe tek rinia, e cila shkakton largim largë shtetit. Ka një numër të madh familjeve që janë të nvarur nga njerëz të njohur të tyre ose familjar prej jasht për të holla. Komuna e Çairit është një nga komunat më të varfura në Shkup.

Çairi si një komunë në qendër të Shkupit dhe me një shumicë shqiptare, luan rol të rendësishëm në politikën shqiptare vendase. Në betejën e fundit me rradhë ka fituar përsëri BDI, me kryetar Visar Ganiun.[1] Pjesë marrja ka qenë e vogël në krahasim ne tjera komuna ku ka shumicë dominante maqedonase, me vetëm 34.9 %. Me përfundimin e mandatit të kaluar, vetëm 33% nga projektet e premtuara janë kryer.

Kryetari i mëparshëm i Çairit, Izet Mexhiti, i cili përfundon mandatin e tij të katërt në programin zgjedhor në vitin 2013, si një kandidat i BDI-së, nuk përfundoi as gjysën e premtimeve të tij. [2]

Kultura është mjaft mirë e pasqyruar nga ndërtimet në Çair. Shumica dërmuese e banorëve të shtresës së ultë, konzervativë, dhe me një ringjallje të fesë islame, veçanërisht tek të rinjtë. Shumica e rritjes vjen me fonde nga jashtë, përmes personave të caktuar me rolin e ithtarit. Dita ditës komuna bëhet më fetare, ku vetëm të ecësh në rrugët e komunës do mund të shihet shumë qartë. Shumica dërmuese e grave të martuar, apo në moshë. jan mbuluar. Kjo nuk i përjashton dhe të rrinjtë ku mund të shihen se janë duke shtuar vajza të mbuluara, dhe kjo nuk i përjashton meshkujt të cilët janë gjithashtu fetar, gjithashtu lehtë që mund të shihet me xhamit e mbushura me ato.

Në Çair gjenden disa vende të cilat e bëjnë të veçant të cilat janë më të njohura:

  • Stadiumi, afër Vero, që quhet Stadioni Shkupit.
  • Çarshija e vjetër, e cila është vendi më turistik.
  • Kafe, bare, gjenden gjithandej
  • Sahati kulles dhe xhamit shekullore që gjenden afër.
  1. ^ "Rezultatet përfundimtare të rivotimit në Çair". Telegrafi (në anglishte amerikane). 2017-11-12. Marrë më 2018-06-24.
  2. ^ "Tetova1". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]