Komuna e Sarajit
Komuna e Sarajit Општина Сарај | |||
---|---|---|---|
| |||
Shteti | ![]() | ||
Rajoni | Rajoni i Shkupit (Rajonet e MV) | ||
Zyrat | Saraji | ||
Kryetari i komunës | Blerim Gllumova | ||
Partia | (DUI) | ||
Sipërfaqja | 229.06 km2 | ||
Popullsia | 35408 banorë | ||
Zona Kohore | ZKEQ UTC+1 | ||
Verore | OVEQ UTC+2 | ||
Faqja Zyrtare http://www.saraj.gov.mk |
Komuna e Sarajit është komunë që shtrihet në rajonin e Shkupit të Maqedonisë. Qendra e komunës është Saraji.
Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Komuna e Sarajit shtrihet në pjesën veriperëndimore të qytetit të Shkupit. Kufizohet me komunën e komunën Gjorçe Petrov (lindje), Jegunoc dhe Zhelinë (perëndim), Sopisht dhe Karposh (juglindje). Zoteron një strukturë kodrinore-malore. Pika më e lartë ndodhet në Malin e Thatë – 1369 m mbi nivelin e detit. Pika më e ulët është f. Krushopek – 276 m lartësi mbidetare.
Veçanti turistike te saj janë: QRS Saraj, Liqeni i Treskës,gryka e Matkës, Xhamia e vjetër e Husein Shahinit e cila daton nga shekulli XV .Nëpër këtë komunë kalon edhe Korridori i Tetë .
Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Numri i banorëve: 35.804
- Shqiptarë 94.53%
- Maqedonas 2.89%
- Boshnjakë 0.16%
- Romë 0.77%
- Turq 0.13%
- Serbë 0.05%
- Të tjerë 0.47
Vendbanimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Fshatra: 23
- Numri i bashkësive lokale: 28
- Sipërfaqja: 240 km2
- Dita e komunës: 13 dhjetori
Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Selia: Saraji dhe vendbanimet: Arnaqia | Bojani | Bukoviqi | Çajlana | Dvorca | Gërçeci | Gllumova | Kondova | Kopanica | Krushapeku | Lubini | Llaskarca | Matka | Paniçari | Radusha | Rahoviqi | Rashçja | Rudniku | Semenishti | Sullara e Epërme | Sullara e Poshtme | Shishova