Komuna e Haraçinës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Komuna e Haraçinës


Komuna e Haraçinës është komunë që shtrihet në pjesën veriore të Maqedonisë. Qendra e komunës gjendet në Haraçinë Komuna e Haraçinës, e formuar në vitin 1996, prej kur u nda prej Komunës së mëparshme të Gazi Babës, gjeografishtë gjindet rrethë 220 m lartësi mbidetare me pjesën veriperendimore te rrafshnaltës së Shkupit, përfshin pjesë të rrafshinës jugperendimore të Malit të zi "Karadakut" të Shkupit, dhe pjes prej rafshinës së Shkupit. Ajo kufizohet me Komunën e Gazi Babës, Ilindenit, Kumanovës dhe Likovës. Komuna përfshin katër (4) vendbanime edhe ate: v.b. Haraçinë me 2.250 familje, v.b. Orllancë me 140 familje, v.b. Grushinë me 180 familje, v.b. Mojancë me 50 familje. Komuna përfshin gjithsej 30 km2 sipërfaqe (sipas ndarjes së re teritorijale) dhe numrohet si njëra ndër më të voglat Komuna sipas sipërfaqes në Republikën. Haraçina është Komunë e dendur me banorë rreth 20.000 banorë (situatë momentale), kurse dendësia mesatare e banorve është afër 500 banor në 1 km2. Popullata e Komunës është me përbërje të ndryshme nacionale- të përzier, ku 99% janë prej nacionalitetit Shqiptarë, 1% janë prej nacionalitetit Maqedonas. Komuna e Haraçinës siç dihet, është Komunë nga më të varfurat në rrethinën e kryeqytetit por edhe në shtet. Ajo qysh nga sistemi i mëparshëm në kohën e sistemit të pluralizmit, është e lanun në harresë dhe e zhytur nga ana e shtetit, pa kurfar kujdesje për përmirsimin e kushteve jetësore të qytetarëve, pa kurfar investime publike nga ana e Qeverisë së R. së Maqedonisë. Deri më ditët e sotme, në Komunën tonë në krahasim me Komunat tjera, shumë pak dhe asgjë nuk është investuar nga ana e shtetit. Si pasoj nga ndodhitë e vitit 2001, popullata e kësaj ane ka pësuar dëme të mëdha materijale në gjithë pasurinë e tyre, ku edhe sot e kësaj dite pas 10-të vitesh, ka persona ku ende nuk janë dëmshpërblyer. Me fillimin e krizës së luftës në shtet, e veqënarisht me fillimin e veprimeve luftarake të cilat filluan me 8 qershor 2001 e deri në mbarimin e të njejtave me 25 qershor 2001., Komuna e Haraçinës, e veçanarisht v.b. Haraçinë ishte ashpër e granatuar, e shkatruar dhe e dëmtuar prej anës së forcave të sigurimit slavo-maqedonas, duke i përdorur të gjithë mjetet dhe armët moderne. Prej veprimeve luftarake ishinë të shkatruara numri i madh i shtëpijave, vetëm në v.b. Haraçinë ka të shkatruara dhe të dëmtuara afër 1.600 shtëpi, në v.b. Mojancë 25 shtëpi , në fsh. Orllancë 65 shtëpi, në fsh. Grushinë 20 shtëpi. Dëme të mëdha janë të bëra edhe në pjesën tjetër të pasurisë së qytetarëve siq janë: të mbytura dhe të humbura janë rreth 500 frym lopë, 333 frym veta, 200 frym dele, 130 frym dhi dhe shumë kafshë të tjera. E shkatruar është tërësishtë edhe prodhimi bujqësor prej të cilëve qytetarët e pritnin egzistimin e vet, e shkatruar është edhe numri i madh të mehanikës themelore të bujqësisë në Komunë, siç janë: 122 traktorë, 8 kombajnë, 60 maqina bujqësore ngjitëse (rikorio, cisterna, plluga dhe mjete të tjera), 14 motor kultivatorë etj. Nga veprimet luftarake është e shkatruar dhe e dëmtuar krejtësisht infrastruktura (shkollat, ambulancat, xhamiat të cilët deri më sot ende nuk janë të dëmshpërblyera, rrjeti elektrik dhe telefonik) të Komunës, Objekti i selisë së Komunës, kurse të pashkatruara ka mbetur vetëm kisha në fsh. Haraçinë

Pas mbarimit të veprimeve luftarake, në shtëpijat e shkatëruara, qytetarët Komunës së Haraçinës pa kurnifar kushte për jetesë u kthyen nëpër vatrat e tyre shekullore dhe filluan të ndërtojn një jetë më të mirë prej 0 (zero), në kushte pa ujë për pije, pa artikuj ushqimore, pa rrymë, a shumica edhe pa kulmë mbi kokë.

Për këtë sot, qytetarët janë në tehin e egzistencës së tyre. Përshkak falimentimit të ndërmarjeve në qytetet ku ata kanë punuar, paraqitet një përqindje e madhe të papunësisë. Më herët nga Komuna e Haraçinës kan qenë në mardhënje pune mëse 1300 persona , të cilët të gjithë ata në ndonjë mënyr kanë kontribuar në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Komunës. Sot personat në mardhënje të rregullt pune janë të pakët. Ky është realiteti.

Komuna e Haraçinës me Buxhetin e vogël të saj përafërsisht 300.000 € bashkë me donacionet, të siguruar prej shpërndarjes së TVSH-së dhe burime tjera Ligjore dhe prej Agjencionit për rrugë shtetërore, mundohet me i përmisu kushtet për jetesë më të mirë të qytetarëve.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komuna e Haraçinës gjendet në verilindje të Shkupit, rreth 10 kilometra larg kryeqytetit të Republikës së Maqedonisë. Nëpër komunë kalon rruga rajonale, e cila lidh Shkupin me komunën e Kumanovës dhe Likovës.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas regjistrimit të vitit 2002 - Haraçina është Komunë e dendur me banorë rreth 15.000 banorë (situatë momentale), kurse dendësia mesatare e banorve është afër 500 banor në 1 km2. Mirpo në vitin 2018 Haraçina ka banor afërsisht 20.000 banor sipas analizave të entit të statistikave. Popullata e Komunës është me shumicë Shqipëtarë, ku 99% janë prej nacionalitetit Shqipëtarë, kurse 1% janë prej nacionalitetit Maqedonas. Shumica e fshatareve e Komunës së Haraçinës janë me prejardhe nga malësia e Karadakut të Shkupit. Sidomos nga fshati Brezë. Gjithashtu janë edhe prej tjera fshatra si Tanusha, Goshinca, Nikushtaki dhe etj.

Ekonomia dhe Historia e betejës së Haraçinës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

EKONOMIA

Popullata e komunës së Haraçinës më së shumti merret me: bujqesi, blegtari,tregeti ,prodhimtari etj.

HISTORIA E BETEJËS SË HARAÇINËS

Mbas gjitha atyre luftrave që ndodhen në Ballkan po edhe në Kosovë ishte rradha edhe e Maqedonisë ku pikërish edhe beteja e fundit do të ndodhë në Haraçinë ku fitimtarë të kësaj beteje do të dalë Ushtria Çlirimtare Kombëtare me 95 ushtarë kundër ushtrisë sllavo-maqedonase e cila në rradhet e sajë kishte shumë ushtarë me pagesë nga aleatet e sajë,Sërb Ukrainas,Rusë etj.Por këta me 24 qershor sllavo-maqedonasit morren atë që e merituan nga djemt dhe bijt e Uçk-së të cilët vulosën fitorën gjithe kombëtare ku sakrifica e deshmoreve tanë dha frytin që rinia të arsimohet të ketë të drejtat e veta dhe prosperimi dhe integrimi në jetë.

Shiko edhe Web-faqen[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Faqja Zyrtare Arkivuar 10 dhjetor 2011 tek Wayback Machine