Shko te përmbajtja

Komuna e Dibrës

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Komuna e Dibrës
Komunë Urbane
Official logo of Komuna e Dibrës
Location of Komuna e Dibrës
Shteti Maqedonia e Veriut
Rajoni Jugperendimor
Vendodhja KomunësDibër
Qeverisja
  Kryetar KomuneHekuran Duka
Sipërfaqja
  Total
145,67 km2 (5,624 sq mi)
Popullsia
  Total
15.412
  Dendësia134,15/km2 (34,740/sq mi)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
Prefiksi lokal+389 46
Faqja zyrtareOfficial Website

Dibër është një komunë në pjesën perëndimore të Republikës e Maqedonisë së Veriut. Dibër quhet edhe qyteti ku gjendet vendodhja e komunës. Komuna Dibrës është pjesë e Rajonit jugperëndimor.

Qyteti i Dibrës ndodhet në pjesën më perëndimore të Republikës e Maqedonisë së Veriut në përgjithësi pranë kufirit me Shqipërinë. Kryeqyteti i Shkupit është 131 km larg, dhe qyteti më i afërt është Struga (52 km) dhe Gostivari (71 km).Atë e përbën fusha e dibres ndërmjet malit Deshat (Krcin), liqeni i Dibrës dhe lugina e Drinit të zi që derdhet në liqenin e sipërpërmendur. Në fakt, fusha përfaqson një terracë relievi të gjerë, që lëshohet nga lugina e Drinit të zi. Dibra ndodhet në lartësi mbidetare prej 625 metra.

Komuna e Dibrës kufizohet me Komunat:Mavrovës dhe Radostushës në veri-lindje, Komuna e Kërçovës ne juglindje,Komuna e Qendrës Zhupa në jug dhe në vijën kufitare shtetrore me Shqipërinë. Në Dibër kryqëzohen: rruga rajonale që përshkon Gostivarin, Hanet e Mavrovës, Dibrën, Lukovën, Strugën si dhe ajo që lidh Dibrën me pikën kufitare të Bllatës(për në Shqipëri).

Dibra është e rrethuar nga:

Sipërfaqja e Komunës Dibër ka një pozitë të atillë ku bashkohen kanjonet apo luginat piktoreske të lumenjve Radika (Lum)dhe Drini i Zi, të cilët derdhen në liqenin e Dibrës. Ajo është e rrethuar nga malet e Jablanicës, Stogovës dhe Kërçinit(Deshat). Liqeni i Dibrës shtrihet nga HEC “Globoçica”, nëpër luginën e lumit Drin i zi dhe atë të Radikës deri të banjat e Kosovrastit, me gjatësi maksimale prej 22 km dhe sipërfaqe prej 13 km2, ndërsa vëllimi i përgjithshëm i ujit është 520 miljon m3 ujë. HEC Spilja, për një vit prodhon mesatarisht 300 milion kw/h energji elektrike. Uji i Liqenit të Dibrës shfrytëzohet edhe për ujitje, nëpërmjet sistemit hidromeliorativ në Fushën e Dibrës. Dibra ka dy burime termoninerale: në fshatrat Banisht dhe Kosovrasti, të cilat janë të njohura si vende shërimi dhe numërohen ndërmjet banjave me aftësi shëruese më të njohura në Evropë (për shërimin e shumë sëmundjeve). Bartës i turizmit banjor në Dibër është OSHR “Banjat e Dibrës” me mbi 150 të punësuar dhe me kapacitet prej 700 shtretër – dhe atë në hotelet në fshatin Kosovrast, Banjisht dhe Venec(në qytet). Në vit realizohen mesatarisht rreth 60.000 buajtje. Potencialet natyrore të shprehura në vlera relievike, hidrografike dhe pejsazho-ambientale, mundësojnë zhvillim e turizmit banjor, liqenor, malor e rekreativ me rëndësi rajonale e lokale. Në teritorin e Komunës Dibër ndodhet relievi i vetëm i gipsit në Republikë, i cili shtrihet në gjatësi prej 9 km. Xehja e gipsit është e kualitetit të lartë(99%), me përmbajtje të gipsit të pastër, dhe për nga kualiteti rënditet ndërmjet atyre më kualitativë në botë.

Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Komunën e Dibrës te madhe jetojnë 19542 banorë:

Mother tongues in the municipality include:

Zhvillimi demografik i komunës së Dibrës brenda kufijve të sotëm.[1]

Viti i regjistrimitTotaliMaqedonet%Shqiptarët%Turqit%Romë%VllahëSerbëtBoshnjakëtTë tjerë.
195310258339233.07581956.737767.56830.812114072
196111162202518.14647658.02200217.9400.000860573
197113802202214.65879363.71241417.4900.0001060467
198116952235813.91998158.8811306.6710306.0803702416
199419010426622.441093557.5218759.8611035.801340796
200219542391120.021134858.09268413.7410805.532223492

Komuna e Dibrës i përfshin këto vendbanime:

  1. "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 2013-10-14. Marrë më 2013-07-31. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]