Gostivari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Komunat jane njesia themelore territoriale e vetqeversjes lokale ne Republiken e Maqednise. Ne Republiken e Maqedonise ekzistojne nje numer i madh i komunave ku njera prej tyre eshte Komuna e Gostivarit e cila gjindet ne rrugen "Braqa Gjinovski".Komunen e udheheqen kryetari bashke me perkrahjen e keshilltareve.Kryetari ka per detyre te shpreh aktet dhe vendimet tjera nga kompetenca e tij qe udheheq organin drejtues dhe administrativ.Emeron dhe i shkarkon personat udheheqes dhe adminisrativ. Arkitekton qytetin etj. Kryetari i Komunes zgjidhet cdo kater vjet ne zgjedhje te pergjithshme te drejtperdrejta dhe te lira lokale me votim te fshehte ne pajtim me ligjin me te cilin rregullohen zgjedhjet lokale. Me vitin 2009 u ben votimet, ku pas 12 viteve u rikthye shqiptare ku me 10 korrik e ngriti flamurin shqiptare qe vetem per popullin e tij u burgos afer tri vite ne burg te cilen me vone u lirua nga shteti. Dr.Prof Rufi Osmani KOmuna ka rendesi te madhe ajo luan nje rol te rendesishem ne zhvillimin e qytetit duke punuar ne menyre te drejte.


Pozita gjeografike

Natyra mahnitëse, toka, pozita e volitshme gjeografike, mbi 500 m lartësi mbidetare, me gurgullimën e burimit të lumit Vardar, aty në perëndim të Maqedonisë, i rrethuar nga dy fortesa, Sharri dhe Mali i Thatë, dhe me shumë karakteristika të tjera, shtrihet i qetë me banorët e tij qyteti i shumë ngjarjeve dhe personaliteteve, Gostivari.

Pak histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Rreth qytetit te Gostivarit dhe për Gostivarin janë thurrur shumë legjenda me versione të ndryshme bazuar nga pushtuesit e periudhave të ndryshme. Sipas dokumentit të vetëm nga epoka antike tek historiani Tit Livi (59 p.e.s – 17 p.e.s) thuhet se mbreti i fundit i Maqedonisë Pasai (179 – 163) me 10.000 ushtarë pas pushtimit të Uskanës (Kërçovës) pushton qytezën DrauDAK që më pas të pushtohej Oneji (Tetova). Nga këto të dhëna mund të kuptohet se qyteti i vjetër DrauDAK i cili ka pasur rëndësi të madhe, është gjendur në mes të Kërçovës dhe Tetovës, d.m.th. Gostivari i tanishëm.

Në vitin 1850 gjeologu dhe ballkanologu Ami Beu në përshkrimet për Tetovën në mes tjerave në një pjesë thotë se në Pollog gjendet “fshati i madh” Gostivari, ndërsa si qytet Gostivari për herë të parë është përmendur në dy shkrimet e shekullit XIX. Sipas tyre ky vendbanim i Pollogut ka formuar çarshinë e vet (qendrën) kurse e marta ka qenë ditë pazari. Në vitin 1874 qyteti ka pasur 400 shtëpi, rreth 2000 banorë, ndërsa në fund të shekullit të njëjtë 3500 banorë.

Bazuar në shkrimet e Abdylhaqim Doganit, Gostivari merr emrin nga vajza e ardhur nga Tivari që për vendbanim ka zgjedhur këtë qytet. Në gjuhën lokale vajza është gocë edhe atë nga Tivari, prandaj del emri Gostivar nga goca e Tivarit.

Si dëshmi e emrit Gostivar origjinë sllave mund të marrë faktin që në Republikën Çeke në kuadër të Pragës kryeqytetin Pragë (zona 15) është e vendosur lagje dhe zonë të synuar që quhet Hostivarzh (Çeke: Hostivař), i cili në të kaluarën ka qenë një vendbanim i ndarë, dhe në regjistrat gjermane të shekullit të 12-të mund të gjenden edhe nën emrin Gostiwar [1]. Duke pasur parasysh se në gjuhën çeke zë të butë për zëvendësim x d (p.sh. Praha - Praga) emri i kësaj lagjeje të madhe në juglindje Pragë është në të vërtetë Gostivar, dhe njohja e fjalëve është pothuajse e njëjtë (maqedonisht: гости (gosti - guests), mysafirët e Çekisë: hoste) lirë për të konkludojmë se Gostivar emri që mund të gjendet edhe në Maqedoni dhe në Republikën Çeke është me origjinë sllave.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

hehe ku e keni ndegjuar ket ,, goca nga tivari kjo eshte nje gje pa lidhje ,,, ketu jeni gabim ,,, gostivari eshte qytet shqiptar ,,,por,,,, GOSTIVAR eshte paster emer slave ,, sepse qytet gostivar ka ne kater shtete ,,, ne serbi,,,,, ne rusi,, ne belorusi ,,ne ceki ,,,gostivar shte fjale sllave ,,,, mendoni pak logjikisht,,,,,

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Stampa:Pa referenca-sek

  • Nacionaliteti Numri Përqindja
  • Shqiptar 54038 66.7%
  • Maqedon 15877 19.6%
  • Turq 7991 9.8%
  • Rom 2237 3.8%
  • Vlleh 15 0.01%
  • Serb 160 0.19%
  • Boshnjakë 39 0.04%
  • Të tjerë 685 0.84%
  • Gjithsej 81042 100%

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Gostivari është i njohur për kulturën e tij, duke marrë parasysh artistët e mëdhenj që kanë dal prej këtij qyteti, si ato të aktrimit, muzikës popullore e sidomos të asaj "Electronic" - (meqë janë të parët dhe të vetmit shqiptar në këtë drejtim.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Kryetar i Komunës së Gostivarit është Rufi Osmani, kandidat i pavarur i iniciativës qytetare. Kryesues i këshillit komunal është Fadil Zendeli, nga lista e zgjedhësve A.A., që edhe ka shumicë në këshillin komunal.

Rreth kryetarit[redakto | redakto tekstin burimor]

Prof.Dr. Rufi Osmani u lind më 20 gusht 1960 në Çajlë komuna e Gostivarit. Në Universitetin e Prishtinës, si student i dalluar, mbaron studimet në fakultetin Ekonomik në vitin 1983. Në vitin 1998 i regjistron ndërsa në janar të vitit 2002 i përfundon me sukses studimet pasuniversitare dhe merr titullin magjistër i shkencave ekonomike. Në janar të vitit 2005 mbron me sukses tezën e doktoraturës me temë “Bashkëpunimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë me Fondin monetar ndërkombëtar dhe Bankën botërore, një analizë krahasimore” dhe merr titullin doktor i shkencave ekonomike.

Më vitin 1994 zgjidhet deputet në Kuvendin e Maqedonisë. Dy vite më pas jep dorëheqje nga posti i deputetit pasi kandidohet dhe zgjidhet kryetar i Gostivarit, post të cilin me ndërprerje e ushtron deri në prill të vitit 1998. Pas plotë 6 muajsh rezistence institucionale dhe demokratike në funksion të legalizimit të flamurit kombëtar shqiptarë, me rastin e ngjarjeve tragjike të 9 korrikut të vitit 1997 arrestohet dhe dënohet me 14 vite burg, gjegjësisht 7 vite burg në instancën e dytë gjyqësore. Pas miratimit të Ligjit për amnisti në vitin 1999 lirohet nga burgu duke kaluar afërsisht 2 vite në burgjet e Maqedonisë.

Që nga themelimi i Universitetit të Tetovës në vitin 1994 ka qenë i kyqur në strukturat e financimit dhe në procesin mësimdhënies si ligjërues deri në vitin 2003. Aktualisht është duke punuar si profesor në Universitetin e Evropës-Juglindore në Tetovë dhe udhëheq biznes privat në kuadër të kompanisë familjare “Ardian” me seli në Gostivar. Kandidon në zgjedhjet e 22 marsit 2009 për kryetarë komune në Gostivar.

Ka të publikuar me shumë punime profesionale, shkencore dhe publicistike në revista lokale dhe rajonale nga lëmia e ekonomisë, politikës dhe arsimit. “Mendimi alternativ politikë dhe ekonomik“ është libri i tijë i parë. Ndërsa, "Kontabiliteti menaxherial" është libër universitar i prof.dr.Rufi Osmanit. Specializimi i ngushtënë bazë të përvojës profesionale lidhet me financë dhe kontabilitet ndërsa në bazë të hulumtimeve shkencore me financat ndërkombëtare dhe tranzicionin ekonomik.

Shiko dhe këtu[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]