Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Arolsen Klebeband 01 455 2.jpg Mehmedpasha.jpg 114 - Gheorghe Ghica.jpg Mehmet Pashë Dërralla (portrait).jpg Gjerasim Qiriazi.JPG
Moisi Arianit Golemi Mehmed Pashë Qyprilliu Gjergj Gjika Mehmet Pashë Deralla Gjerasim Qiriazi
Müşir Gazi Mustafa Kemal Paşa, Balıkesir, 1923.png Ahmed Izzet Pasha 1913.jpg U1 IbrahimTemo-Ohri.jpg Vehbi Dibra, ( 1867–1937) Albanian cleric.jpg Parashqevi Qiriazi.jpg
Mustafa Qemal Atatürk Ahmed Izet Pasha Ibrahim Temo Haxhi Vehbi Agolli Parashqevi Qiriazi
Josif Bageri.JPG Dervish Hima.jpg Ahmed Niyazi Rsneli.jpg Xhem and Brothers.jpg Mefail.jpg
Josif Bageri Dervish Hima Ahmet Njazi Bej Resnja Xhemë Hasa Mefail Shehu
Mother Teresa.jpg Blerim Dzemaili.jpg Shkodran Mustafi20140714 0012 (cropped).jpg
Nënë Tereza Blerim Xhemaili Nuri Seferi Shaban Tërstena Shkodran Mustafi
Popullsia e përgjithshme
509,083 (2002) <500,000 (2016)
Gjuhët
Shqip
Gegë · Tosk
Fetë
Islami · Katolicizmi · Ortodoks

Shqiptarët janë grupi i dyte me i madh etnik në Maqedoninë e Veriut. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është 509,083 banorë, që përfaqëson rreth 25% të popullsisë. Shqiptaret jetojne kryesisht në pjesët veriperëndimore dhe perëndimore të vendit. Numri më i madh i shqiptarëve jeton në komunat: Tetovë (70%), Gostivar (82%), Dibër (58%), Strugë (57%), Kërçovë (55%), Kumanovë (30%) dhe Shkup (60%).[1]

Popullsia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fletëvotimi nga referendumi për shpalljen e Autonomisë territoriale dhe politike të shqiptarëve në Iliridë (Maqedoni e Veriut) në vitin 1992

Shqiptarët janë popull autokton në Maqedoninë e Veriut. Në këtë të dhëne statistikore të vitit 1912 theksohet se në Maqedoninë e Veriut jetojnë 136.752 shqiptarë. Një të dhëne të tillë e demanton një demograf bullgar M. Selishcef duke thënë se në Maqedoninë e Veriut ka 194.195 shqiptarë (57.443 shqiptarë me pak). Në vitin 1912/1913 të dhënat nga perandoria turke, japin numrin e popullsise shqiptare në territorin e Maqedonisë së Veriut si: Tetovë, Shkup, Dibër, Kumanovë, Kërcovë, Ohër, Prilep, Resnjë dhe Manastir jetojne 230.357 shqiptarë. Në vitin 1900 ka pasur 52.000 torbesh në vitin 1921 nuk jepen të dhëna për numrin kësaj popullate sepse i kanë shënuar si Maqedon edhe pse janë me prejardhje shqiptare. Sipas regjistrimit të vitit 1948 në Maqedoni jetojnë 197.524 shqiptarë. Sipas regjistrimit të vitit 1953 në Maqedoninë e Veriut jetojnë 162.524 shqiptarë (koha e Rankoviqit , shpërngulja e shqiptarve në Turqi). Në bazë të regjistrimit të vitit 1994 jetojnë 441.104 shqiptare. Sipas regjistrimit të vitit 2001/2002 në Maqedoninë e Veriut jetojnë 509.038 shqiptarë.

Komunat me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

MaqedoniaShqiptaret.png

Ish Komunat Shqiptare (1996 - 2004)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ish Komunat Shqiptare (2004 - 2013)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kultura dhe feja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një familje shqiptare, e besimit katolik, nga Shkupi.

Kulturalisht, shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të lidhur ngushtë me shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë. Flamuri i përbashkët, himni kombëtar, historia e përbashkët, këngët popullore, gjuha, etj. janë vetëm disa nga veçoritë që vërtetojnë lidhjen e ngushtë mes shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe atyre në Kosovë e Shqipëri.

Shqiptarët e maqedonisë së Veriut flasin dialektin gegë të gjuhës shqipe, por në pjesët jugore të vendit shqiptarët flasin dialektin toskë. Në Maqedoninë e Veriut është i mundësuar arsimimi në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet.

Islami është feja më e përhapur tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, me rreth 99%. Përveç myslimanëve ka edhe shqiptarë të krishterë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, që janë katolikë apo ortodoks.

Figura te shquara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Partitë politike shqiptar në Maqedonin e Veriut:
PPD - Partia për prosperitet demokratik
PDSH - Partia demokratike shqiptare
BDI - Bashkimi demokratik për intengrim
RDK - Partia Rilindja demokratike kombëtare
LRPDSH - Lëvizja për reforma PDSH
Besa - Lëvizja Besa
Uniteti - Partia Uniteti
DR - Demokracia e Re

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Brunnbauer, Ulf (2004). "Fertility, families and ethnic conflict: Macedonians and Albanians in the Republic of Macedonia, 1944-2002". Nationalities Papers (në anglisht). 32 (3): 565–598. doi:10.1080/0090599042000246406.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]