Republika e Iliridës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Republika e Iliridës
Flamuri i Iliridës Stema e Iliridës
Flamuri i Iliridës Stema e Iliridës
Vendndodhja e Iliridës
Gjuha zyrtare Maqedonisht shqipja
Pavarësia 6 prill 1992
Festa kombëtare 6 prilli
Popullsia (2002)
– totale
– dendësia

509,083 banorë
77 banorë/km²
Zona kohore
– zakonisht
– në verë

UTC+1
UTC+2
Kodi ISO 3166-1 nuk u caktua

Ilirida është Shtet i Vetëshpallur më 6 prill të vitit 1992 nga aktivistët shqiptarë në qytetin e Strugës pas organizimit të referendumit për "Autonomi politike dhe territoriale të shqiptarëve në Iliridë[IRJM]" që u mbajt me datë 11 dhe 12 janar të vitit 1992. Në të cilin jetojnë rreth 509.083 banorë nga statistika e vitit (2002).


Vendet fqinje janë Shqipëria, Kosova, Greqia, IRJM dhe Serbia.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ilirida gjendet në qendër të gadishullit ballkanik dhe posedon një sipërfaqe prej 1.730 km². Është një rajon kryesisht malor, por përmban edhe fusha. Kufizohet me Republikën e Shqipërisë në anën perëndimore, me Republikën e Maqedonisë në anën lindore, me Republikën e Kosovës në anën veriore dhe një pjesë e vogël me Republikën e Greqisë në anën jugore.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nevzat Halili dhe kongresmeni Joseph DioGuardi

Shqiptarët e Republikës së Iliridës[IRJM], në mbrojtje të Shqipërisë etnike (1941-1945)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqipëria (1941-1945)

Historia e shqiptarëve të Iliridës[IRJM] është pjesë e pandarë e trashëgimisë historike të popullit shqiptar, kërkesat kombëtare që kanë mbetur sot e kësaj dite gjithnjë pezull janë tejet të dhimbshme dhe të ndjekura me plot sakrifica gjatë historikut tonë. Shqiptarët si popull më i vjetër i Ballkanit, të parët çuan zërin kundër Perandorisë Romake, Bizantine dhe asaj Turke.



Shqiptarët të njohur në histori si liridashës shpeshherë kërkuan edhe aleatë ballkanik për çlirim të përbashkët nga betejat e lavdishme të Skënderbeut e deri më sot. Këtu kemi edhe dëshmi të reja që na i ofrojnë atdhedashësit shqiptarë dhe bashkëluftëtarët e forcave vullnetare të Xhemë Hasës gjatë luftës së Dytë Botërore. Pra sot në mënyrë objektive ekziston mundësia ti paraqesim dëshmitë e të dy blloqeve, komunistëve dhe nacionalistëve, dhe mund ti vëmë në kandarë të dy anët e medaljes.Në këtë monografi kushtuar luftës së shqiptarëve të Iliridës gjatë luftës së Dytë Botërore 1941-1945, bëhen përpjekjet e para në historiografinë tonë më të re, të thuhet e vërteta historike “se kush luftoi për të mbrojtur çështjen kombëtare shqiptare në Iliridë”.

Sipas autorit, pas luftërave ballkanike dhe okupimit të territoreve shqiptare nga ushtria serbe në vitin 1912, dhe rrënja e territoreve shqiptare nën sundimin e saj për 30 vjet, deri më 1941, pozita ekonomike dhe politike e shqiptarëve ishte tejet e vështirë. Në këtë kohë kishte filluar aplikimi i reformës agrare dhe kolonizimit, ku u merrej toka shqiptarëve dhe u jepej kolonistëve serbo-malazez. Populli përjetonte varfëri të pa parë deri në këtë kohë, duke marr rolin e lypësit, e cila çonte kah asgjësimi i plotë. Dita ditës shtoheshin kërkesa absurde të borgjezisë serbe kundrejt shqiptarëve si metodë më e sigurt e çrrënjosjes nga trojet e tyre etnike.

Por, me këtë ndryshim të ngadalshëm të strukturës së popullsisë në territoret etnike shqiptare, nuk ishin të kënaqur ideologët e politikës borgjeze serbe. Prandaj ata në prag të fillimit të luftës Dytë Botërore ose më saktësisht në vitin 1938 aplikuan edhe projektet e akademikëve serb për shpërngulje masive të shqiptarëve për Turqi. Kjo marrëveshje për shpërngulje të shqiptarëve kinse ata janë turq, u nënshkrua midis dy qeverive, asaj serbe dhe turke. Me këtë marrëveshje tani më legalizohen presionet e pushtetit Jugosllav në të gjitha fushat kundrejt shqiptarëve, ata merrnin dimensione të paparashikuara.

Kjo monografi e pagëzuar “Shqiptarët e Iliridës në mbrojtje të Shqipërisë Etnike 1941-1945”, me çka prof. dr. Vebi Xhemaili, dëshiron që para lexuesit shqiptar dhe atij maqedonas të parashtroj argumente bindëse për të vërtetën e luftës mbrojtëse që bëri populli shqiptar në krye me forcat nacionaliste, për të mirën e të gjithëve pa dallim feje dhe nacionaliteti. Sot e kësaj dite mbisundon bindja se kjo pjesë e historisë sonë kombëtare është më errët dhe më e hidhura, njerëzit e gjallë dhe pjesëmarrësit e kësaj historie tragjike të kombit tonë nuk duan fare të flasin për detaje.Është koha kur këto ngjarje duhet sistemuar dhe gjeneratat e ardhshme të kenë njohuri se çfarë skenarësh nga komunistët janë përgatitur dhe realizuar në këto troje etnike, ku pas mbarimit të luftës u krijuan kampe përqendrimi të stilit fashist pas mbarimit të luftës. Pra me ardhjen e komunistëve në pushtet, rasti i Monopolit të Tetovës, është një nga ata që duhet ndriçuar, derisa kjo mund të bëhet në mënyrë sa më autentike, derisa i kemi gjallë pjesëmarrësit direkt të këtij kampi të përqendrimit që për shqiptarët e kurdisën partizanët sllavo komunist të udhëhequr nga Tempoja dhe të tjerë në mes të Tetovës.

Lufta e shqiptarëve të Maqedonisë gjatë periudhës 1941-1945 e komanduar nga Xhemë Gostivari, është një ndër epopetë më të ndritura të luftës së dytë botërore në hapësirën shqiptare. Ky kolos deri në fund të luftës korri shumë fitore me vullnetarët e tij. Ky edhe në ditët më të vështira të vitit 1945, vendosi të qëndroj në shpatet e ftohta të malit Sharr. Por, i tradhtuar nga disa shokë, u vra prapa shpine në kështjellën e pa thyer të malit Sharr. U vra në besë nga njerëzit e vetë, Komandanti që korri aq shumë fitore kundër komunistëve dhe partizanëve jugosllav. Ushtria dhe OZN-ja për të frikësuar popullin shqiptar, se më nuk ekziston prijësi i tyre, kokën e tij e vendosi në burgun e Tetovës, pastaj shëtiti nëpër Gostivar dhe më në fund e vendosi në Kalanë e Shkupit.

Kjo sjellje e komunistëve maqedonas ishte një tradhti e madhe, por edhe ofendim i rëndë për të gjitha forcat nacionaliste shqiptare. Pala komuniste diti ti shfrytëzoi vrasësit e Xhemë Hasës deri sa kishte nevojë. Ata i la të lirë për disa vite me radhë të bëjnë kërdi dhe plaçkitje mbi popullatën e pafajshme shqiptare. Këta hajdutë ordinerë filluan të prekin, të dhunojnë edhe moralin e shqiptarit. Pas disa viteve u erdhi fundi edhe këtyre….?, disa nga ata vetë i likuidoi UDB-a, ndërsa disa i dënoi me burg të rëndë në Idrizovë, disa i dërgoi edhe nëpër burgje jugosllave. Xhemë Hasë Gostivari si komandant i forcave vullnetare të shqiptarëve të Maqedonisë me veprën e tij heroike do të ngelë gjithmonë i gjallë, i dashur dhe i ledhatuar. Xhema si komandant do të ngelë për jetë si sinonim i rezistencës dhe trimërisë shqiptare në trojet e veta etnike. Vepra e tij kombëtare do të jetoj brez pas brezi deri sa do të jetojë Shqipëria e Gjergj Kastriotit. Xhemë Hasa lindi dhe u rritë për të luftuar sunduesit sllav, për çlirimin e vendit të vetë dhe mbrojtjen e Shqipërisë Etnike. Lufta e shqiptarëve të Iliridës falë këtij kolosi, gjithmonë do të jetoj në shpirtin e çdo shqiptari, e shkruar në histori si ngadhënjimtare. Kjo vepër e shqiptarëve të Iliridës do të jetojë gjithmonë mbi shpatet e malit Sharr si luftërat e Skënderbeut.

Sipas të dhënave që na ofron historiografia maqedonase, forcat nacionaliste në luftë kundër partizanëve në shkurt të vitit 1944 formuan ushtrinë vullnetare, të përbërë nga atdhetarë dhe simpatizantë të bashkimit kombëtar. Udhëheqës të kësaj ushtrie vullnetare vepronin: në Dibër me komandantë Miftar Kaloshi, Ukë Cami etj, në Strugë Beqir Aga, në Rostushë Ali Maliqi, në Kërçovë Mefail Zajazi, në Gostivar Xhemë Hasa në Tetovë Arif kapiteni etj. Sipas këtyre të dhënave, forcat vullnetare shqiptare, duke shfrytëzuar ndihmën materiale nga komanda gjermane, nga dhjetori 1943-prilli 1944 u forcuan shumë. Sipas të dhënave të pakonfirmuara sllave, forcat e Xhemës dhe të Mefailit gjatë vitit 1944 u shtuan në 3 000 veta, duke ardhur edhe vullnetarë edhe nga vise të tjera shqiptare.Nga fundi i vitit 1944 numri i tyre u katërfishua. Kërkesat e mbrojtjes kombëtare pala sllave tentoi t’i paraqes si "metoda të dhunshme të ballizmit”. Por ajo harron se: Forcat Vullnetare nuk i takonin asnjë formacioni politikë, por vetë vullnetarisht aplikonin në luftë për të mbrojtur shtetin e bashkuar shqiptar dhe kufijtë e tij etnik.Por në fund duhet rikujtuar përkrahësit e kësaj ideje kombëtare, se ky front nacionalist i udhëhequr nga patriotët më të shquar të kombit doli më vizionar, pasi kurrë nuk u gjunjëzuan para propagandës sllavo-komuniste, në veçanti shqiptarët e Kosovë dhe Maqedonisë.

Sot, pas shumë dekadave kur komunizmi ka nxi shumë fytyra kombëtare, është shumë vështirë të shkruash për këtë koncept të luftës, për bijtë më të zgjedhur të saj, është sa vështirë aq edhe nderë, duke përkujtuar heroizmin e tyre të pa shoq, që flijuan veten dhe familjet e tyre për kombin dhe Shqipërinë e Etnike. Por, në anën tjetër nuk do të jemi të rezervuar kundër atyre që e njollosën luftën heroike të shqiptarëve dhe forcave nacionaliste që devijuan nga programi Kombëtar. Të gjithë ata të cilët për interesa personale dhe ideologjike devijuan nga kauza kombëtare dhe në momente të caktuara harruan se lufta e shqiptarit për Shqipërinë e bashkuar është e shenjtë, ata fare nuk di ti përmendim në altarin e lirisë. Pra, të gjitha ato grupe, parti, apo individë, që devijuan nga ky program mbarëkombëtar nuk i kanë shërbyer me nderë as kombit, as Shqipërisë së bashkuar.

Pra, nuk e kanë vendin në historikun e programit që e shpalli Lidhja e Parë dhe Lidhja e Dytë e Prizrenit, të udhëhequr nga forcat më të shëndosha kombëtare në krye me Bedri Pejanin, në luftë për të mbrojtur Shqipërinë e bashkuar dhe demokratike midis popujve të lirë në Ballkan dhe Evropë.Trimëria e këtyre patriotëve që udhëhoqën Forcat Nacionaliste në Tetovë, Gostivar dhe më gjerë, së bashku me komandantin e tyre legjendar Xhemë Has Gostivarin, krijuan një histori me plotë lëvdatë kombëtare, jo vetëm në Iliridën shqiptare, por edhe në mbarë trojet etnike. Për fat të keq edhe kësaj radhe rrota historike veproi kundër të drejtës së shqiptarëve, të cilët edhe pse luftuan me vetëmohim nuk arritën të mbrojnë Shqipërinë e bashkuar pasi u tradhtuan nga komunistët shqiptar. Prof. dr. Vebi Xhemaili, deri më sot ka botuar shumë vepra dhe është pjesëmarrës nëpër shumë simpoziume kombëtare dhe ndërkomëtare, së shpejti do të dal në dritë edhe veprat “Mehmet Gega simboli i qëndresës kombëtare” dhe “E vërteta mbi Ballin Kombëtar”.

Fletëvotimi nga referendumi për shpalljen e Autonomisë territoriale dhe politike të shqiptarëve në Iliridë (IRJM-Maqedoni) në vitin 1992

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas cenzusit të vitit 2002 në Republikën e Iliridës [IRJM], jetojnë 509.083 banorë shqiptarë, edhe pse ky regjistrim si shumë regjistrime tjera paraqet numër të zvogëluar të banorëve shqiptar, duke lënë anash regjistrimin e mërgatës së përkohshme dhe mënjanimin e manipulimeve të nivelit qendror.

Komunat e IRJM me shumicë Shqiptare
Përqindja e Shqiptarëve në komunat e IRJM

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kultura dhe feja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një familje shqiptare, e besimit katolik, nga Shkupi.

Kulturalisht, shqiptarët në Republikën e Iliridës janë të lidhur ngushtë me shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë. Flamuri i përbashkët, himni kombëtar, historia e përbashkët, këngët popullore, gjuha, etj. janë vetëm disa nga të përbashkëtat që vërtetojnë lidhjen e ngushtë mes shqiptarëve në Republikën e Iliridës dhe atyre në Kosovë e Shqipëri.

Shqiptarët e Republikës së Iliridës flasin dialektin gegë të gjuhës shqipe, por në pjesët jugore të vendit shqiptarët flasin dialektin toskë. Në Republikën e Iliridës është i mundësuar arsimimi në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet.

Islami është feja më e përhapur tek shqiptarët e Republikës së Iliridës. Përveç myslimanëve ka edhe shqiptarë të krishterë që jetojnë në Republikën e Iliridës, që janë katolikë apo ortodoks.

Shteti maqedonë ka bërë të pamundurën me anë të shtrembërimeve të realitetit, qoftë ndërmjet mediave apo edhe librave shkollor, ti paraqes shqiptarët e fesë krishtere si të vetë, pra bullgaro-maqedonë, e ata të fesë islame si turq. Por përderisa të rroj kjo gjuhë që e flasin dhe vlerat me të cilat janë rritur, kurdoherë mund ti ndriçojnë rrënjët e tyre edhe atyre q'u është mjegulluar kjo gjë.

Arsimimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Sporti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubet shqiptare në ligën e parë të fudbollit të Iliridës IRJM:

KF Shkëndija, nga Tetova

KF Shkupi, nga Shkupi

KF Renova, nga Tetova

Klubet shqiptare në ligën e dytë të fudbollit të Iliridës IRJM:

KF Gostivari, nga Gostivari

KF Vëllazërimi 77, nga Kërçova

Klubet shqiptare në ligën e tretë perëndim të fudbollit në Iliridë IRJM:

KF Arsimi, nga Çegrani

Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Partitë politike në Iliridë:
PPD - Partia për prosperitet demokratik
PDSH - Partia demokratike shqiptare
BDI - Bashkimi demokratik për intengrim
RDK - Partia Rilindja demokratike kombëtare
LRPDSH - Lëvizja për reforma PDSH
Besa - Lëvizja Besa
Uniteti - Partia Uniteti
DR - Demokracia e Re

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]