Kushtetuta e SHBA-ve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kushtetuta e ShBA-së është ligji sipëror ose akti më i lartë juridik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ne maj te vitit 1787 perfaqesues nga te gjitha shtetet u mblodhen ne Filadelfia,ne Konventen Kushtetuese ne drejtimin e Uashingtonit.Pas kater muajsh debatesh u hartua kushetuta. Kushtetuta fillimisht përbëhej nga shtatë nene. Tri nenet e para ngërthejnë doktrinën e ndarjes së pushteteve, sipas së cilës qeveria federale ndahet në tri degë: ligjvënësi, i përmbajtur prej Kongresit dydhomësh të Shteteve të Bashkuara; ekzekutivi, i përmbajtur nga Kryetari i Shteteve të Bashkuara; dhe gjyqësori, i përmbajtur nga Gjykata e Lartë dhe gjykatat federale. Nenet pesë dhe gjashtë vendosin doktrinën e federalizmit, duke përshkruar marrëdhëniet ndërmjet shteteve të veçanta dhe ndërmjet shteteve dhe qeverisë federale. Neni i pestë përcakton ecurinë për ndryshimin e Kushtetutës. Neni i shtatë përcakton ecurinë për miratimin e Kushtetutës. Kushtetuta u vendos më 17 shtator 1787 nga Kuvendi Kushtetutës në Filadelfia, Pensilvani, dhe u miratua nga kuvendet në njëmbëdhjetë shtete. Hyri në fuqi më 4 mars 1789. Kur u vendos si ligj, Kushtetuta është ndryshuar njëzet e shtatë herë. Dhjetë ndryshimet e para (bashkë me dy të tjera që s'qenë miratuar në atë kohë) i paraqiti Kongresi më 25 shtator 1789 dhe u miratuan me tri të katërtat e shteteve të nevojshme më 15 dhjetor 1791. Këto dhjetë ndryshime të para njihen si Karta e të Drejtave.

Kushtetuta interpretohet, plotësohet dhe zbatohet përmes një korpusi të gjatë të ligjeve kushtetuese. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara qe e para kushtetutë e llojit të vet dhe ka ndikuar kushtetutat e shumë vendeve tjera nëpër botë.

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]