Shqiptarët në Itali
Shqiptarët në Itali përbëjnë një popullsi prej rreth 800,000 banorësh, duke përfshirë emigrantët shqiptarë dhe arbëreshët. Edhe pse gjuha e përdorur zyrtare në Itali është italishtja Arbërishtja dhe shqiptarët e tjerë te Italis kanë vertetuar se e flasin dhe e ruajnë me fanatizëm gjuhën shqipe dhe traditat e kulturën e të parëve të tyre. Shqiptarët në Itali kryesisht veçohen në dy komunitete, si rezultat i valëve të ndryshme të mërgimit që ka ndodhur në dy kohë të ndryshme historike.
Komuniteti i parë i shqiptarëve që u vendosën në Itali janë Arbëreshët të cilët u vendosën Itali në mes shekujve XV dhe XVIII, si pasojë e pushtimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Ata sot jetojnë kryesisht në Italinë jugore, gjëgjësisht në rajonet: Pulia, Bazilikata, Molize, Kalabria dhe Sicilia. Numri i tyre varion nga 80,000 deri në 260,000.
Komuniteti i dytë janë mërgimtarët shqiptarët që u vendosën në Itali pas rënies së Regjimit Komunist në Shqipëri, gjërësisht pas vitit 1990. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave të Italisë, më 1 janar 2014, në Itali banonin 502,546 banorë me origjinë nga Shqipëria.
Emigrantët shqiptarët që u vendosën në Itali pas rënies së komunizmit në Shqipëri, gjëgjësisht pas vitit 1990, janë grupi më në numër i shqiptarëve në Itali.