Jump to content

Leka Zogu I

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Leka
Kryetar i Shtëpisë së Zogut
Periudha9 prill 1961 – 30 nëntor 2011
ParaardhësMbreti Zogu I
PasardhësLeka, Princi i Kurorës së Shqipërisë
BashkëshortSusan Cullen-Ward
(m.1975; vdiq më 2004)
FëmijëLeka, Princi i Kurorës së Shqipërisë
Emri i plotë
Leka Skënder Zogu
ShtëpiaZogu
I atiZogu I i Shqipërisë
E ëmaGéraldine Apponyi de Nagyappony
U lind5 prill 1939
Pallati presidencial, Tiranë, Mbretëria Shqiptare
Vdiq30 nëntor 2011 (72 vjet)
Spitali Nënë Tereza, Tiranë, Shqipëri
VarrimiMauzoleumi i Familjes Mbretërore
BesimiIslami Synit
Nënshkrimi

Leka Zogu I, Nalt Madhnija e Tij, Leka i I-rë (5 prill 193930 nëntor 2011) ishte djali i vetëm i Mbretit Zogu I të shqiptarëve dhe i Mbretëreshës Geraldina Apponyi. Ai u quajt Princi i Kurorës Skënder në lindje. Leka ishte pretendues për fronin shqiptar dhe njihet si Mbreti Leka I.[1]

Pas kalimit të Familjes Mbretërore në Egjipt, në vitin 1946, Princi Leka filloi studimet në kolegjin britanik “Victori Collegie” të Aleksandrisë dhe më pas në “British Boys School”, të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1954. Pas transferimit të Familjes Mbretërore në Francë, në vitin 1955, Princi Leka tashmë 16 vjeçar, regjistrohet në kolegjin e famshëm “Vilare Ailange Kolegie” të Olon-it, në Zvicër, ku mori edhe diplomën “Matriculation of Oxford” në vitin 1956. Në vitet 1956-1958 Princi Leka vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Sund’hurstit në Londër (Royal Military Academy), ku pas diplomimit me rezultate të shkëlqyera u titullua oficer, me gradën toger. Në vijim studioi për Shkenca Politike dhe Ekonomike në “Universite De Sorbone” të Francës, ku ndoqi gjithashtu edhe kursin intensiv të gjuhëve orientale.

5 prill 1957, me rastin e 18 vjetorit të lindjes, në prani të personaliteteve më të njohura të botës shqiptare në emigracion dhe të miqve të huaj nga më të shquarit, Mbreti Zog, pasi e dekoroi personalisht me Kolanin e Shqipërisë, e shpalli solemnisht Princin Leka i Parë “Trashëgimtar të Kurorës Mbretërore Shqiptare”. Kurorëzimi i Princit Leka I Më 15 prill 1961, në ceremoninë speciale të organizuar në hotelin “Bristol” të Parisit, në prani të ish deputetëve të Parlamentit të Mbretërisë Shqiptare, si dhe të 70 delegatëve të përzgjedhur nga e gjithë mërgata, Asambleja Provizore e mbledhur zyrtarisht, në bazë të artikujve 51 dhe 55 të Statutit Themeltar të Mbretërisë Shqiptare, e shpalli dhe e kurorëzoi unanimisht Princin Leka si “Mbret i Shqiptarëve”. Pas kësaj, në përputhje me nenin 56 të Statutit, Sovrani i ri bëri betimin formal kushtetues si Mbret i Shqiptarëve.

Mbreti Leka u përkushtua për përmbushjen e detyrimeve prej Sovrani para bashkatdhetarëve në mbarë Evropën dhe në vendet arabe gjatë 5 viteve të para pas kurorëzimit (1961-1966). Në vitin 1967, veprimtaria politike e Mbretit Leka në dobi të çështjes kombëtare dhe intensifikimi i kontakteve me bashkatdhetarët, njohën kulmin pas vizitës që Mbreti kreu në SHBA-të në verën dhe vjeshtën e këtij viti. Mbreti Leka në SHBA-të shfrytëzoi rastin të nderonte figurat e shquara të kulturës sonë kombëtare dhe përfaqësuesit eminentë të mërgatës shqiptare në Amerikë: Imzot Fan Nolin dhe z. Faik Konica, në varret e të cilëve vendosi kurora me lule në emër të Familjes Mbretërore, në nderim të kujtimit të punës dhe veprës së tyre në shërbim të atdheut, kombit dhe bashkatdhetarëve. Mbreti Leka përgëzoi gjithashtu drejtuesit e shoqërisë atdhetare “VATRA”, si dhe veprimtarët politikë legalistë e ballistë, për kontributet e tyre atdhetare e politike. Suksesi impresionues i vizitave, pritjet madhështore dhe ndikimi i jashtëzakonshëm i diasporës shqiptare të SHBA-ve për fatet e çështjes kombëtare, e nxitën Mbretin Leka të rikthehej në SHBA edhe në vitin 1968.

Familja Mbreterore, Elia Zaharia, Mbreti Leka dhe Princi Leka

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë tur vizitash, Mbreti pati rastin dhe kënaqësinë të njihej e të miqësohej edhe me guvernatorin e atëkohshëm të Kalifornisë dhe presidentin e mëvonshëm të SHBA-ve, Ronald Reganin. Kjo miqësi midis shtetarësh të mëdhenj, mundësoi që gjatë viteve të presidencës së Reganit, Komisioni i Jashtëm i Kongresit amerikan të hartonte e të miratonte një Rezolutë për Shqipërinë. Viti 1969 shënoi një kurorëzim të ri të veprimtarisë politiko-atdhetare të Mbretit Leka, pas suksesit të bujshëm të takimeve me diasporën shqiptare të Australisë. Gjatë pritjes zyrtare të organizuar nga kryeministri Menzes, njohja personale me të cilin u shndërrua në miqësi. Në vitin 1972 Mbreti Leka bëhet nismëtar i zhvillimit të Kuvendit të Madridit, i cili kishte për qëllim bashkimin e të gjitha forcave politike të emigracionit politik dhe jopolitik shqiptar, nën moton e famshme të Mbretit Zog i Parë “Atdheu mbi të gjitha”. Gjatë shtjellimit të koncepsionit politik dhe misionit atdhetar si Sovran i gjithë shqiptarëve, në Kuvendin historik të Madridit Mbreti trajtoi me përparësi projektin politik dhe diplomatiko-ushtarak të zgjidhjes me të gjitha mjetet të Çështjes sonë kombëtare. Në optikën politike të Mbretit, zgjidhjet parciale të hallkave të Çështjes kombëtare: të Kosovës, Çamërisë dhe trojeve të tjera etnike, për të cilat Ai ishte përkushtuar totalisht, nuk mund të pranoheshin kurrsesi në këmbim apo si kombinacion i cenimit të sovranitetit dhe pavarësisë së shtetit shqiptar amë. Kuvendi i Madridit jo vetëm adoptoi filozofinë e luftës dhe veprimit politik të Mbretit Leka, por e jetësoi atë në të gjitha vendimet. Akt-marrëveshja përfundimtare për njësimin dhe koordinimin e veprimtarisë politiko-diplomatike të mërgatës shqiptare, Rezoluta përfundimtare e Kuvendit si dhe krijimi e miratimi prej tij i Këshillit Drejtues të Përkohshëm, shënuan kurorëzimin me sukses të platformës dhe axhendës politike të Mbretit Leka në Kuvendin historik të Madridit.

Leka I dhe Nena Mbreteresha, gjate luftes se II, ne Angli

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti 1975 shënoi ngjarjen më të rëndësishme në gjirin e Familjes Mbretërore dhe garantoi trashëgiminë e kurorës së Dinastisë Mbretërore shqiptare nëpërmjet martesës së Mbretit Leka me Mbretëreshën Susan. Pesë vitet që pasuan Kuvendin e Madridit shënuan përpjekjet titanike të Mbretit për jetësimin e vendimeve të këtij kuvendi. Mbreti Leka, si përfaqësuesi eminent i Kauzës së Rilindjes Kombëtare dhe pinjoll i gjyshërve të tij Xhemal dhe Xhelal Pasha, (që ishin ndër më të shquarit pashallarë që ideuan dhe jetësuan Kuvendin dhe vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit), ishte njëkohësisht edhe figura qëndroje dhe drejtuese e Ushtrisë Kombëtare dhe e Këshillit Ushtarak për Çlirimin e Shqipërisë Etnike. Prishja e Tiranës zyrtare me Kinën komuniste diktoi intensifikimin e natyrshëm të përpjekjeve të Mbretit Leka dhe mërgatës antikomuniste për ndryshimin e statukuosë në Shqipërinë e asaj kohe. Shtetet fqinje dhe ato të perandorisë komuniste, bashkuan përpjekjet dhe kontributet në platformën e detajuar politiko-agjenturore të sabotimit të luftës për ndryshimin e kësaj gjendjeje dramatike për popullin dhe kombin shqiptar. Marrëveshja e Jaltës, politikat e detantës dhe ruajtjes së ekuilibrave në rajonin e Ballkanit, kontinent dhe planet, prodhuan strategjinë e sabotimit të përpjekjeve të Mbretit dhe mërgatës antikomuniste për përmbysjen e regjimit tiranik në Shqipëri. Në vitin 1976 Mbreti Leka kreu takime të rëndësishme me bashkatdhetarët në SHBA, në qytetet Nju Jork, Uotërberi, Detroit, Çikago, Hjuston, Tampa, Miami, Uashington, etj., si dhe në Piterburg, Toronto e Montreal të Kanadasë. Aktiviteti intensiv i Mbretit në favor të Çështjes kombëtare, shkaktoi kundër-reagimin e ashpër të qarqeve antishqiptare, çka imponoi edhe emigrimin e Familjes Mbretërore nga Spanja në Rodezi në vitin 1979 dhe në Johanesburg të Afrikës së Jugut në vitin 1982. Asnjë vështirësi dhe distancë gjeografike nuk mundi ta pengojë Mbretin për të organizuar, koordinuar dhe furnizuar me armë kryengritjen e armatosur çlirimtare gjatë pranverës së vitit 1981 në Kosovë, e cila u shtyp me zinxhirët e tankeve dhe u pagua me gjakun e afro 1200 martirëve që dhanë jetën për liri dhe që plazmuan idenë e bashkimit dhe luftës për çlirim kombëtar në mbarë viset shqiptare nën sundimin gjakatar të Beogradit. Formimi dhe brumosja e Mbretit Leka me kulturën demokratike perëndimore, jo vetëm që nuk binin në kundërshtim me aspiratat e Tij për çlirim kombëtar dhe shoqëror të shqiptarëve, por përkundrazi, ishin të justifikueshme dhe konform obligimeve madhore atdhetare, të bazuara mbi parimet dhe vlerat më të mëdha të Perëndimit demokratik. Takimet e Familjes Mbretërore me Nënë Terezën, Papën Gjon Pali II-të, si dhe ato private të Mbretit me monarkë, presidentë dhe kryeministra të shumë vendeve të botës demokratike, kishin në fokus dhe si emërues të përbashkët shqetësimin për fatet e popullit dhe kombit shqiptar. Vendosmëria e Mbretit Leka për të mos u tërhequr nga pozicionimi dhe deklarimi në favor të Çështjes kombëtare dhe Kauzës së Shqipërisë Etnike, nuk njohu kompromis as kur Mbretit iu deklarua se vizita në Belgjikë në vitin 1989 i lejohej vetëm në këmbim të mospërmendjes së Shqipërisë Etnike, me ç’rast Mbreti refuzoi dhe e anuloi vizitën e planifikuar. Kishte ardhur koha e rifaktorizimit dhe riformatimit të forcave dhe përpjekjeve të qarqeve antikomuniste dhe demokratike shqiptare, strumbullari dhe simboli i të cilëve ishte Mbreti Leka. Pengesat për kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe e shtynë në kohë procesin e çmontimit dhe çrrënjosjes së komunizmit në Shqipëri nëpërmjet edhe kontributit të çmuar të Mbretit Leka si antikomunist dhe politikan i kultivuar, si strateg dhe prijës i profilit të lartë. Viti 1997- Kthimi i NMT Mbretit Leka I ne Atdhe pas një mërgimi të gjatë prej 58 vitesh, u prit me dashamirësi në aeroportin Nënë Tereza, me datë 12 prill 1997 me pjesëmarrjen prej 10.000 vetë ku i pershendeti me fjalet “Paqe-Bashkim-Vellazerim”.

NTM Mbreti Leka I vizitoj qytete dhe fshatra te Shqipërise me nje pjesemarrje te jashtzakonshme, si ne Burrel 15.000 vete, Burgajet 12.500, Shkodër 25.000 vete.Tirane, 20.000 vete etj. NTM Mbreti Leka I, u largua me 12 korrik te 1997 duke falenderuan perzemersisht popullin shqiptar për votat qe ju dhane Mbreterise Shqiptare. Mbreti u detyrua të largohej nga atdheu, por imazhi dhe kontributi i Tij mbetën të pashlyer tek shqiptarët. Kthimi përfundimtar në atdhe i Familjes Mbretërore, nuk arriti dot të kurorëzohej me kontribute konkrete të Mbretit në raport me zhvillimet politike në Shqipëri, për shkak të fatkeqësive të humbjes së Nënës Mbretëreshë Geraldinë dhe Mbretëreshës Susan, këtyre bashkëluftëtareve të shquara të Mbretit në Kauzën e Tij. Natyrisht që këtu ka ndikuar edhe gjendja shëndetësore jo e favorshme e Mbretit, që e pengon të jetë i kudondodhur pranë bashkatdhetarëve, ashtu siç do të dëshironte dhe siç u është gjendur atyre gjatë gjithë jetës plot privacione e sakrifica të përbashkëta.

Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Spanjisht, Arabisht.

Armët, Libri, Yauting.

Oborri mbreteror shqiptar Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine

[1] Arkivuar 29 gusht 2011 tek Wayback Machine

  1. ^ "Queen Susan of the Albanians (obituary)" (në anglisht). Daily Telegraph. 22 korrik 2004. Marrë më 16 maj 2008.