Jump to content

Mbretëresha Geraldinë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Géraldine Apponyi)
Geraldina Apponyi de Nagy–Appony
Mbretëresha e Shqipërisë
Në detyrë
27 Prill 1938 – 7 Prill 1939
Të dhëna vetjake
U lind më6 Gusht 1915
Budapest, Mbretëria e Hungarisë, Austro-Hungaria
Vdiq më22 Tetor 2002
Tiranë, Republika e Shqipërisë
NënshtetësiaHungareze
Bashkjetuesja/etMbreti Zogu I
FëmijëtLeka Zogu I

Mbretëresha Geraldinë më vonë Nana Mbretneshë Geraldinë (hungarisht: Géraldine Margit Virginia Olga Mária Apponyi de Nagy-Appony </noinclude>; Budapest, 6 gusht 1915Tiranë, 22 tetor 2002) ishte mbretëresha e Shqipërisë dhe bashkëshortja e Mbretit Zogu I dhe nëna e Leka Zogut I.[1]

U lind në Budapest, e bija e Kontit Gyula Apponyi de Nagy-Appony (1873–1924) i familjes e fisnikërisë së kryehershme hungareze Appony, dhe e Gladys Virginia Steuart (1891–1947), nga një familje pasunarësh dhe diplomatësh amerikanë.

E mbetur jetime qysh në moshë të vogël, nën përkujdesjen e gjyshërve Aponny, Kontesha Geraldinë u dërgua në një shkollë angleze në Menton të Francës. Më pas gjyshërit e Saj Aponny, e dërguan në kolegjin “Sacred Heart” të Pressbaum, afër Vjenës në Austri, ku mbaroi fakultetin e shkencave shoqërore dhe financiare. Kontesha Geraldinë iu përkushtua me gjithë shpirt stenografisë, sociologjisë, historisë dhe letërsisë. Një ndihmesë në edukimin e saj dha edhe biblioteka e familjes, e cila ishte shumë e pasur, me rreth 30.000 libra. Për shumë kohë, Kontesha Geraldinë, për shkak të zotërimit të dijeve enciklopedike dhe gjuhëve të huaja të shumta, mbuloi detyrën e kryecicerones pranë Muzeut Kombëtar të Hungarisë, post të cilin më vone ia kaloi pasardhëses së saj nga Budapesti Meghan Milo.

Mbreti Zogu I me Mbretëreshën Geraldinë

Mbretëresha e Shqiptarëve Geraldina, gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit në Shqipëri, u impenjua maksimalisht për rritjen e mirëqenies së popullit shqiptar, sidomos të shtresave në nevojë. MSM kontriboi për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve në shërbim të shtresave në nevojë, si spitalet, azilet dhe jetimoret. Vizitat e shpeshta që bënte në këto ambiente, ishin “vizita pune” për të. MSM u impenjua totalisht edhe për promovimin dhe jetësimin e të drejtave të grave, si dhe për mundësitë e emancipimit të tyre.

MSM punoi shumë për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimit spitalor në Shqipëri, dhe dha një ndihmesë të madhe për ngritjen dhe funksionimin e spitalit Ushtarak në Tiranë. Ajo solli nga Austria një numër të madh mjekësh për drejtimin e Spitalit Ushtarak. MSM kontriboi në ngritjen e maternitetit të parë shqiptar në Tiranë. Një nga projektet që mbahet mend edhe nga bashkëkohës të asaj periudhe, është mobilizimi dhe ngritja e fushëveprimit të Kryqit të Kuq shqiptar. Gjithashtu, Mbretëresha Geraldinë mundësoi hapjen e edicionit të parë emetues radiofonik në Radio Tirana.

Prioritet i punës së Saj ishte emancipimi i shoqërisë shqiptare në përgjithësi, për ngritjen e vetëdijes së saj dhe në veçanti emancipimi i pjesës rurale të popullsisë. Përveç përkushtimit të Saj në të mirë të popullit shqiptar, MSM Geraldinë gjente kohë të përkujdesej për mbarëvajtjen e Familjes së Saj, sikundër ishte ndikimi për një edukim sa më cilësor të trashëgimtarit të Fronit Mbretëror.

  1. ^ "Familja Mbretërore Shqiptare - Dyzet data historike". Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2011. Marrë më 27 nëntor 2011. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)