Budapesti
Budapesti | |||
---|---|---|---|
Njohur si | "Perla e Danubit"; "Mbretëresha e Danubit"; "Zemra e Evropës"; "Qyteti i Lirisë" | ||
| |||
47°28′19″V 19°03′01″L / 47.471944°V 19.050278°LKoordinatat: 47°28′19″V 19°03′01″L / 47.471944°V 19.050278°L | |||
Shteti | ![]() | ||
Konteja | Budapest, Kryeqyteti | ||
Kryetari i Bashkisë | Gergely Karácsony | ||
Partia | (Párbeszéd Magyarországért) | ||
Sipërfaqja | 525.16 km2 | ||
Popullsia | 1,721,556 banorë | ||
• urbane | 2,524,697 banorë | ||
• aglomerati | 3,271,110 banorë | ||
Dendësia | 3,241.5 banorë/km2 | ||
Themelimi | 17 nëntor 1873, u bashkuan Buda, Pesti dhe Óbuda | ||
Zona Kohore | CET (UTC+1) | ||
Faqja Zyrtare budapest.hu budapest.com |
Budapesti është kryeqyteti i Hungarisë. Si qyteti më i madh i Hungarisë, ai shërben si qendra kryesore politike, kulturore, tregëtare, industriale dhe e transportit. Në 2009, Budapesti kishte 1.712.210 banorë, një rënie nga kulmi që u arrit në mesin i viteve 1980 prej 2.1 milion. Si zonë metropolitane Budapesti ka 3.271.110 banorë. Qyteti mbulon një sipërfaqe prej 525 kilometra katrorë brenda kufijve të tij. Budapesti u bë një qytet i vetëm që përfshin të dy brigjet e lumit Danub pas bashkimit më 17 nëntor 1873 të qyteteve Buda dhe Obuda të bregut të djathtë (perëndimor)të lumit Danub, me qytetin Pest që ndodhet në bregun e majtë (lindor) të lumit.
Aquincum, fillimisht një vendbanim Celtic, ishte paraardhësi i drejtpërdrejtë i Budapestit, duke u bërë kryeqytet i provincës romake të Panonias së Poshtme. Hungarezët arritën në këto territore në shekullin e 9-të. Vendbanimi i tyre i parë u e rrëmbye nga Mongolët në 1241-42. Qyteti i rithemeluar u bë një nga qendrat e kulturës së Rilindjes humaniste në shekullin e 15-të. Pas Betejës së Moháçit (Mohács) dhe gati 150 vjet të sundimit osman, zhvillimi i rajonit hyri në një fazë të re të prosperitetit në shekujt e 18 dhe 19, dhe Budapesti u bë një qytet global pas bashkimit në vitin 1873. Ai gjithashtu u bë kryeqytet i dytë i Austro-Hungarisë, një fuqi e madhe që u shpërbë në 1918. Budapesti ishte pika qendrore e Revolucionit hungarez të 1848, Republikës Sovjetike Hungareze të 1919-ës, Operacionit Panzerfaust më 1944, Betejës së Budapestit të vitit 1945, dhe Revolucionit Hungarez të 1956-ës.
Budapesti konsiderohet si një nga qytetet më të bukura në Evropë. Pjesa e përcaktuar nga UNESCO si Trashëgimi Botërore përfshin brigjet e Danubit, Lagjen Kalaja e Budës, Bulevardin Andrássy, Sheshin e Heronjve dhe hekurudhën nëntokësore Millenium, e dyta më e vjetër në botë. Të tjera përfshijnë një total prej 80 burime gjeotermale, sistemi i ujërave termike shpellore më i madh në botë, sinagoga e dytë më e madhe, dhe godina e Parlamentit e treta më e madhe.
Budapesti konsiderohet si një qendër e rëndësishme në Europën Qëndrore. Ai renditet i treti (nga 65 qytete) në Indeksin e Tregjeve të Mastercard (2008), dhe renditet si qyteti më i përshtatshëm për të jetuar i Europës Qendrore / Lindore në indeksin e cilësisë së jetës së EIU (Economist Intelligence Unit) për vitet 2009 dhe 2010. Budapesti është renditur gjithashtu si "vendin i shtatë më idilik i Europës për të jetuar" nga "Forbes". Ai tërheq rreth 20 milionë vizitorë në vit. Selia e Institutit Europian të Novacionit dhe Teknologjisë (EIIT) dhe zyra e parë e CIPA (China Investment Promotion Agency) ndodhen në Budapest.
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Hungarisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |