Jump to content

Elia Zaharia

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Princeshë Elia Zogu
Lindi8 shkurt 1983
KombësiaShqiptar
ProfesioniDiplomat, Politikan

Elia Zaharia lindi më 8 shkurt, 1983Tiranë. Është aktore shqiptare dhe bashkeshortja e Princit Leka. Që prej datës 8 tetor 2016, pas martesës me Princin Leka ajo quhet Elia Zogu dhe ka titullin Princeshë nga Familja mbretërore shqiptare.[1]

Elia Zaharia është e bija e Gjergj Zaharise dhe e Yllka Mujit. Babai i saj rrjedh nga nje familje me origjinë nga Kosova e Përmetit, ndersa origjina e familjes nga ana e nenes është nga Mali Zi, Podgorica dhe Tuzi. Familja Muji gjate periudhes se monarkise u shperngul ne Shkoder. Gjergj Zaharia punon prej mese 35 vjetesh ne arsim, ndersa Yllka Muji, nderuar me cmimin "Mjeshtre e Madhe", është aktore ne Teatrin Kombetar prej me shume se 30 vitesh. Vellai i vetem i Elias, Amos Muji Zaharia, është i perfshire ne fushen e regjizures kinematografike.

  • 2007-2010: Université Paris 8 (studime teatrale)
  • 2005-2007: Cours Florent (shkolle private aktrimi)
  • 2003-2005: Conservatoire National de la Région de Bordeaux (art dramatik)
  • 1998-2002: Liceu Artistik “Jordan Misja” (pikture, skenografi)[2]

Gjate periudhes se studimeve ne Paris, Elia Zaharia ka marre pjese ne disa projekte teatrale ne teatro te ndryshem te kryeqytetit francez. Disa prej tyre jane:

  • 2007: Asservies, pjese nga Suy GLOVER (www.asservies.com)
  • 2007: Lady M, krijim i Laurie Jesson (www.ladym.fr)
  • 2010: Sacrées mousquetaires, krijim i Laurie Jesson (www.sacreesmousquetaires.fr)

Pervec pasionit per teatrin, Elia është mjaft e dhene pas kinematografise, ndaj keto dy zhanre i ka nderthurur paralelisht. Disa prej filmave me metrazh te gjate ne te cilet ka marre pjese i gjeni te renditur me poshte: 2008: « Honeymoons » nga Goran Paskaljevic 2005: Roli i pare ne « Solitaire » nga Bahram GUERANFAR 2002: Roli i pare ne Lule të kuqe, lule të zeza nga Melvan Shanaj. www.zigzagfilm.com Film i nderuar me cmimin e pare ne 2004 ne festivalin e filmit “Indipendent” ne New York Muzike:

Qe ne vitet e adoleshences, Elia Zaharia ka shfaqur prirjet e saj vokale ne muziken e lehte shqiptare. Nga viti 1999 deri ne vitin 2002 ajo ka qene kengetare ne grupin mjaft te suksesshem per kohen "Spirit Voice". Ne kete periudhe Elia ka qene e angazhuar me koncerte ne te gjithe Shqipërine dhe Kosoven. Ne vitin 2000 ky grup ka mbajtur nje sere koncertesh bamiresie ne Kosoven e pasluftes. Shume here është vleresuar me cmime prestigjoze ne festivale kombetare. Ne vitin 2008 Elia Zaharia i rikthehet kenges kete here si soliste me nje kenge shume te suksesshme qe arriti majat e klasifikimeve muzikore "October 31". Me kete kenge u vleresua me cmimi : interpretuesja me e mire ne video-fest Prishtine, Kosove

Frengjisht, Anglisht, Italisht

Pasionet e saj jane piktura, muzika, teatri, leximi, pedagogjia dhe noti.

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2016. Marrë më 11 tetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ http://www.oborrimbreterorshqiptar.al/pages/eliaZaharia Arkivuar 29 gusht 2011 tek Wayback Machine