Shko te përmbajtja

Shqiptarët në Zvicër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shqiptarët në Zvicër
Albaner in der Schweiz
Lorik Cana Valon Behrami Blerim Xhemaili Azem Maksutaj
Elina Duni Xherdan Shaqiri Granit Xhaka Taulant Xhaka
Languages
Shqip
Religion
Islami  · Krishterimi
Tabela me dhjetë gjuhët më të folura në Zvicër në vitin 2000; Gjuha shqipe flitet nga rreth 95.000 folës
Shqipe si gjuhë kryesore në Zvicër, sipas regjistrimit të vitit 2000

ShqiptarëtZvicër (gjermanisht: Albaner in der Schweiz) janë që nga viti 1990 një ndër grupet më të mëdha të emigrantëve në vend, të ardhur kryesisht nga Kosova dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, një numër i vogël edhe nga Shqipëria. Aktualisht, Zvicra është kthyer në një nga qendrat më të rëndësishme të mërgatës shqiptare.

Deri në gjysmën e dytë të shekullit të 20 ka pasur kontakte sporadike mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Dëshmia më e vjetër historike daton në vitin 1431, kur peshkopët shqiptarë u ftuan në Këshillin e Bazelit. Në vitin 1556 në Basel u shfaq një botim i ri i librit të Marin Barletit "De obsidione Scodransi" (Rrethimi i Shkodrës) nga viti 1504 [1][2].

Në vitet 1970 Shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut numëroheshin me proporcione të larta në radhën e punëtorëve emigrantë nga ish-Jugosllavia në Zvicër. Kjo situatë pasqyrohet edhe sot tek shqiptarët që vijnë nga territore si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo dhe Serbia. Kur situata politike në Kosovë u përshkallëzua në vitet 1990 dhe situata ekonomike në Ballkanin Jugperëndimor u përkeqësua, shumë shqiptarë që kishin punuar në Zvicër për dekada sollën familjet e tyre për tu bashkuar me ta. Shqiptarë të tjerë të Kosovës morën azil në Zvicër. Gjatë Luftës në Kosovë Zvicra pranoi përkohësisht për arsye humanitare një numër shqiptarësh nga shumë vende të tjera .[3]

Në vitet 1990 Zvicra shërbente si një qendër e rëndësishme për diasporën shqiptare nga Kosova. Në Zvicër u publikuan një seri revistash në gjuhën shqipe. Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) gjeti një mbështetje të thellë e të pakursyer që bëri që shpesh atje të krijoheshin edhe disa nga bazat e rëndësishme për përkrahje, financim dhe organizim të saj.

Ndryshimi i sistemit komunist në Shqipëri nuk pati ndikim të madh në diasporën shqiptare në Zvicër. Në dallim nga vendet fqinje si Italia dhe Gjermania, Zvicra mezi pranoi ndonjë qytetar shqiptar dhe riatdhesoi vazhdimisht emigrantë të paligjshëm.

Kantonet me përqendrimin më të madh të Shqiptarëve janë Aargau, Basel-Stadt dhe Landschaft, Bern, Geneva, St. Gallen dhe Zyrih kryesisht në pjesën gjermano-folëse të Zvicrës dhe më pak në pjesët frankofone dhe italiano-folëse të Zvicrës. Një numër më i vogël gjendet në Appenzell Ausserrhoden, Appenzell Innerrhoden, Nidwalden dhe Obwalden.

Situata e migrimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqiptarë të njohur në Zvicër

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Albert Ramaj: Shqiptarët në Zvicër: Histori - Shqiptarët në Zvicër që nga viti 1431 Arkivuar 7 korrik 2011 tek Wayback Machine (PDF; 815 kB) Stampa:De
  2. "Lidhja e kombeve dhe çështja shqiptare". Zëri i Kosovës. 2011-04-15. Marrë më 2012-04-06.
  3. Albert Ramaj: Die Albaner in der Schweiz: Geschichtliches – Albaner in der Schweiz seit 1431 Arkivuar 7 korrik 2011 tek Wayback Machine