FC Basel

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Football Club Basel 1893 (Gjermanisht: Fussball Club Basel 1893), njohur gjerësisht si FC Basel ose thjesht Basel, dhe ndonjëherë referohet si FC Bazeli në Shqip,[1][2][3] është një klub profesionist zviceran me seli në Bazel. Ata janë klubi më i suksesshëm i futbollit zviceran, duke fituar Superligën Zvicerane plot 17 herë, duke u bërë klubi i dytë me më shumë liga të fituara. Përveç dinastisë së tyre aktuale, ata kanë qënë klubi më i suksesshëm në vitet 60' dhe 70', duke e fituar titullin e ligës plot shtatë herë nga viti 1967 e deri në vitin 1980. Vitet 80' panë periudha të vështira për Baselin, pasi ata patën një mungesë në futbollin evropian për shumë vite duke u rrëzuar edhe nga liga në vitin 1987. Në vitet 2000', Basel u rikthye në elitën e futbollit zviceran, duke fituar titullin e tyre të parë pas 22 vitesh në vitin 2002 dhe kjo gjë u pasua nga tituj të tjerë të fituar në vitet 2004, 2005, 2008, 2010, 2011, 2012, 2013 dhe 2014. Basel ka fituar edhe Kupën Zvicerane plot 11 herë.

Ata kanë marrë pjesë në kompedicionet evropiane që nga sezoni 1999–2000. Në sezonin 2000–01, klubi arriti në finalen e UEFA Intertoto Cup, duke humbur kundër Aston Villës; në sezonin 2002–03 ata u kualifikuan për në fazën e dytë të grupeve në Ligën e Kampioneve; dhe në sezonin 2005–06 ata arritën në çerek–finalet e Kupës UEFA. Ata kanë marrë pjesë në Ligën e Kampioneve më shumë se çdo klub tjetër zviceran — gjithsej gjashtë herë — dhe janë klubi i vetëm zviceran që është kualifikuar direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

sezonin 2011–12, Basel prodhoi disa rezultate të jashtëzakonshme në Ligën e Kampioneve. Pas barazimit 1–1 kundër Benficës, Basel barazoi 3–3 jashtë fushe dhe më pas fitoi 2–1 në shtëpi kundër Manchester United, gjë që solli eleminimin e këtyre të fundit dhe avancimin e Baselit në raundet me eleminim direkt. Ata u eleminuan nga Bayern Munich pavarësisht se fituan ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 1–0. Sezoni 2012–13 i pa ata në shkallë më të larta pasi "RotBlau" avancuan në gjysmë–finalet e Ligës së Evropës, por u mposhtën nga fituesit e mëvonshëm të kompedicionit, Chelsea. Megjithatë, direkt në sezonin tjetër, Basel u hakmorr pasi mori dy fitore rresht gjatë fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve në sezonin 2013–14. Ata morën bhë fitore surprizuese jashtë fushe me rezultatin 2–1 kundër Chelseat në Stamford Bridge dhe kjo u pasua me një fitore 1–0 në shtëpi në ndeshjen e kthimit në St. Jakob-Park, por Basel u eleminua që në fazën e grupeve. Në vitin e ardhshëm, Basel avancoi në raundin e 16 në Ligën e Kampioneve në një grup që përbëhej nga klube gjigande si Real Madrid dhe Liverpool, që u eleminua pikërisht nga Baseli pas barazimit 1–1 në Anfield në ndeshjen e fundit në grupe.

Lojtarët[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadra aktuale[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas datës 5 Shkurt 2017 [4]
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
1 Flag of the Czech Republic.svg Pt Tomáš Vaclík
3 Flag of Côte d'Ivoire.svg Mb Adama Traoré
4 Flag of Egypt.svg Mb Omar Gaber
5 Flag of Switzerland.svg Mb Michael Lang
6 Flag of Côte d'Ivoire.svg Mf Serey Dié
7 Flag of Switzerland.svg Mf Luca Zuffi
9 Flag of Slovenia.svg Sm Andraž Šporar
10 Flag of Argentina.svg Mf Matías Delgado (Captain)
11 Flag of Switzerland.svg Mf Renato Steffen
13 Flag of Serbia.svg Pt Đorđe Nikolić
15 Flag of Sweden.svg Mf Alexander Fransson
16 Flag of Switzerland.svg Mb Manuel Akanji
17 Flag of the Czech Republic.svg Mb Marek Suchý (vice-captain)
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
18 Flag of Switzerland.svg Pt Germano Vailati
20 Flag of Switzerland.svg Mf Dereck Kutesa
21 Flag of Austria.svg Sm Marc Janko
23 Flag of Colombia.svg Mb Éder Álvarez Balanta
24 Flag of Norway.svg Sm Mohamed Elyounoussi
25 Flag of Paraguay.svg Mb Blás Riveros
26 Flag of Denmark.svg Mb Daniel Høegh
29 Flag of Switzerland.svg Mf Charles Pickel
30 Flag of Switzerland.svg Mb Eray Cümart
33 Flag of Switzerland.svg Sm Kevin Bua
34 Flag of Albania.svg Mf Taulant Xhaka
39 Flag of Switzerland.svg Mf Davide Callà
88 Flag of Côte d'Ivoire.svg Sm Seydou Doumbia (në huazim nga Roma)

Numrat e tërhequr[redakto | redakto tekstin burimor]

  • 020 Pas mbylljes së sezonit 2001–02 Massimo Ceccaroni, i cili luajti për skuadrën e parë si mbrojtës nga 1987 e deri te 2002, e mbylli karrierën si profesionist dhe numri ju dedikua atij.
  • 120 Numri dymbëdhjetë u bë vakant më 1 korrik 2008. Në tetor të atij viti drejtuesit e klubit lajmëruan vendimin e tyre që ky numër të hiqej dhe t'i dedikohej tifozëve të klubit.[5]

Stafi drejtues[redakto | redakto tekstin burimor]

Pozicioni Emri
Trajneri Flamuri Urs Fischer
Ndihmës trajneri Flamuri Werner Leuthard
Ndihmës trajneri Flamuri Markus Hoffmann
Trajneri i portierëve Flamuri Massimo Colomba
Trajneri i palestrës Flamuri Gustav Nussbaumer

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Liverpool v FC Basle. The Guardian. 26 shtator 2002. Marrë më 24 gusht 2014. 
  2. ^ FC Basle fan Roger Federer predicts 2-1 defeat for Chelsea. Sunday Express. 24 prill 2014. Marrë më 24 gusht 2014. 
  3. ^ FC Basle vs Chelsea: live. The Telegraph. 25 prill 2013. Marrë më 24 gusht 2014. 
  4. ^ "Das Kader – Spielerportraits" [The Team – Player Portraits]. FC Basel 1893 (in German). fcb.ch. Marrë më 23 July 2016. 
  5. ^ FC Basel 1893 (2008). Die 12 definitiv den FCB-Fans. FC Basel 1893 (in gjermanisht). Marrë më 2 tetor 2008. 

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: FC Basel