Stamford Bridge

Coordinates: 51°28′54″N 0°11′28″W / 51.48167°N 0.19111°W / 51.48167; -0.19111
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The Bridge
Emri i plotëStamford Bridge
VendndodhjaFulham, Londër, SW6 1HS
Koordinatat51°28′54″N 0°11′28″W / 51.48167°N 0.19111°W / 51.48167; -0.19111
PronariChelsea Pitch Owners plc
OperatoriChelsea F.C.
Suitat51
Kapaciteti41,798[1]
Rekordi i spektatorëve82,905
Madhësia e fushës103 x 67 metres (112.6 x 73.2 yards)[2]
SipërfaqjaGrass
Ndërtimi
Ndërtuar1876
Hapur28 April 1877[3]
Rinovuar1904–1905, 1990s
ArkitektiArchibald Leitch (1887)
Përdoruesit
London Athletic Club (1877–1904)
Chelsea F.C. (1905–)
London Monarchs (NFL Europe) (1997)

Stamford Bridge ( /ˈstæm.fə(r)d ˈbrɪ/) është një stadium futbolli i vendosur ne Fulham, Londër. Stamford Bridge është fusha vendase e Chelsea F.C.. Stadiumi gjendet në Moore Park Estate ndryshe i njohur si Walham Green dhe shpesh i referohen me shkurtesën The Bridge.[4][5] Kapaciteti i këtij stadiumi është 41,798 ulëse,[6] duke e bërë këtë stadiumin e tetë për nga kapaciteti i ulësevePremier League.

Hapur në vitin 1877, ky stadium perdorej nga London Athletic Club deri në 1905, në kohën kur Gus Mears themeloi Chelsea Football Club duke bërë që ky stadium të bëhej pronë e tyre; Chelsea i ka luajtur të gjitha lojërat si vendas në këtë stadium qysh atëherë. Stamford Bridge ka qenë pjesë e shumë ndryshimeve qysh nga ajo kohë,shumica e tyre gjatë viteve '90 kur u renovua në një stadium modern.

Stamford Bdridge është përdorur si fushë e Ekipit Kombëtar Anglez në ndeshjet internacionale, Finalet e FA Cup, Gjysmëfinalet e FA Cup dhe ndeshjet e Charity Shield. Po ashtu ka shërbyer si stadium edhe në sporte tjera, si cricket, rugby union, speedway, greyhound racing, baseball dhe American football. Pjesëmarrja më e madhe oficiale e stadiumit është 82,905, për një ndeshje në Premier League ndërmjet Chelsea dhe Arsenal me 12 dhjetor 1935.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

B&W photo of the stadium from the air
Pamja e Stamford Bridge në vitin 1909 nga pikëpamja Brid's Eye

'Stamford Bridge' konsiderohet si vjedhje e emrit 'Samfordesbrigge' që do të thotë 'Ura në sandy ford'.[7] Pamje nga hartat e shekullit të Tetëmbëdhjetë shfaqin 'Përruan Stanford' duke rrjedhur në një rrugë që tani është linjë hekurudhore në pjesën e pasme të East End si një kontribues i lumit Thames.

Lumi Thames kishte dy ura: Stamford Bridge në Fulham Road (e quajtur ndryshe ura e vogël e Chelsea-t) dhe Stanbridge në Kings Road, tani e njohur si Stanley Bridge.Stamford Bridge që gjendet tani është ndërtuar me tulla në vitet (1860-1862) dhe është rekonstruktuar qysh atëherë.

Stamford Bridge i sapondërtuar në vitin 1905
Loja kur Chelsea ka mposhtur West Brom në shtator 1905

Stamford Bridge u hap në vitin 1877 si fusha vendase e London Athletic Club dhe është përdorur për atë qëllim deri në vitin 1904, atëherë kur qiraja ju dha dy vëllezërve Gus dhe Joseph Mears. Megjithatë, para kësaj, në vitin 1898, në Stamford Bridge u mbajt Kampionati Botëror i lojës shinty ndërmjet Beauly Shinty Club dhe London Camanachd.[8] Stamford Bridge është ndërtuar afër Lillie Bridge, një fushë sportive e vjetër në të cilën është mbajtur finalja e FA Cup në vitin 1873, gjithashtu edhe ndeshjet e para amatore të boksit. Kjo fushë fillimisht i ishte ofruar Fulham Football Club, por ata refuzuan ofertën për shkak të arsyeve financiare. Pasi shqyrtuan shitjen e fushës tek Great Western Railway Company, vëllezërit Mears vendosën që ta themelojnë ekipin e tyre të futbollit, Chelsea, atëherë kur i shfaqën rivalitet ekipit të Fulham. Arkitekti i njohur i fushave sportive Archibald Leitch, i cili po ashtu projektoi Ibrox, Celtic Park, Craven Cottage dhe Hampden Park, u punësua për ta konstrukuar stadiumin. Në ditët e para, stadiumi Stamford Bridge u përdor nga një stacion hekurudhor i vogël, Chelsea and Fulham railway station, i cili u mbyll pas bombardimeve në Luftën e dytë Botërore.[9]

Stamford Bridge fillimisht kishte një kapacitet prej 100,000 ulëseve, duke e bërë atë stadiumin e dytë për nga kapaciteti i ulëseve në Angli pas stadiumit të Crystal Palace. Ashtu siç ishte konstruktuar në fillim, Stamford Bridge ishte një pistë vrapimi dhe fusha ishte vendosur në mes të pistës së vrapimit. Pra spektatorët ishin të ndarë nga fusha nga të gjitha anët nga pista e vrapimit.

Në vitin 1945, në Stamford Bridge u organizua një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e këtij stadiumi. Ekipi Sovietik FC Dynamo Moscow u ftuan ta vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar pas përfundimit të Luftë së Dytë Botërore dhe Chelsea ishte ekipi i parë kundërshtar. Një pjesëmarrje përafërsisht prej 100,000 tifozëve mbushën Stamford Bridge-in për të shikuar lojën e cila përfundoj me barazim 3-3,ku shumë tifoz e shikuan lojën nga pista e vrapimit dhe mbi pjesën e ulëseve.

Kriza[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitet e 70'ta pronarët e klubit filluan një projekt ambicioz për renovimin e stadiumit. Mirëpo kostoja për ndërtimin e pjesës që sot njihet si East Stand ishte shumë e lartë dhe projekti u shua. Shtimi i shpenzimeve, kombinuar me tjerë faktorë vendosi ekipin drejtë një tatpjete. Si pjesë e krizës së viteve të 70'ta pjesa e madhe e aksioneve u nda nga klubi dhe kur pronari i ri i klubit chairman Ken Bates bleu Chelsea-n për £1 në vitin 1982, ai nuk e bleu edhe fushën. Një pjesë e madhe e fushës më pas iu shit Marler Estates. Shitja rezultoi në një konflikt të gjatë mes Ken Bates dhe Marler Estates. Më pas rreth viteve të 90'ta kompania Marler Estates shpalli falimentimin duke i mundësuar Ken Bates-it ta blejë gjithashtu edhe stadiumin.

Gjatë sezonit 1984-85, pas disa hyrjeve në fushë me dhunë dhe rrahjeve në mes të huliganëve gjatë ndeshjeve në stadium, pronari Ken Bates ngriti një gardh elektrik ndërmjet fushës dhe ulëseve -identike me gardhin që ai e kishte ngritur në fermën e tij për bagëtitë e tij. Mirëpo gardhi elektrik nuk u përdor kurrë pasi që GLC e bllokoi atë për shkaqe sigurie.[10]

Në 19 korrik të 1990 Chelsea-t iu miratua e drejta për të renovuar stadiumin me 34,000 ulëse nga gjykata e Hammersmith dhe Fulham.[11]

Gjatë renovimeve të viteve të 90'ta pjesa e pistës së vrapimit u shkatërrua. Të gjita ulëset tani janë afër fushës së stadiumit.Kjo strukturë bën që zhurma e tifozëve të ndëgjohet dhe koncentrohet më shumë gjatë ndeshjeve. Stadiumi tani i përket Chelsea Pitch Owners një organizatë e formuar për të parandaluar që stadiumi të merret nga sipërmarrësit e fushave përsëri.

KSS Design Group (organizatë e arkitektëve) kanë dizajnuar komplet rizhvillimin e Stamford Bridge duke përfshirë po ashtu edhe hotelet,dyqanet dhe zyret e stadiumit.[12]

Shfrytëzimet tjera të stadiumit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Stamford Bridge u zhvulluan Finalet e FA Cup prej vitit 1920 deri 1922, para kohës kur Stadiumi Wembley në vitin 1923 të bëhej fusha ku do të luheshin Finalet e FA Cup. Stadiumi ishte një nga fushat vendase e ekipit London XI, ekip i cili luajti në Inter-Cities Fairs Cup. Ekipi luajti një nga dy ndeshjet finale në Stamford Bridge ku barazoj 2-2 me FC Barcelona; mirëpo gjithsesi ata humbën 6-0 në ndeshjen kthyese.

Rezultatet e finaleve të FA Cup në Stamford Bridge

Viti Pjesëmarrja Fituesi Vendi i dytë
1920 50,018 Aston Villa 1–0 Huddersfield Town
1921 72,805 Tottenham Hotspur 1–0 Wolverhampton Wanderers
1922 53,000 Huddersfield Town 1–0 Preston North End

Në Stamford Bridge u luajtën po ashtu shumë ndeshje të sporteve të ndryshme pasi që fusha u ble nga Chelsea. Në tetor 1905 u zhivllua një ndeshje e Rugby-t ndërmjet All Blacks dhe Middlesex,[13] dhe në vitin 1914 u zhillua një ndeshje e baseball-it ndërmjet New York Giants dhe Chicago White Sox.[14]

Në vitin 1980 fusha u përdor edhe për ndeshje të Kriket-it ndërmjet Essex dhe West Indies gjë që ishte një sukses komercial. Mirëpo prapë se prapë përpjekjet për të luajtur kriket në këtë fushë u shuan. Në vitin 1997 në Stamford Bridge u zhivllua një ndeshje e Futbollit Amerikan nga London Monarchs edhe pse fusha ishte e vogël për tu luajtur ky sport në këtë fushë.

Ulëset[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ulëset "Matthew Harding"[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kapaciteti: 10,884

Ulëset Matthew Harding

Ulëset Matthew Harding, të quajtura më parë North Stand(Ulëset Veriore), gjenden në pjesën veriore të fushës.

Këto ulëse kanë marrë emrin nga ish-drejtori i Chelsea-t Matthew Harding, investimi i të cilit ndihmoi klubin të transformohet para se ai të vdiste në një aksident me helikopter më 22 tetor 1996. Investimi i tij bëri që kjo pjesë e ulëseve të ndërtohej në kohë për stinorin 1996–97.

Ulëset Lindore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kapaciteti: 11,000

Ulëset Lindore dhe The Shed End

Kjo pjesë e ulëseve ishte e vetmja pjesë e mbuluar në kohën kur Stamford Bridge në vitin 1905 u kthye në një fushë futbolli. Kjo pjesë u shfrytëzua deri në vitin 1973, atëherë kur kjo pjesë u prish dhe u ndërtua në kohë për fillimin e sezonit 1974–75.

Kjo pjesë e ulëseve është zemra e stadiumit. Pjesa lartë e këtyre ulëseve është pjesa e ulëseve me pamjen më të mirë të fushës dhe ka qenë pjesa e vetme e cila i mibjetoi shndërrimeve të ulëseve në vitet e 90'ta. Më parë, kjo pjesë përdorej si pjesa ku vendoseshin tifozët musafirë, mirëpo në fillim të sezonit 2005/06 menaxheri i Chelsea-t José Mourinho kërkoi që seksioni i ulëseve të familjarëve të lojtarëve dhe stafit të shpërngulej në këtë pjesë, në mënyrë që lojtarët të inkurajoheshin më shumë para lojës. Tifozët musafirë u vendosën në pjesën e quajtur The Shed End.

Pamje nga pjesa poshtë e ulëseve Lindore gusht 2014

Shed End[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kapaciteti: 6,414
The Shed End gjendet në pjesën jugore të fushës. Bashkë me pjesën Matthew Harding është vendi ku tifozët më të zhurmshëm qëndrojnë. Pamja nga kjo pjesë është cilësuar si njëra nga pamjet më të mira të stadiumit. Që nga viti 2005 kjo pjesë është pjesa ku vendosen tifozët musafirë.

Pjesa perëndimore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Capacity: 13,500

Pjesa perëndimore

Në sezonin 1964–65, Pjesa Perëndimore e ulëseve u ndërtua për të zëvendësuar pjesën e vjetër perëndimore të ulëseve e cila në atë kohë ishte e ndëruar nga betoni.

Pamja e jashtme e pjesës perëndimore të ulëseve
Statuja e Peter Osgood jashtë Stamford Bridge

Tani e përfunduar kjo pjesë ndryshe njihet si "fytyra e stadiumit" pasi që është gjëja e parë që fansat shohin kur futen nga porta primare në Fulham Road. Kjo pjesë e ulëseve përdoret për shumë funksione ku një ndër to është ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Lojtarit të Vitit.

Pjesa e lartëpërmendur e ulëseve ndyshe njihet me emrin "Millennium Suites" është ku ulen pjesa më e mdhe e tifozëve musafirë. Çdo pjesë e këtyre ulëseve është e quajtur sipas emrave të ish-lojtarëve.

Në vitin 2010 u krijua një skulpturë për nderë të ish-sulmuesit Peter Osgood, e krijuar nga skulptori Philip Jackson. Ajo skulpturë ndodhet në pjesën perëndimore afër Millenium Reception.

Një pllakë, e shkruajtur nga historiani zyrtar i klubit thotë:

"STAMFORD BRIDGE HAS MANY HEROES BUT ONLY ONE KING
GRACEFUL TECHNICIAN • NERVELESS STRIKER
ICON OF THE SWINGING SIXTIES
ADORED BY FANS • SCORER OF IMMORTAL CUP FINAL GOALS
A BIG MAN FOR A GOLDEN AGE"

Karakteristikat tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hyrja Lindre e Stamford Bridge

Kur Stamford Bridge u rindërtua në kohën e Ken Bates shumë gjëra të reja i'u shtuan kompleksit, duke përfshirë dy hotele, apartmente, bare, restaurante, Dyqani i Chelsea-t(Chelsea Megastore).

Muzeu njëqind vjeqar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndresa e Gianfranco Zola në muzeun e Chelsea-t

Në vitin 2005 u hap muzeu i klubit, i njohur me emrin "Muzeu i Chelsea-t" apo "Muzeu njëqind vjeqar". Muzeu gjendet në pjesën ku më parë gjendej galeria "Shed Galleria". Një thënje në murë shkruan thënjen e Jose Mourinho "I am not from the bottle. I am a special one."(Nuk jam si të tjerët, unë jam Special One).[15][16]

Në 6 qershor 20111 një muze i ri u hap në pjesën e ulëseve "Matthew Hadrding", i cili njëherit është muzeu futbollistik më i madhi në Londër.[17]

Dyqani[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dyqani i tanishëm gjendet në pjesën jug-perëndimore të stadiumit. Dyqani është i përbërë nga dy kate. Kati i parë përmban më së shumti suvenire dhe lojëra të fëmijëve. Ndërsa në katin e dytë ka ndresa,pallto,mbathje etj.

Planet për të ardhmen[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në epokën e Roman Abramovich klubi ka deklaruar që dëshirojnë ta rrisin stadiumin në një stadium me 55,000 ulëse.[18]

Alternativa tjera kanë qenë që ekipi të zhvendoset nga Stamford Bridge në Earls Court Exhibition Centre, White City, Battersea Power Station.

Në 17 qershor 2014, pronari Roman Abramovich dha një deklaratë, duke thënë se e ka vëzhguar nga afër studimin nga disa specialistë të pjesës nga Fulham Broadway deri te Stamford Bridge dhe më tej nga arkitektët e Lifschutz Davidson Sandilands.Këta specialistë kanë shikuar se a është e mundur që Stamford Bridge-it t'i rritet kapaciteti i ulëseve. Tani është më e besueshme që Chelsea të qëndroj në shtëpinë e tyre 109 vjeqare sesa të ndrrojnë lokacion. Ata po shikojnë mundësitë që ta rrisin kapacitetin në 60,000 ulëse nga 41,798 ulëse sa janë tani, projekt i cili do ta bënte Stamford Bdridge-n stadiumin e dytë më të madh në Londër dhe stadiumin e tretë më të madh në Premier League. Klubi ka thënë se do t'i informojnë fansat e klubit me kohë për çdo ndryshim. Në 28 shtator 2014 u tregua se Chelsea ka kërkuar leje që të zhvendosen në stadiumin [[Twickenham Stadium]|Twickenham] për të përshpejtuar punët për rritjen e Stamford Bridge. [19]

Detaje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rekordet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rekordi i shikuesëve: 82,905 v Arsenal në 12 tetor 1935 (kjo statistikë vlen për lojërat vendase të Chelsea-t, sepse ka pasur evente kur në Stamford Brdidge shikueshmëria ka qenë mbi 100,000 njerëz).

Më së paku shikues: 3,000 shikues në ndeshjen e Chelsea kundër Lincoln në vitin 1906.

Shikueshmëria Mesatare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Premier League
    • 1992–93: 18,755
    • 1993–94: 19,211
    • 1994–95: 21,062
    • 1995–96: 25,598
    • 1996–97: 27,617
    • 1997–98: 33,387
    • 1998–99: 34,571
    • 1999–00: 34,532
    • 2000–01: 34,700
    • 2001–02: 38,834
    • 2002–03: 39,784
    • 2003–04: 41,234
    • 2004–05: 41,870
    • 2005–06: 41,902
    • 2006–07: 41,909
    • 2007–08: 41,397
    • 2008–09: 41,590
    • 2009–10: 41,425
    • 2010–11: 41,435[20]
    • 2011-12: 41,478[20]
    • 2012-13: 41,462[20]
    • 2013-14: 41,490[21]
    • 2014-15: 41,837

Premier League (1992–2009): 34,780
Total Premier League: 22,239,771 (696 ndeshje)

Ndeshjet ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Premier League Handbook Season 2013/14" (PDF). Premier League. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 31 janar 2016. Marrë më 17 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ CLUB INFORMATION Arkivuar 2 korrik 2012 tek Wayback Machine chelseafc.com
  3. ^ Stadium History Arkivuar 12 maj 2012 tek Wayback Machine chelseafc.com
  4. ^ "Premier Talents Brings Brazilian Blue to the Bridge". chelseafc.com. 2011-01-14. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2011. Marrë më 2011-03-10. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Winter, Henry (2011-02-26). "Chelsea v Manchester United battle has lost its edge". London: Daily Telegraph. Marrë më 2011-03-10. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Premier League Handbook Season 2013/14" (PDF). Premier League. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 31 janar 2016. Marrë më 17 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Charles James Feret Fulham Old and New vol. ii, 1900
  8. ^ http://www.dailyrecord.co.uk/news/tm_objectid=17713141&method=full&siteid=66633&headline=it-s-the-theatre-of-drams--name_page.html
  9. ^ "Chelsea & Fulham". Disused Stations. Subterranea Britannica. Marrë më 31 korrik 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Newcastle's Freddy Shepherd". Arkivuar nga origjinali më 28 gusht 2011. Marrë më 7 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ The Times and The Sunday Times Archive[lidhje e vdekur]
  12. ^ "KSS Design". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)KSS Design Group
  13. ^ "All Blacks". Rugbyfootballhistory.com. Marrë më 10 mars 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Countdown to SABR Day 2011". BaseballGB.co.uk. Marrë më 10 mars 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ BBC – Phil McNulty: Mourinho still pure theatre
  16. ^ Jason Cowley, NS Man of the year - Jose Mourinho – New Statesman
  17. ^ "Chelsea FC Museum". Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2011. Marrë më 7 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Kenyon confirms Blues will stay at Stamford Bridge". RTÉ Sport. 2006-04-12. Marrë më 2007-11-17. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ http://www.bbc.co.uk/sport/0/football/29400666
  20. ^ a b c "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 7 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  21. ^ http://espnfc.com/stats/attendance/_/league/eng.1/barclays-premier-league?cc=4716

External links[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parardhësi 
Old Trafford
Manchester
FA Cup
Final Venue

19201922
Pasardhësi 
Wembley Stadium
London

Stampa:Chelsea F.C. Stampa:Premier League venues Stampa:London landmarks