Shko te përmbajtja

Elina Duni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Portret i Elina Dunit gjatë një koncerti në Biel (Dhjetor, 2018)
Elina Duni gjatë një koncerti në Biel (Dhjetor, 2018)
Elina Duni gjatë një koncerti në Biel (Dhjetor, 2018)

Elina Duni (mars 1981, Tiranë, Shqipëri) është këngëtare shqiptare dhe zviceriane e zhanrit xhaz.[1]

E lindur në Tiranë gjatë kohës së regjimit komunist në një familje artistësh, ku nëna Besa Myftiu (maj 1961) dhe gjyshi Mehmet Myftiu (1930 - 24 Dhjetor 2019) janë shkrimtarë, ndërsa babai Spiro Duni është aktor dhe drejtor teatri, ajo bën hapat e parë në muzikë në moshën pesë vjeçare dhe filloi të studiojë violinën.

Nga viti 1986 deri më 1991 ajo ka marrë pjesë në disa festivale për fëmijë dhe ka kënduar për Televizionin Shqiptar. Në vitin 1992 u vendos në Gjenevë, Zvicër bashkë me nënën e saj.

Aktiviteti profesional

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë viteve 2004 - 2008 studioi për këngë dhe kompozicion në Hochschule der Künste në Bern, në departamentin e jazz-it. Gjatë kësaj kohe ajo krijon Elina Duni Quartet me Colin Vallon në piano, Patrice Moret në violinçelo dhe Norbert Pfammatter në tupanë, grup i cili prezanton rikthimin e saj në rrënjët muzikore shqiptare, nëpërmjet kombinimit të këngëve folklorike Ballkanike dhe jazz-it.

Në vitin 2008, u lançua albumi i saj i parë Baresha nga Meta Records.

Në shkurt të vitit 2010, albumi i dytë Lume, Lume u lançua sërish nga Meta Records.

Albumi i tretë, Matanë Malit i lançuar në tetor të vitit 2012 nga ECM Records, është një homazh dedikuar Shqipërisë, me këngë të vjetra shqiptare të ripërpunuara bukur në zhanrin jazz. Ky album u ndoq nga albumi tjetër Dallëndyshe më 2015.

Në vitin 2014 ajo lançoi albumin e saj të parë si këngëtare-autore në Kosovë dhe Shqipëri të titulluar Muza e zezë.

Në vitin 2017 ajo u nominua për Çmimin Zvicerian të Muzikës (Swiss Music Prize) dhe në 2018 lançoi albumin Partir (të nisesh), një projekt solo në të cilin ajo luan vetë në piano, kitarë akustike dhe tambur. Albumi përfshin këngë të folkut tradicional nga e gjithë bota, të kënduara në nëntë gjuhë të ndryshme, ndër të cilat shqip, gjermanisht, frëngjisht, anglisht, italisht dhe portugalisht).

  • Baresha (2008)
  • Lume, Lume (2010)
  • Matanë Malit (2012)
  • Muza e Zezë (2014) - Muzikantët që shoqërojnë Elinën vijnë nga Kosova dhe Shqipëria: Armend Xhaferi në kitarë, Enver Muhamendi në bas dhe Enes Bajramliqi në bateri. Gent Rushi në fizarmonikë dhe Ermal Rodi në saksofon janë heronjtë e jazz-it në Tiranë.
  • Dallëndyshe (2015)
  • Partir (2018)
  1. AllMusic (15 Tetor 2025). "Elina Duni". AllMusic (në Old English). Marrë më 15 Tetor 2025. {{cite web}}: |last= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= dhe |date= (Ndihmë!)