Shko te përmbajtja

Spiro Duni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Spiro Duni është një regjisor dhe aktor i njohur shqiptar, i lindur më 21 tetor 1957 në Dhërmi, Vlorë. Ka studiuar për regji në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe është specializuar më pas në Itali, në Teatro Nazionale di Roma. Në karrierën e tij shumëvjeçare, ai ka sjellë në skenë një sërë veprash të njohura teatrore si “Babai”, “Spiuni i Ballkanit”, “Ëndrra ime, rinia”, dhe “Gusht: Portret Familjar”, duke spikatur për stilin e tij të thellë psikologjik dhe trajtimin me ndjeshmëri të temave familjare dhe shoqërore.

Përveç regjisë, Duni ka qenë edhe aktor në disa filma shqiptarë në vitet '80-'90 si “Appassionata” dhe “Ngjyrat e moshës”. Vajza e tij, Elina Duni, është një këngëtare jazz me famë ndërkombëtare. Kohët e fundit, ai ka qenë i përfshirë në një çështje ligjore lidhur me një rast të dyshuar për falsifikim dokumentesh pronësie në zonën e Dhërmiut. Megjithatë, në fushën artistike, Spiro Duni mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të teatrit modern shqiptar.

  1. Treni niset më shtatë pa pesë - (1988) .... Adi
  2. Gurët e shtëpisë sime - (1985)......Gëzimi
  3. Apasionata - (1983)
  4. Në çdo stinë - (1980
  1. Kronikë e atyre netëve - (1986) (TV)
  2. Dy krisma në Paris - (2002) Prishtinë
  3. Spiro Duni ka qënë bashkëpunëtor i sigurimit ( 2010 ) Tirana