Jazz

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Xhezi (ang.:Jazz, me prejardhe të panjohur) është një formë muzikore e shekullit XX, e krijuar në Amerikën Veriore që dallohet për përzierjen e elementeve evropiane dhe afrikane. Veçori të rëndësishme të saj janë, të ashtëquajturat veprime "sinkopimi" të ritmit të melodive me ritmin bazë (Offbeat), tonet e forta e të larta (Hot-Intonation), temporimi i përcjelësve të tonit (Tonaliteti Bluse), përdorja permanente e veglave me ramje (Rythem section) me qëllim krijimi të një ritmi themelorë si dhe standartizimi i formave të melodisë (AAB, AABA). Këto krijohen nën përsëritjen e përhershme sikurse individuale - solistike apo kolektive (Improvizimi). Xhezi ka për repretoar të elementeve të një tipi, melodi dhe harmoni.

Sklavët afrikanë duke kërcyer në tokën e re

Saktësia e procesit të krijimit të Xhezit është e paqartë, mirëpo janë të njohura forma instrumentale të vjetra regjionale të ngjajshme me të për nga karakteristikat, si "Country Brass Band" në Alabama, "Street Bands" në Luisianë, "Ragtime Bands" në Misuri si dhe lagjet argëtuese të qyteteve të mëdha në shtete jugore të ShBA-ve ku pas luftës së secesionit depertojnë edhe në hallat evropiane të muzikës e vallëzimit. Me këtë formë muzikore, qyteti Nju Orlins (New Orleans) që kishte një popullsi me një shtresë të përzier e të kulturuar, ka arritur një rëndësi të veçantë e posaqërisht për format prirëse të xhazit.

Pas luftës së parë botërore, rrethanat ekonomike shkaktojnë zhvendosjen e kësaj forme muzikore, në pjesët industriale të Amerikës Veriore në Liqenin e Madhë, në rajonin në të cilin u formua përfundimisht kjo formë muzikore, e që nga të huajt thirrej si "Jass". Njohja në nivel kombëtar e saj, fillon me depërtimin në qytete e mëdha, qendra të kulturës si, Çikago, Detroiti, Nju Jorku nga ku fillon të pranohet edhe nga shumica e të bardhëve. Me hapjen e mundësive që i solli shpika e ploçave, xhezi fillon të përhapej edhe në pjesët tjera të botës.

Persona, grupe, vende[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Para 1917-ës, në Nju Orlins New-Orleabs-Jazz
    • Street Bands: Imperal Band; Tuxedo Band; Exelsior Band.
    • In-Door-Band: Eagle Band; Magnolia Band; Olympia Band.
    • Xhez pionirët: B. Boilden; M. Perez; L. Nelson; A. Picou.
  • Pas 1917-ës, në shumicë në Çikago
    • Muzikantët: J. Oliver; J. Noone; L. Amstrong; S. Bechet; J. Dodds; C. Williams.
  • Xhezi i të bardhëve i quajtur:
  • Zgjerimi i orkestres së xhezit me harmonikë në Big Bands deri më 1945
    • Swing
    • Me muzikantët: F. Henderson; D. Ellington; J. Lungeford; B. Moten, B. Goodman; C. Basie
  • Tërheqja e zezakve në elemente e tyre tradicionale nga 1940-ta
    • Bebop
    • Me muzikantët: L. Young; Ch. Parker; D. Gillespie; Th. Monk; K. Clarke
    • Cool-Jazz
    • Me muzikantët: M: Davis; L. Tristano; L Konitz
    • Progressive Jazz me St. Kentons-in kthehet në "Big Band"
    • Reduktimi i polifornis së xhezit në duete, në të quajturat, Modern Jazz Quartet :
    • Me muzikantët: J. Lewis; M. Jackson; J. Giuffre; G. Mulligan
  • Pas viteve 60-ta
    • Hardbop, në vijim të Bebop-it
    • Me muzikantët: A. Blakey; H. Silver; C. Brown
    • Soul-Jazz
    • Me muzikantët: N. dhe C. Adderley; Ch. Mingus
    • Modal-Jazz, që zëvendsonte harmoniken me një shkallë tonale apo me speltrin tonal të një akordi
    • Me muzikantët: O. Coleman, J. Coltrane; M. Davis
    • Free-Jazz
    • Me muzikantët: E. Dolphy; C. Taylor; A. Braxtion, SunRa
  • Elemente e formës së muzikës xhezë merren nga format tjera të muzikës pop si:
    • format: Beat-Music; Rhythem and Blues; Rock, Rock´n´Roll, Soul
  • Përziera e xhezit me forma tjera të muzikës elektronike, muzikës indiane të quajtuar Jazz fusion
    • Me muzikantët: J. Zawinul; C. Corea; H. Handcock