Krishtërimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Krishterimi)
Jump to navigation Jump to search
Shpëtimtari (statujë në Rio de Zhaneiro). Të krishterët besojnë se Jezusi është Person i dytë i Trinisë Hyjnore i trupëzuar që zbriti në tokë për të shpëtuar njerëzillekun nga gjynahu.

Krishtërimi ose Kristianizmi është fe e themeluar sipas mësimeve dhe të dhënave nga Jezu Krishti i cili predikonte se Ai vetë është Mesia hyjnor (mbreti i Izraelit dhe i mbarë botës dhe shpëtimtari i premtuar, shërbëtori i Zotit, Biri i njeriut) në Bibël, në Besëlidhjën e vjetër. Fjala "Krisht" rrjedh nga greqishtja që do të thotë "zoti me ne,", d.m.th. mbreti, dhe, barasvlerësi i saj në hebraisht është titulli Mesia. Sipas të krishterëve, Jezu Krishti ishte Mesia i premtuar që bëri një Besëlidhje të Re në mes njerëzimit dhe Perëndisë. Krishterimi është fe e themeluar në bazat e jahudizmit duke shpallur se Krishti do t'i përmbushë profecitë e Biblës në Besëlidhjën e vjetër.

Numri i të krishterëve vlerësohet të arrijë në 2,1 miliardë njerëz, apo 33 % të popullsisë botërore në vitin 2007.

Krishterimi është feja më e madhe në botë me mbizotërim në Evropë, Amerikën e Jugut dhe të Veriut, Afrikën e Jugut, Filipinet dhe Oqeani. [nevojitet citimi]

Historia e Krishterimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krishterimi lindi rreth 2000 vjet më parë në Jude (Palestina e sotshëme) me Jezsu Krishtin dhe grupin të tij besnikë. Gjatë kësaj periudhe, Judeja ishte një udhëkryq kulturor qytetesh dhe fermash plot me lëvizje. Perandori i Romës ishte sunduesi i tyre . Judenjtë në atë kohë e urrenin sundimin romak, për arsye se për ta ai sillte në sokut shtypjen njerëzore që ata kishin duruar historikisht. Besimet kulturore politeiste të Romës, ishin pagane dhe imponuese ner jetën e tyre judaike. Disa judenj vendosën që shpresa e tyre e vetme ishte konformimi ndaj kësaj sfide (grishje). Të tjerë u bënë fetarë të zellshëm që formojnë grupe luftarake qëndrese kundër Romës, kurse të tjerë u tërhoqën në shkretëtirën e Judesë për të studiuar ligjin e hebrenjve dhe për të pritur ardhjen përfundimtare të Mesisë (shpëtimtarit) të tyre të premtuar.

Ardhja e Jezu Krishtit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historia e krishterimit – me këtë sfond kulturor dhe fetar, filloi edhe shërbesa e Jezusit. Jezusi ishte hebre. Ai ndiqte besimin hebraik dhe e njihte mirë ligjin e tyre. Në fillim të të tridhjetave, Jezusi filloi që të shkonte nga njëri fshat në tjetrin, duke mësuar nëpër sinagoga dhe duke shëruar ata që vuanin. Mësimet e Jezusit ishin revolucionare. Ai i sfidoi (grishi, ftoi) autoritetet e vendosura fetare që të pendoheshin nga vetë-drejtësia dhe hipokrizia (shtirja) e tyre dhe të kuptonin që "Mbretëria e Perëndisë" është e bazuar në shërbim dhe dashuri. Mësimet e Jezusit i trazonin zemrat e njerëzve dhe krijonin paqëndrueshmëri, dhe kjo shqetësonte autoritetet fetare të kohës. Shumë shpejt një grup burrash filluan që ta ndiqnin Jezusin dhe që ta quanin mësues (rabin). Këta burra u bënë dishepujt e tij. Jezusi i mësoi dishepujt e tij në lidhje me vullnetin e Perëndisë dhe në lidhje me “besëlidhjen e re” të cilën Perëndia do ta vendoste me njerëzit nëpërmjet tij. Jezusi i ndihmoi ata që të shihnin që njerëzimi është i lidhur nga vuajtjet dhe kotësitë e jetës si rezultat i mëkatit. Për shkak të mëkatit, njerëzimi e humbi marrëdhënien e vet me Perëndinë. Qëllimi i kësaj “besëlidhjeje të re” është që t'i rikthejë ata që e pranojnë atë në një marrëdhënie të përtërirë faljeje dhe dashurie me Perëndinë. Por çfarë është kjo besëlidhje e re? Jezusi vetë do të paguante për mëkatet e të gjithë njerëzimit duke u kryqëzuar padrejtësisht në një kryq romak. Tri ditë më vonë, Ai do të ringjallej, duke e mundur vdekjen, për t'i dhënë shpresë një bote të pa shpresë. E pra, gjithçka ndodhi ashtu siç Jezusi u kishte thënë, dhe dishepujt e tij ishin dëshmitarë të një mrekullie të mahnitshme. Mësuesi i tyre, Jezusi nga Nazareti, vdiq dhe tri ditë më vonë u ringjall për të përfunduar veprën e tij të shpëtimit dhe për t'u emëruar Mesi. Të shtyrë nga një porosi e madhe për të ndarë dashurinë që Perëndia i kësaj gjithësie u kishte dhënë atyre, dishepujt filluan që të shpallin këtë ungjill (lajm të mirë) rreth shpëtimit, shprese anë e mbanë vendit. Kështu, nga një grup i vogël njerëzish që jetonin në një krahinë të vogël të Judesë rreth 2000 vjet më parë, historia e krishterimit filloi, dhe besimi i krishterë qysh prej asaj kohe është përhapur në të gjithë botën. Mesazhi i tyre i ungjillit ishte i thjeshtë: “Sepse Perëndia aq e deshi botën, saqë dha Birin e tij shumë të dashur, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 3:16).

E parathënë në profeci[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Megjithëse shumica e dokumentimit historik për fillimin e besimit të krishterë dokumentohet në ngjarjet e "Besëlidhjes së Re", në fakt historia e krishterimit filloi me profeci në Besëlidhjen e Vjetër. Ka rreth 300 profeci (parathënie) të dhëna në një periudhë prej 1000 vjetësh që gjenden në Besëlidhjen e Vjetër, të cilat kanë të bëjnë me ardhjen e Mesisë hebre). Prandaj, kohë më përpara se Jezusi të ecte mbi tokë, misioni i tij iu bë i njohur njerëzimit nëpërmjet "Fjalës së Perëndisë".

Përqindja e krishterimit në botë.

Burim i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

- Botuar për here te pare ne gjuhen angleze ne "Balkanistica - University of Missisipi", 13 (2000). Botohet për herë të parë në gjuhën shqipe. Përkthimi në shqip "Bota Shqiptare" redaktuar nga vetë autori (Robert Elsie).

Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]