Shko te përmbajtja

Mëkati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mëkati biblik, paraqitur nga Kornelis fan Harlem, 1592.

Mëkati[1] është veprimi a ana e ligtë, e plogshtë a e dobët e njeriut nga pikëpamja shpirtërore.

Mëkati kryesisht përdoret si shprehje pakashumë e përkufizuar në fe, përkatësisht ndër fetë abrahamike (Judaizëm, Krishtërim, dhe islam) për të përshkruar një vepër që dhunon një rregull apo normë morale dhe gjendjen e kryerjes të këtij dhunimi. Sipas këtyre feve çdo mendim, fjalë apo vepër e menduar si jomorale, e turpshme, e dëmshme, apo tjetërsuese në të keqen mund të quhet "mëkat".[1]

Në disa fe vepra mëkatare qëndron përgjithësisht në tejkalimin, edhe pa dashje, te kufijve të vendosur nga sfera e gjërave të shenjta dhe të gjërave jofetare.

Mëkati në Krishtërim

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Krishtërim, mëkati është gjendja e papërsosmërisë së njeriut, i cili u nda nga Perëndia. Kjo ndarje, sipas rrëfimeve biblike (Zan.3) u shkaktua nga rënia në mëkat e njeriut.

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. 1 2 "Fjalorthi". fjalorthi.com (në anglisht). Marrë më 2025-07-31.