Jump to content

Mëkati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gjynahu)
Mëkati biblik, paraqitur nga Kornelis fan Harlem, 1592.

Mëkati, Xhynahu ose Gjynafi është veprimi a ana e ligtë, e plogshtë a e dobët e njeriut nga pikëpamja shpirtërore.

Mekati krysisht përdoret si shprehje pak e shumë e përkufizuar në fe, përkatësisht ndër fetë abrahamike (judaizëm, krishterim, dhe islam) për të përshkruar një vepër që dhunon një rregull apo normë morale dhe gjendjen e kryerjes të këtij dhunimi. Sipas këtyre feve çdo mendim, fjalë apo vepër e menduar si jomorale, e turpshme, e dëmshme, apo tjetërsuese në të keqen mund të quhet "mëkat".

Në disa fe vepra mëkatare qëndron përgjithësisht në tejkalimin, edhe pa dashje, te kufijve të vendosur nga sfera e gjërave të shenjta dhe të gjërave jofetare.

Mëkati në Krishterim

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në krishterim mëkati është gjendja e papërsosmërisë së njeriut, i cili u nda nga Perëndia. Kjo ndarje, sipas rrëfimeve biblike (Zan. 3) u shkaktua nga rënia në mëkat e njeriut.

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]