Paganizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Paganizmi (nga lat. paganus, "katundar, fshatar" nga fjala pagus - fshat) është një emërtim që tregon një radhë të gjërë besimesh dhe ushtrimesh shpirtërore apo fetare të feve natyrore (animizmi) ose politeiste, të kundërta me fetë monoteiste Abrahamike. Me ardhjen e KrishtërimitEvropë, paganë quheshin ata që nuk pranonin fenë e re monoteiste, dhe këta ishin pikërisht katundarët, apo ata që ishin të lidhur më ngushtë me traditën (trashëgiminë) e vjetër, me kultin e natyrës, që bazohej mbi elementet dhe në harmoninë me stinët e vitit.

Paganizmi është një fe e bazuar në nderimin dhe dëgjimin e natyrës. Emërtimi paganizëm përdoret sot për të treguar fetë evropiane të para krishtere.

Pas rënies së rëndësisë së monoteizmit në Europe, dhe zhgënjimit me monoteizmin ka një ringjallje të paganizmit. Paganizmi shihet si fe më e përshtatshme me nevojën për t'u kujdesur për natyrën, dhe si fe më pluraliste dhe demokratike se monoteizmi që konsiderohet shtypës. Në Islandë është themeluar shoqata neopagane më 1972 dhe shoqata të tilla janë përhapur në vende tjera. Te shqiptarët janë ruajtur dhe kultivuar traditat pagane si pjesë e ndërtimit të identitetit kombëtar, si p.sh. Dita e Verës, Darka e Lamës. Tashmë ka një interes për të ringjallur traditat pagane si pjesë e kundërshtimit të përçarjeve fetare nga monoteizmi.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]