Mitologjia ilire

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Paraqitja e Polifemit, babait të Ilirit, Keltit dhe Galit në një amforë protoatike (rreth vitit 600 pes.)

Mitologjia ilire është një shprehje e cila i referohet miteve, legjendave, besimeve dhe praktikave fetare të fiseve ilire, një grup fisesh që flisnin gjuhën ilire dhe banonin në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, prej shekullit X pes. deri në shekullin VII es. [1] [2] Burimet e shkruara të disponueshme lidhur me këtë problematikë janë shumë të rralla. Ato përbëhen kryesisht nga emra personalë dhe emra vendesh, dhe disa fjalë nga burimet klasike. [3] Krahas kësaj mitologjia ilire ngërthen në vete edhe një varg paralelizmash me mitologjinë greke dhe mitologjinë romake. [4]

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2rightarrow (Nuvola colors).svg Shiko gjithashtu artikullin Mitologjia shqiptare

Mitologjia ilire është një fushë e cila ende nuk është studiuar dhe hulumtuar në mënyrë të mjaftueshme. Gjurmët më të shpeshta të miteve dhe praktikave fetare të epokës pararomake janë ato që lidhen me simbolikën mitologjike dhe fetare. Simbolet përshkruhen në çdo larmi zbukurimesh dhe zbulojnë se objektet kryesore të kultit parahistorik të ilirëve ishin, në viset veriore Dielli, [5] në viset qëndrore (nga Dalmacia deri në Dardani) Hëna dhe në viset jugore gjarpëri, [6] që adhuroheshin në një sistem besimi të përhapur dhe kompleks. [7] Hyjnitë ilire përmendën në mbishkrime mbi statuja, monumente dhe monedhaperiudhës romake, dhe disa janë interpretuar nga shkrimtarët antikë përmes krahasimeve mitologjike dhe fetare. [8] [3] Këtyre mund të shtohet një numër më i madh mbishkrimesh nga rajoni italian juglindor i Pulias, shkruar në gjuhën mesapike, e cila përgjithësisht konsiderohet se ka të bëjë me ilirishten, [3] [8] [2] [9] edhe pse kjo është debatuar në nivele kryesisht spekulative. [10] Duket se nuk ka asnjë zot të vetëm më të spikatur për të gjitha fiset ilire, dhe një numër hyjnish duket se shfaqen vetëm në rajone të veçanta. [8]

Mendohet se ilirët nuk krijuan një kozmologji uniforme mbi të cilën të përqendroheshin praktikat e tyre fetare. [8] Si paganë, ilirët besonin në fuqi të mbinatyrshme dhe ata u atribuojnë hyjnive të tyre cilësi që pasqyroheshin në jetën e përditshme, shëndetin dhe sëmundjet, bollëkun natyror dhe katastrofën natyrore. [8] Një numër toponimesh dhe antroponimesh ilire që rridhnin nga emrat e kafshëve duket se pasqyronin besimet e tyre te kafshët si paraardhës dhe mbrojtës mitologjikë. [11] Gjarpri ishte një nga totemet më të rëndësishme të kafshëve. [12] Ilirët besonin në fuqitë magjike, dhe syrin e keq, në fuqinë magjike mbrojtëse dhe të dobishme të hajmalive (amuletëve) të cilat, sipas besimit të tyre, mund të mbronin njeriun nga syri i keq apo qëllimet e këqija të armiqve. [11] [8] Spektri i pasur në besimet fetare dhe ritualet e varrosjes që u shfaqën tek ilirët, veçanërisht gjatë periudhës romake, mund të pasqyrojë ndryshimin në identitetet kulturore në këtë rajon. [13]

Tradita mitologjike më e njohur, e rrënjosur thellë në vetëdijen e popullatës së Ballkanit veriperëndimor ishte legjenda e Kadmit dhe Harmonisë krahas të cilës është dëshmuar edhe legjenda e Mbretit Bato. [14] Miti i çiftit heroik Kadmi dhe Harmonia ishte i lidhur ngushtë me enkelejët dhe territorin ku ata banonin: Beotia dhe Iliria. [15] Ndërkaq në periudhën romake emri Bato me sa duket ishte një nga emrat personal ilirë më të shquar, i cili mbase fillimisht ishte një "emër i shenjtë," prandaj edhe ishte përhapur jashtëzakonisht shumë, por është kondensuar sidomos në Iliri, Beoti dhe Trojë. Si për ta përforcuar këtë pohim është vërtetuar prania e një tempulli kushtuar Batos mitologjik në qytetin Argos, siç është regjistruar nga Pausania. Në çdo rajon të përmendur emri i tij lidhet me legjendat dhe besimet popullore, duke sugjeruar gjithashtu një kult përkatës antik pararomak si dhe një mundësi të ekzistencës së traditës popullore epike.[16]

Pjesë të miteve, perëndive dhe besimeve popullore ilire përfundimisht burojnë nga mitologjia Proto-Indo-Evropiane. [3] Krahas me besimet dhe mitologjinë thrakase dhe dakase, ajo përbën një pjesë të mitologjitë paleo-ballkanike. [17] Shqiptarët ruajtën shumë gjurmë të simbolizmit mitologjik dhe fetar ilir [11] [12] ndërsa besimet e lashta ilire janë njëri prej burimeve themelore nga të cilat kanë mbijetuar besimet popullore shqiptare. [18] [8] Krahas kësaj, gjurmë të kulteve të lashta ilire mund të gjenden edhe sot në besimet dhe paragjykimet fetare midis kroatëve, bosnjanëve, serbëve dhe malazezëve. [1]

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Stipčević 2002.
  2. ^ a b Mallory & Adams 1997.
  3. ^ a b c d West 2007.
  4. ^ Poghirc, Cicerone (1987). "Albanian Religion". përmbledhur nga Mircea Eliade (red.). The Encyclopedia of Religion (në anglisht). 1. New York: MacMillan Publishing Co. fq. 178–180.
  5. ^ Stipčević 1974, p. 182
  6. ^ Wilkes 1992, p. 244
  7. ^ Stipčević 1974, p. 182
  8. ^ a b c d e f g Wilkes 1992.
  9. ^ Small 2014.
  10. ^ De Simone 2017.
  11. ^ a b c Stipčević 1974.
  12. ^ a b Stipčević 1976.
  13. ^ Brandt, Ingvaldsen & Prusac 2014.
  14. ^ Šašel Kos 1993, p. 113 ... Of all the known legends connected to the northwestern Balkans, the one which was most deeply rooted among the population is the legend of the Theban heroic pair, Cadmus and Harmonia... In her opinion the legends of Cadmus, of Bato, and of the Cadmeians among the Enchelei..." p. 123: The popularity of the legend of Cadmus and Harmonia in Illyria was also manifested in other ways, in particular in the sphere of artistic creation." p. 124: "Bato, one of the most significant Illyrian names in the period of the Roman Empire, was originally, as is shown by Katičić, probably nomen sacrum...The name is unusually distributed, concentrated in Illyria, Thebes (or rather Argos), and Troas, everywhere connected to legends and religion which indicates ancient cult and religious relations..."
  15. ^ Katičić 1977, f. 5: "Die Encheleer erscheinen in der ältesten Landeskunde des östlichen Ufers der Adria, an sie knüpft sich der Mythos vom Ende des Kadmos und d er Harmonia. Bald ist es, als verträten sie in ältester Zeit für die Griechen das illyrische Volkstum schlechthin, manchmal erscheinen sie als eigene Volksgruppe n eben den Illyriern , meistens aber werden sie als einer unter den illyrischen Stämmen erwähnt. Das griechische Schrifttum kennt sie aber nicht nur als Bewohner der fernen adriatischen Gestade und der Täler im balkanischen F estland, es kennt sie auch im vertrauten Böotien, als Nachbarn Thebens, die eine Rolle in seiner Frühgeschichte gespielt haben. Encheleer werden demnachin allen Gegenden erwähnt, wo Kadmos und Harmonia verweilt haben: sowohl in Böotien, als auch im illyrischen. Lande. Die Verbindung des Heroenpaares mit diesem Volke erweist sich, dadurch als noch enger. Das Volk der Encheler hat somit zweifellos eine zen tra le Stellung in der ältesten illyrischen Geschichte."
  16. ^ Šašel Kos 1993, p. 124 ... "Bato, one of the most significant Illyrian names in the period of the Roman Empire, was originally, as is shown by Katičić, probably nomen sacrum; Pausanias mentions that he had a temple in Argos (II 23, 2), and it is very probable that he was also honoured as a hero in Harpya. The name is unusually distributed, concentrated in Illyria, Thebes (or rather Argos), and Troas, everywhere connected to legends and religion which indicates ancient cult and religious relations, which in Katičić's opinion extended far beyond linguistic and ethnic boundaris."
  17. ^ Leeming 2005.
  18. ^ West 2007, p. 288: "Ancient Illyrian religion is perhaps one of the underlying sources from which Albanian legend and folklore have drawn nourishment."