Jump to content

Medauri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Medauresi ka qenë hyjnia mbrojtëse iliris e qytetit të Risanit, ka gjasa të ketë qenë hyjni luftes.

Për Medauresi ka shënime prej Lambësisë së largët në Numidinë e Afrikës Veriore. Në nji faltore të këtij castrumi romak, nji ilir bujar i ka kushtuar tempullit tëMark Aurelit dy mbishkrime për zotin Medaures. Në njërin prej tyre, i shkruar në vargje, Medauri asht kualifikuar si pajtor i qytetit ilir Risnium (Risan në Bokën e Kotorrit, Rhizoni antik), kala e njohtun ku asht strehuar Teuta mbas disfatës që pësoi prej romakëve. Prej mbishkrimit shohim se Medauri ishte i paraqitur me shtizë në dorë dhe në kalë. Disa shkencëtarë e identifikojnë me zotin ilir të mjekësisë, për arsye se besohej se faltorja ku janë gjetur dy mbshkrimet i ishte kushtuar vetëm Eskulapit. Sipas përshkrimit që njani mbishkrim jep për figurën e Medaurit, do të duhej të ishte nji zot lufte, mbrojtës i Risniumit, qyteti i lindjes së dedikuesit.

Bindusi

Redon