Bindi
Bindi (latinisht: Bindus) ishte hyjnia ilire e ujërave dhe burimeve. Bindi adhurohej kryesisht nga fisi i japodëve dhe pjesërisht nga dardanët e fise të tjera. Pamje të hyjnisë mund të gjenden dhe sot në ndërtesat e lashta në Ulqin. Hyji paraqitej si një burrë me mjekër dhe me gjysëm e trupit si peshk dhe që mbante në një dorë tredhëmbëshin dhe delfinin në dorën tjetër.[1] Në disa mbishkrime, zoti ilir Bindi, është identifikuar me Neptunin romak.
Kuptimi i emrit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas studiuesit Rexhep Doçi, emri i hyjit Bind vjen nga kuptimi që lidhet me kultin e ujit, me ujin që buron (del) prej tokës dhe habit e bind njerëzit. Ai shpjegon se fjala bind është përcjellë edhe në gjuhën e sotme shqipe si kompozitë e përbërë prej dy fjalësh bin+d, nga: i binë (i mbirë, i bimë) + prej dheut, tokës.[2]
Altarët e shumtë kushtuar këtij hyu ilir (me dedikim BINDO NEPTUNO SACRUM), janë gjetur në territorin e japodëve të vjetër afër burimit të përroskës Privilica, në afërsi të Bihaçit në Bosnje. Padyshim, në këtë lokalitet të vetmuar gjendej një faltore, ose me fjalë tjera, një vend i shenjtë kushtuar Bindusit. Kjo hyjni mbronte ujërat, sidomos burimet, dhe si e tillë identifikohej me zotin Neptun. Aty ku janë zbuluar altarët janë gjetur sasi të mëdha brirë dhish, flijuar Bindusit.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burime të dhënash
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Bindi - hyj japod apo hyj gjithilir? (Kopje e arkivuar_". Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2016. Marrë më 16 janar 2016.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Fjala pellasge-ilire-shqipe da>de>dhé (tokë) në funksione onomastike