Jump to content

Narenët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fiset në Ilirik gjatë Kryengritjes së madhe ilire në vitin 6

Narenët ose Narensët (greqishtja e lashtë: Ναρήνσιοι - Narénsioi[1] apo Ναρήσιοι - Narésioi)[2] është emri i një fisi të ri ilir, i cili kishte prejardhjen ose ishte krijuar nga popuj të ndryshëm përgjatë lumit Narona. Për Narensët thuhet se kishin 102 dekurie. Ky fis popullonte pjesën e sipërme dhe të mesme të luginës së lumit Narona ose Narenta (Neretva) dhe në rrafshinat përreth Mostarit. Ata janë në listën fiseve të pushtuara në vitin 33. p. e. s.

Përveq Narenëve (Narensëve) përmenden edhe Melkumanët, Melkomenët ose Merumenët, (greqishtja e lashtë: Μελκομένιοι - Melkoménioi),[3] dhe ka shumë të ngjarë që jetonin në afërsi të tyre, ndoshta në fushën rreth Gackas në Nevesinjën lindore të Hercegovinës.[3] Melkumanët kishin 24 dekurije.

  1. ^ Gaius Plinius Secundus' Historiae naturalis, Liber 3
  2. ^ A. Bowman, E. Champlin in A. Lintott (1996), The Cambridge Ancient History, Vol. 10: The Augustan Empire, 43 BC-AD 69, str. 578.
  3. ^ a b John Boardman,The Cambridge Ancient History, ISBN 0-521-26430-8, 1923, str. 578, [1], pridobljeno dne 7. maja 2012.