Jump to content

Helidonët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Helidonët (Latin: Chelidones / Chelidonii, greqishtja e lashtë: Χελιδόνες - Chelidones dhe Χελιδόνιοι - Chelidonioi) ishin një fis i vogël ilir në kuadër të taulantëve. Emri i tyre në greqisht do të thotë 'kërmill-njeri'. Ata jetonin në luginat e Matit ose Drinit. [1][2] Fqinjët e tyre në perëndim ishin abrët, në veri Labeatët dhe në jug Taulantët pjesë e të cilëve ishin.[1] Hekateu i Miletit shkruan se fisi ilir i helidonëve jetonte në veri të sesaretëve (Sesarethioi - Σεσαρήθιοι). [3] Sipas Stipqeviqit, ngjashëm me taulantët, emri i tyre sugjeron praktikimin e totemizmit të kafshëve, i cili ishte i përhapur te popujt ilirë.[4]

  1. ^ a b John Wilkes (1969). "The Illyrians". WebArchive (në anglisht). fq. 98. Marrë më 9 shkurt 2018.
  2. ^ Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992, ISBN 0-631-19807-5, page 98, "... named by the sixth-century writer Hecataeus as neighbours of the Chelidones, the 'snail-men', who may have lived on their northern borders towards the Mat or Drin valleys."
  3. ^ Eichner, Heiner (2004). "Illyrisch – die unbekannte Sprache". përmbledhur nga Eichner, Heiner (red.). Die Illyrer. Archäologische Funde des 1. Vorchristlichen Jahrtausends aus Albanien (në gjermanisht). Museum für Urgeschichte Asparn an der Zaya. fq. 96. ISBN 3-85460-215-4.
  4. ^ Stipčević, Aleksandar (1974). The Illyrians: history and culture (në anglisht) (bot. 1977). Noyes Press. fq. 196–197. ISBN 978-0815550525.