Paionët
| Fiset ilire | |
| • Albanët | • Autariatët |
| • Arbët | • Ardianët |
| • Atintanët | • Dalmatët |
| • Dardanët | • Dasaretët |
| • Daorsët | • Enkelejtë |
| • Eordejët | • Japigët |
| • Japodët | • Kaonët |
| • Labeatët | • Mesapët |
| • Molosët | • Paionët |
| • Parathinët | • Penestët |
| • Pirustët | • Taulantët |
| • Thesprorët | • Shqiptarët |
Paionët ishin një grup fisesh ilire që banonin në luginën e sipërme të Aksiosit (Vardari) dhe degëve të tij, duke u shtrirë në Lindje deri te lugina e Srymonit (Struma) në kufi me fise trake në Perëndim në kufi me dardanët, penestët dhe dasaretët e Ilirisë. Përmenden për të parën herë nga Homeri si aleatë të trojanëve kundër akejve. Në fillim të shek. V p.e.r. u pushtuan nga persët dhe dy fise të tyre me urdhër të Darit u shërngulën në Azi. Në gjysmën e parë të shek. IV paionët kishin krijuar mbretërinë e tyre , një ndër sundimtarët e të cilit ishte Agisi. Që nga kjo periudhë historia e paionëve është e lidhur me përpjekjet e vazhdueshme të shtetit maqedon për t'i nënshtruar. Kjo u arrit gjatë sundimit të Filipit II dhe sidomos të Aleksandrit të Madh. Megjithatë duke njohur qeverisjen e Maqedonisë, paionët vazhdonin të sundoheshin formalisht nga mbretëria e tyre. Vetëm pas nënshtrimit të plotë nga ana e Lismakut nuk bëhet më fjalë për mbretër paionë. Paspushtimit romak Paionia u nda midis krahinave II dhe III, nga të katër provincat autonome të Maqedonisë të krijuar nga pushtuesit. Me riorganizimin administartiv të perandorisë e në kohën e Dioklecianit, Paionia së bashku me Pelagoninë formonin një krahinë të veçantë të quajtur Maqedonia II ose Salutaris.
Demosteni thoshte për ta se "nuk janë mësuar të binden".
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literature
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Demosteni shek 4 p.K
| Ky artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
