Dasaretët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Dasaretët ishin një fis ilir, banorë të krahinës Dasaretia, që përfshinte pjesën perëndimore të liqenit të Ohrit, Qarkun e Korçës, dhe te Beratit.[1][2] Në shek. IV p.e.r. emri dasarët del në këtë truall në vend të enkelejve. Bëjnë pjesë në mbretërinë Ilire. Vendi i tyre Dasaretia dhe qyteti më i fortë i kësaj krahine, Pelioni, përmenden në kohën e kryengritjes së mbretit ilir, Klitit kundër Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Në kohën e luftërave Iliro-Romake dhe Maqedono-Romake dasaretët kaluan herë në varësin maqedone e herë atë të mbretërisë ilire deri sa ranë përfundimisht, në vitin 168 p.e.r. nën sundimin romak. Në vitin 148 p.e.r., Dasaretia u përfshi në provincën romake të Maqedonisë, si një bashkësi (koinon) më vete, me qendër qytetin Lyhnid (Ohri). Në kohën e Dioklecianit, shek. III të e.r. u përfshi nën provincën e Epirit të ri. Qytetet tjera të dasaretëve ishin edhe Antipatrea (Berati), Kodrioni (Irmaj), si dhe Krysondiona, Gertundi, Keraka, Sationa, Bojoja, Bantia, Orgesa, Knidi (ende të palokalizuara).

Burime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Aleks Buda (1978). Studime Ilire. Rilindja. p. 133. 
  2. ^ Zhaneta Andrea (1985). Kultura ilire e tumave në pellgun e Korçës. Akademia e Shkencave e RPSSH, Qendra e Kërkimeve Arkeologjike. p. 216. 
Fiset ilire
Iliria.jpg
Albanët Arbëreshët
Arbët Ardianët
Atintanët Dalmatët
Dardanët Dasaretët
Dorsejtë Enkelejtë
Eordejtë Japigët
Japodët Kaonët
Labeatët Mesapët
Molosët Paionët
Parathinët Penestët
Pirustët Taulantët
Thesprorët Shqiptarët