Istrët
Histrët apo të njohur edhe si istrët (greqishtja e lashtë: Ιστρών έθνος) ishin një fis i lashtë ilir, të cilët Straboni i përmend si banorë të rajonit Istria, sipas të cilit ata edhe kanë marrë emrin. Histrët kanë jetuar në fushën e Poreçit rreth 6,000 vjet më parë, ndërsa Picugi - ishte një observator, vendbanim dhe qendër fetare - që ka ekzistuar 4,000 vite më parë.[1] Fisi është klasifikuar në disa burime, si një "fis venetë" me disa lidhje të forta me Ilirët. Ata gjithashtu janë përshkruar edhe si Thrakas nga autorë të tjerë.[2] Pasi që kanë banuar në Gadishullin Istrian ata kishin raporte intensive tregtare dhe kulturore me botën e Mesdhetare, veçanërisht me pjesën qendrore dhe jugore të Italisë.[3]
Romakët i kanë përshkruar Histrët si një fis i piratëve të ashpër, të mbrojtur nga një vijë bregdetare me brigje shkëmbore. Sipas një burimi, ky fis ishte i pari në pjesën veriore të zonës së Adriatikut që u përballën me imperializmin romakë.[4] Istrëtu përfshin në dy fushatave ushtarake me romakët për tu mposhtur në vitin 177 pes. Rajoni në atë kohë, së bashku me pjesën veneciane, Rajoni X Romak i Venedikut dhe Istrisë "Venetia et Histria", sipas kuptimit të lashtë të kufirit verilindor të Italisë. Dante Alighieri i referohet atij si; kufiri lindor i Italisë sipas përkufizimit të lashtë është lumi Arsia.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Evans, Thammy; Abraham, Rudolf (2013). Istria: Croatian Peninsula, Rijeka, Slovenian Adriatic (në anglisht). Guilford, CT: Bradt Travel Guides. fq. 83. ISBN 9781841624457.
- ^ Katicic, Radoslav (1976). Ancient Languages of the Balkans (në anglisht). The Hague: Mouton & Co. N.V., Publishers. fq. 130. ISBN 9783111568874.
- ^ Dzino, Danijel (2010). Illyricum in Roman Politics, 229 BC–AD 68 (në anglisht). Cambridge: Cambridge University Press. fq. 42. ISBN 9780521194198.
- ^ Luthar, Oto (2008). The Land Between: A History of Slovenia (në anglisht). Frankfurt am Main: Peter Lang. fq. 40. ISBN 9783631570111.