Shko te përmbajtja

Qarku i Beratit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Qarku i Beratit
Qarku i Beratit në Shqipëri
Qarku i Beratit në Shqipëri
ShtetiShqipëria Shqipëria
SeliaBerat
BashkitëBashkia Berat
Bashkia Kuçovë
Bashkia Poliçan
Bashkia Skrapar
Bashkia Ura Vajgurore
Qeverisja
  PrefektValbona Zylyftari
  Kryetar i Këshillit të QarkutDonald Molishti
Sipërfaqja
  Total
1.798 km2 (694 sq mi)
Popullsia
 (2023)
  Total
140.956
  Dendësia78/km2 (200/sq mi)
Zona kohoreZKEQ (UTC+1)
  Verë (DST)OVEQ (UTC+2)
Kodi ISO 3166AL-01
Kodi NUTSAL031
Faqja zyrtareqarkuberat.gov.al

Qarku i Beratit është një nga 12 qarqet në Shqipëri me një sipërfaqje prej 1,798 km². Kodi ISO 3166-2 është AL-01. Qarku i Beratit përfshin rrethin e Beratit, rrethin e Kuçovës dhe rrethin e Skraparit.

Qendra e Qarkut të Beratit ndodhet në qytetin e Beratit. Qarku i Beratit është i vetmi qark që nuk ka dalje në det dhe nuk kufizohet as me ndonjë shtet tjetër. Në veri kufizohet me Qarkun e Elbasanit, në perëndim me Qarkun e Fierit, në Jug me Qarkun e Gjirokastrës dhe në Lindje me Qarkun e Korçës. Qytetet e këtij qarku janë Berati, Kuçova, Çorovoda, Poliçani dhe Ura Vajgurore. Qarku i Beratit ka një popullsi prej 140.956 banorë.[1]

Ndarja Administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qarku i Beratit përfshin 3 rrethe, 5 bashki dhe 20 komuna:[2]

  • Rrethi i Beratit përfshin 2 bashki dhe 10 komuna.
  • Rrethi i Skraparit përfshin 2 bashki dhe 8 komuna.
  • Rrethi i Kuçovës përfshin 1 bashki dhe 2 komuna.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


  1. "CENSI I POPULLSISË DHE BANESAVE NË SHQIPËRI 2023" (PDF). www.instat.gov.al. Marrë më 26 prill 2025.
  2. "Ndarja e Re Administrative Territoriale". shtetiweb.org. Marrë më 26 prill 2025.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)