Qarku i Kukësit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Koordinatat:42°10′ Veri 20°20′ Lindje 42.166667° Veri 20.333333° Lindje

Qarku i Kukësit
Qarku i Kukësit
Shteti Shqipëria
Rrethet
Kryeqendra Kukësi
Kryetari i qarkut Ibsen Elezi
Sipërfaqja 2,373 km²
Popullsia (2010) 79,289 banorë
Dendësia e popullsisë 33.2 ban/km²
Kodi ISO 3166-2 AL-07
Qyteti i Kukësit (Qendra 2009)

Qarku i Kukësit është një nga 12 qarqet në Shqipëri dhe ka një sipërfaqje prej 2.373 km². Qarku i Kukësit i përfshin rrethin e Hasit, rrethin e Kukësit dhe rrethin e Tropojës. Kryeqendrat sipas rretheve janë: Kukësi, për rrethin Kukës, Kruma për rrethin Has dhe B. Curri (ish-Kolgecaj) për rrethin Tropojë. Qarku i Kukësit kufizohet në verilindje dhe deri në lindje me Kosovën, në jug me Qarkun e Dibrës, në jugperëndim me Qarkun e Lezhës, në perëndim me Qarkun e Shkodrës dhe në veriperëndim me Malin e Zi. ISO 3166-2-Code është AL-07. Qarku i Kukësit ka një popullsi prej 78.239[1] banorë.

Kryeqendra e Qarkut Kukës[redakto | redakto tekstin burimor]

Kukësi si qendër tregu dhe administrative është krijuar në vitin 1925 (me zhvendosjen e qendrës së Qarkut nga Kruma). Bicaj njihet si qendër administrative e Lumës që nga viti 1884 (më parë si qendër e tillë ka qenë Kalaja e Dodës). Në Malësinë e Gjakovës si qendër administrative pas krijimit të shtetit shqiptarë (1921) ka qenë Kolgecaj (i njohur sot me emrin B. Curri). Hasi si rreth më vete është krijuar në vitin 1993. Qendër e tij - Kruma. Kjo ka qenë gjithashtu qendër e Qarkut (Prefekturës) në vitet 1921 -1925. Deri në vitin 1947 Malziu administrativisht varej nga Shkodra, ndërsa si qendër rrethi ka qenë Puka. Pas këtij viti Malziu i kaloi Kukësit. Si qendër tregu, Hasi (një pjesë) dhe Malësia e Gjakovës kanë pasur Gjakovën; Luma (Prizrenin, Tetovën dhe Gostivarin). Kryetar i Keshillit te Qarkut eshte Shefqet Bruka.

Keshilli i Qarkut[redakto | redakto tekstin burimor]

Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizmit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore. Njësitë e qeverisjes vendore janë Komunat/Bashkitë dhe Qarqet. Qarku përbëhet nga disa njësi bazë të qeverisjes vendore me lidhje tradicionale, ekonomike e sociale dhe me interesa të përbashkët. Qarku i Kukesit perbehet nga 24 komuna dhe 3 bashki. Qarku është njësia ku ndërtohen e zbatohen politikat rajonale dhe ku ato harmonizohen me politikën shtetërore. Organi përfaqësues i Qarkut është Këshilli i Qarkut. Bashkitë dhe komunat delegojnë anëtarë në këshillin e qarkut në përpjesëtim me popullsinë e tyre, por për çdo rast të paktën një anëtar. Kryetarët e komunave dhe të bashkive janë kurdoherë anëtarë të Këshillit të Qarkut. Anëtarët e tjerë të tij zgjidhen me lista përpjesëtimore ndër këshilltarët bashkiakë ose komunalë nga këshillat përkatës. Funksioni i anëtarit të këshillit të qarkut është i papajtueshëm me çdo funksion në administratën e qarkut. Keshilli i Qarkut Kukes perbehet nga 35 antare. Këshilli i qarkut ka të drejtë të nxjerrë urdhëresa dhe vendime me fuqi detyruese të përgjithshme për qarkun.

Këshilli i qarkut[redakto | redakto tekstin burimor]

Këshilli i qarkut ushtron këto kompetenca dhe detyra:

  • a) Miraton statusi e qarkut, si dhe rregulloren e brendshme të funksionimit të tij
  • b) Vendos për nivelin e ndihmesave financiare të detyrueshme të çdo komune dhe bashkie përbërëse në buxhetin e qarkut
  • c) Zgjedh dhe shkarkon nga anëtarët e këshillit kryetarin, zëvendëskryetarin dhe anëtarët e kryesisë
  • ç) Emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit të qarkut
  • d) Miraton strukturën organizative dhe rregulloret bazë të administratës së qarkut, të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të qarkut, si dhe numrin e personelit të tyre,kërkesat për kualifikim, pagat dhe mënyrat e shpërblimit të punonjësve dhe të personave të tjerë të zgjedhur ose të emëruar në përputhje me legjislacionin në fuqi
  • dh) Miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose është bashkëthemelues
  • e) Miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij
  • ë) miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve
  • f) Organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm
  • g) Vendos për taksat e tarifat në kompetencë të qarkut, si dhe për nivelin e tyre
  • gj) Vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve
  • h) vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të qeverisjes vendore, përfshi subjektin e kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë
  • i) emëron dhe shkarkon drejtuesit e ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi të tij
  • j) Vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet
  • k) Vendos për vërtetimin dhe heqjen e mandatit të këshilltarit të qarkut
  • l) Miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen dhe garantimin e interesit publik në nivel qarku
  • ll) Vendos për simbolet e qarkut
  • m) jep tituj nderi dhe stimuj
  • n) vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara në bazë dhe në zbatim të ligjit me të cilin bëhet ky delegim në qark
  • nj) Miraton ose shfuqizon vendimet e kryesisë së qarkut

Funksionimi i këshillit të qarkut[redakto | redakto tekstin burimor]

Këshilli i qarkut ushtron kompetencat nga çasti i konstituimit të tij deri në konstituimin e këshillit pasardhës. Mbledhja e radhës e këshillit të qarkut bëhet jo më pak se një herë në tre muaj.Mbledhjet zhvillohen sipas programit të punës që bën këshilli.

Këshilli i qarkut mblidhet jashtë radhe me kërkesë:

  • a) të kryetarit të tij
  • b) të kryesisë së këshillit
  • c) të një të tretës së anëtarëve të këshillit
  • ç) të prefektit për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve të tij

Thirrja e mbledhjes së këshillit bëhet nga kryetari. Njoftimi për mbledhjen e këshillit bëhet si rregull jo më pak se 10 ditë para datës së zhvillimit të mbledhjes. Njoftimi përmban datën e mbledhjes, orën, vendin dhe rendin e ditës.

Kryesia e Keshillit te Qarkut[redakto | redakto tekstin burimor]

Qyteti Kruma

Kryesia e këshillit të qarkut Kukes përbëhet nga 7 antare, kryetari, zëvendëskryetari dhe 5 anëtarë të tjerë. Anëtarët e kryesisë së këshillit të qarkut zgjidhen dhe shkarkohen me votim, me listë shumemërore kandidatësh dhe shpallen fitues kandidatët që kanë marrë më shumë vota.

Kryesia e këshillit të qarkut thirret në mbledhje nga kryetari, jo më pak se një herë në muaj. Mbledhjet e kryesisë janë të vlefshme kur marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve. Funksionet e kryetarit, zëvendëskryetarit dhe sekretarit të këshillit të qarkut janë të papajtueshme me funksionin e kryetarit të komunës ose bashkisë.

Kryesia e këshillit të qarkut për realizimin e funksioneve të qarkut dhe në zbatim të vendimeve të këshillit të tij:

  • a) Ushtron të gjitha kompetencat, me përjashtim të atyre që i janë dhënë shprehimisht këshillit të qarkut
  • b) Miraton Paktet dhe materialet e tjera për mbledhjen e këshillit të qarkut, në përputhje me rendin e ditës të përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ajo vetë
  • c) Raporton në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të paktën çdo 6 muaj ose më shpesh, sa herë kërkohet nga këshilli
  • ç) Raporton në këshill sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e qarkut
  • d) Ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar qarkut si person juridik

Në ushtrimin e kompetencave të saj, kryesia e këshillit të qarkut nxjerr vendime, të cilat miratohen nga shumica e anëtarëve të pranishëm. Vendimet marrin fuqi detyruese për t'u zbatuar nga të gjitha organet dhe personat e ngarkuar, pasi shpallen publikisht ose u bëhen të njohura subjekteve të interesuara. Vendimet e kryesisë duhet të miratohen në mbledhjen më të afërt të këshillit të qarkut dhe në rast se nuk miratohen, e humbasin fuqinë e tyre që nga fillimi.

Kryetari i Qarkut[redakto | redakto tekstin burimor]

Kryetari i këshillit të qarkut, përfaqëson këshillin e qarkut në marrëdhënie me organe shtetërore, me organet e njësive të qeverisjes vendore, me persona fizikë dhe juridikë vendas ose të huaj, si dhe ushtron këto kompetenca:

  • a) Kryeson mbledhjet e këshillit të qarkut dhe të kryesisë së tij
  • b) Nënshkruan të gjitha aktet e këshillit dhe të kryesisë së këshillit, si dhe procesverbalet e mbledhjeve të këshillit dhe të kryesisë
  • c) Siguron zbatimin e vendimeve të këshillit të qarkut dhe të kryesisë së tij
  • ç) Në përputhje me tematikën e mbledhjeve të këshillit të qarkut dhe të kryesisë përgatit raportet, P/vendimet dhe materialet e tjera të nevojshme
  • d) Drejton administratën e këshillit të qarkut dhe përgjigjet para këshillit për funksionimin e saj
  • dh) Emëron dhe shkarkon personelin e administratës së këshillit të qarkut, përveç rasteve të parashikuara ndryshe në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil"
  • e) Garanton kryerjen e funksioneve që i janë dhënë me ligj këshillit të qarkut
  • ë) Merr masa dhe siguron funksionim normal të të gjitha strukturave të këshillit, të mbledhjeve të këshillit dhe të kryesisë së tij
  • f) Ushtron kompetenca të tjera që i ngarkohen atij me ligj, nga këshilli i qarkut ose ngakryesia e tij

Kryetari i këshillit të qarkut është kryetar i Komisionit te mbrojtejes se Tokes. Kryetari i këshillit të qarkut është kryetar i komisionit te ndarjes se tokes. Kryetari i këshillit të qarkut është kryetar i KRRT-së së qarkut Në ushtrimin e kompetencave të tij, kryetari i këshillit të qarkut nxjerr urdhra me karakter individual. Në mungesë të kryetarit, funksionet e tij kryhen nga zëvendëskryetari.

Komisionet[redakto | redakto tekstin burimor]

Komisioni i mbrojtjes se tokes[redakto | redakto tekstin burimor]

Per bashkërendimin e veprimtarive per mbrojtjen e tokes bujqesore prane Keshillit te Qarkut krijohet Komisioni i Mbrojtjes se Tokes (KMT)

Ne perberje te këtij komisioni marrin pjese kryetaret e komunave/bashkive, drejtori i policise se qarkut,pergjegjesi i agjensise rajonale te mjedisit, drejtuesi i policise se ndertimit, drejtori i drejtorise rajonale te bujqesise dhe ushqimit,drejtori i drejtorise rajonale te ujrave, drejtori i drejtorise se shërbimit pyjor si dhe drejtues te institucioneve veprimtaria e te cileve ndikon mbi token bujqesore. Keta te fundit miratohet nga Keshilli i Qarkut. Kryetari i Keshillit te Qarkut eshte njekohesisht Kryetar i KMT-se.

Komisioni i tokes ne Qark[redakto | redakto tekstin burimor]

Komisioni i Tokes ne Qark kryesohet nga Kryetari i Keshillit te Qarkut. Perberja e komisionit te tokes ne qark miratohet me vendim te Keshillit te Qarkut. Ne perberje te komisionit bejne pjese Drejtoret e bujqesise dhe te ushqimit,pergjegjesit e kadastres,pergjegjesit e ZRPP-se, perfaqesuesi i drejtorise se policise dhe deri ne 10 anetare te tjere si agronom,juriste, ekonomiste, inxhinier gjeodet etj. Komisioni i tokes ne qark thirret nga kryetari jo me rrale se nje here ne dy muaj

Komisioni ad-hoc[redakto | redakto tekstin burimor]

Per zhvillimin e procedurave per pranimin Sherbimin Civil,ngritjen ne detyre dhe lëvizjen paralele dhe rregullimin e marredhprane Këshillit te Qarkut Kukes eshte krijuar Komiteti ad-hoc. Ky komitet perbehet nga 3 perfaqesues te institucionit dhe 2 perfaqesues te jashtem, specialiste te njohur te fushes ne te cilen do te zhvillohet testimi.

Komisioni i vleresimit te ofertave[redakto | redakto tekstin burimor]

Komisioni i Prokurimeve Publike ngrihet dhe funksionon ne zbatim te dispozitave ligjore për Prokurimin Publik dhe ngritja e tij behet pas sigurimit te fondeve kur ka nevoje per pune,mallra dhe sherbime nga Kryetari i Keshillit te Qarkut, i cili njekohesisht eshte edhe Titullari i Autoritetit Kontraktor. Komisioni i Vleresimit te Ofertave përgjigjet ndjekjen e proçedurave të Prokurimit, me qëllim prokurimin e fondeve, të vëna në dispozicion nga Buxheti i Shtetit ose të ardhurat e Keshillit te Qarkut. Detyrat e anetarit te Komisionit te Prokurimeve Publike. Përmbush të gjitha detyrat që i ngarkohen nga Kryetari i Komisionit te Prokurimeve Publike në zbatim të legjislacioni në fuqi.

Lidhje te jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Qark Kukës – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Letërsi[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Ligji nr.9244 date 17.06.2004 “Per mbrojtjen e tokes bujqesore
  • VKM nr.230 date 22.07.1991 “Per krijimin e komisionit te tokave” e ndryshuar”
  • Ligji nr.8549 date 11.11.1999 “Statusi i Nepunesit Civil”
  • Ligji nr.9643 date 20.11.2006 ”Per prokurimin publik” dhe VKM nr.1 date 10.07.2007

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Tregues sipas Qarqeve Popullsi e Qarkut