Qarku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Qarqet në Shqipëri

Qarku është një njësi administrative që përbehet nga disa rrethe me tradita dhe zakone të njëjta, dhe që janë kufitare me njëri-tjetrin.

Kompetencat e Qarkut janë më të gjera se ato të Prefekturës. Qarku kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve, urgjencat civile, projektet e donatoreve, etj. Kjo ka sjelle që Prefektura ta humbasë rolin e saj të mëparshëm. Shikoni këtu për të gjitha qarqet e Shqipërisë: Qarqet e Shqipërisë

Republika e Shqipërisë ka aktualisht 12 qarqe që vijojnë nga veriu në jug : (Kujdes! Figura në të djathtë nuk korrespondon me listën e mëpshtme)

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas ligjit të vitit 2000 për përmirësimin e pushtetit vendor, organet lokale e ushtrojnë aktivitetin e tyre në përputhje me parimin e autonomisë, duke mbajtur lidhje me pushtetin qendror. Organet e pushtetit vendor janë persona juridikë që sigurojnë vazhdimësinë e qeverisjes nëpërmjet Komunave, Bashkive dhe Rajoneve.

Qarqet përfaqësojnë njësi administrative e territoriale të përbëra nga disa komuna e bashki, që kanë lidhje gjeografike, tradite, ekonomike e sociale, si dhe interesa të përbashkët. Rrethet janë nënndarje të rajoneve. Organizmi dhe funksionimi i pushtetit vendor është i përbërë prej dy nivelesh. Qarku i takon nivelin së dytë e pushtetit vendor.[1]

Funksionet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. Funksionet e veta të qarkut janë ndërtimi dhe zbatimi i politikave rajonale dhe harmonizimi i tyre me politikat shtetërore në nivel qarku, si dhe çdo funksion tjetër i vet i dhënë me ligj.
  2. Qarku ushtron të gjitha funksionet që i delegohen nga një ose më shumë komuna e bashki brenda territorit të tij, sipas një marrëveshjeje të lidhur midis palëve.
  3. Qarku kryen dhe ushtron kompetencat e deleguara nga pushteti qendror, sipas parimeve të parashikuara në nenin 12 të këtij ligji.[2]

Statistika[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Qarku me numrin e popullsisë më të madh është Qarku i Tiranës me afërsisht një milion banore, sa 1/3 e popullsisë se përgjithshme të vendit.
  • Qarku më verior është Qarku i Shkodrës, kurse Qarku më jugor është Qarku i Vlorës.
  • Qarku me vije bregdetare më të gjatë është Qarku i Vlorës, kurse Qarku me vije kufitare më të gjatë është Qarku i Korçës.
  • Qarku me terrenin më malor është Qarku i Kukesit ku ndodhen Alpet e Shqipërisë, kurse Qarku më fushor është Qarku i Durrësit.
  • Qarku i Kukesit ka mbajtur edhe emrin Prefektura e Kosovës gjate periudhës se Zogut.
  • Qarku më minoritar është Qarku i Vlorës ku ndodhet shumica e minoritetit grek.
  • Qarku më i zhvilluar është Qarku i Tiranës.

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Artikull nga forumviritual.com
  2. ^ " Ligji nr.8652, datë 31.7.200" - E hapur me 18 korrik 2011