Shko te përmbajtja

Qarku i Fierit

40°45′N 19°35′E / 40.750°N 19.583°E / 40.750; 19.583

Qarku i Fierit
Coat of arms of Qarku i Fierit
Qarku i Fierit në Shqipëri
Qarku i Fierit në Shqipëri
ShtetiShqipëria Shqipëria
SeliaFier
BashkitëBashkia Divjakë
Bashkia Fier
Bashkia Lushnjë
Bashkia Mallakastër
Bashkia Patos
Bashkia Roskovec
Qeverisja
  PrefektLefter Shehaj
  Kryetar i Këshillit të QarkutEvis Sema
Sipërfaqja
  Total
1.890 km2 (730 sq mi)
Popullsia
 (2011)
  Total
289.889
  Dendësia150/km2 (400/sq mi)
Zona kohoreZKEQ (UTC+1)
  Verë (DST)OVEQ (UTC+2)
Kodi ISO 3166AL-04
Kodi NUTSAL032
Faqja zyrtareqarkufier.gov.al

Qarku i Fierit është njëri nga 12 qarqet në Shqipëri me një sipërfaqje prej 1.887 km². Qarku i Fierit i përfshin rrethin e Fierit, rrethin e Lushnjës dhe rrethin e Mallakastrës. Qendra e Qarkut të Fierit ndodhet në qytetin e Fierit. ISO 3166-2-Code është AL-04. Qarku i Fierit kufizohet në veri me Qarkun e Durrësit, në veriperëndim me detin Adriatik, në Verilindje me qarkun e Elbasanit, në lindje me qarkun e Beratit, në juglindje me qarkun e Gjirokastrës dhe në jug me qarkun e Vlorës. Qarku i Fierit ka një popullsi prej 302.507 ( 2017) banorë. Në qarkun e Fierit rrjedh lumi Seman. Në veri të qarkut lumi Shkumbin dhe në jug lumi Vjosa. Qarku i Fierit është dominuar nga zona e Myzeqesë në të ndodhet lokaliteti i lashtë historik qyteti ilir Apollonia.

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]