Shkumbini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Koordinatat: 41°02′23″V 19°26′34″L / 41.039722°V 19.442778°L / 41.039722; 19.442778 Lumi Shkumbin, ose Lumi Shkëmbi, buron në malin e Valamares (Shqipëri) dhe duke rrjedhur nëpër një lugin të ngushtë e reliev të thyer derdhet në Detin Adriatik. Gjatësia e këtij lumi është 181 km ndërsa prurja e ujit arrin vlerën mesatare vjetore prej 61 m³/s.

Shkumbini është një ndër lumenjtë më të rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe që ndanë pothuajse në dy pjesë të barabarta Shqipërinë.

Lumi Shkumbin kalon nëpër krahinën e Mokrës në rrethin e Pogradecit. Lugina e Shkumbinit ka një bukuri të rrallë me katarakte, shpella, plazhe te vogla, etj. Përgjatë lumit në krahinën e Mokrës ka edhe mjaft vende te përshtatshme për peshkim dhe vende të tjera piktoreske që mund të vizitohen si Selca e Poshtme ne Krahinën e Mokrës me një vendbanim ilir të lashtë, ura e Golikut ne fshatin Golik atje ku bashkohen tre degë të lumit Shkumbin, etj. Me pas Lumi kalon nëpër rrethin e Librazhdit dhe bukuria e luginës nuk përfundon. Rrjedha e lumit vazhdon ne Rrethin e Elbasanit ku kalon shumë pranë qytetit të Elbasanit dhe më pas vazhdon në Peqin e Rrogozhinë deri sa derdhet në Detin Adriatik.

Lumi Shkumbin luan një rol te madh ne jetën e banoreve te luginës se tij.


Përgjatë lumit janë ngritur shumë vendbanime që i kanë përdorur burimet e lumit në aktivitete të jetës së përditshme.

Mbi të janë ngritur vepra hidrike qe përdoren për ujitje ne bujqësi si p. sh.: Kanali "Naum Panxhi" në Elbasan që përdoret për vaditjen e fushës mjaft pjellore të Cërrikut dhe së fundmi në degët e tij janë projektuar edhe hidrocentrale te vegjël që do të ndihmojnë nevojat për energji të vendit. Lumi i Shkumbinit e ka grykëderdhjen në një nga plazhet më të bukura në Shqipëri, i cili është Plazhi i Vile-Bashtovës.