Prizreni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Prizreni
Призрен
Prizren
Pamje nga Prizreni
Pamje nga Prizreni
Flag of Prizren.png
Stema e Komunës Prizren.svg
Lua error te Moduli:Location_map/multi te rreshti 75: Unable to find the specified location map definition: "Moduli:Location map/data/Kosovo" does not exist.
Koordinatat: 42°12′46″N 20°44′21″E / 42.21278°N 20.73917°E / 42.21278; 20.73917
ShtetiFlag of Kosovo.svg Kosova
RajoniPrizreni
KomunaPrizreni
Qeveria
 • KryetariShaqir Totaj (PDK
 • KëshilliKëshilli Komunal i Prizrenit
Sipërfaqja
 • Komuna[1]626,86 km2 (242,03 sq mi)
Popullsia
 (2011[2])
 • Sipërfaqja urbane
94.517
 • Sipërfaqja rurale
83.264
 • Komuna
177.781
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
20000
Area code+383 (0) 29
Targa e automjeteve04
Faqja zyrtarekk.rks-gov.net/prizren/
Prizreni në vitin 1863
Pamje e Prizrenit nga Kalaja

Prizreni (në tekste edhe Prizrend/Prizeren, serbisht: Призрен Prizren) është qytet në pjesën jug-perëndimore të Republikës së Kosovës si dhe i dyti në Kosovë për nga madhësia dhe popullsia pas Prishtinës. Prizreni po ashtu është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër. Qyteti ka një popullsi prej rreth 170,000 banorësh, shumica shqiptarë. Komuna mendohet të ketë rreth 221,000 banorë, përfshi këtu vetë qytetin dhe 76 fshatrat që e përbëjnë. Gjendet në afërsi të Bjeshkëve të Sharrit në Kosovën jugore, rajoni kufizohet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Qyteti i Prizrenit shtrihet në pjesën jugore të Rrafshit të Dukagjinit, në rrugën që lidhte me parë bregdetin verior të tokave shqiptare dhe qendrat e tij qytetaro-tregtare me rajonet e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit.

Toponimia, Historia

Të dhënat arkeologjike lënë të kuptojnë, se ky territor ishte i banuar që nga antika, kur njihej me emrin TherandaGjeografinë në shek. II para. K., e në këtë trevë banonte një popullsi Dardane. Në shek. V pas. K. përmendet emri Petrzên nga Prokopi i ÇezaresëDe aedificiis (Libri IV, Kapitulli 4). Ndonjëherë citohet edhe në lidhje me Justiniana Prima. Gjatë shekullit XI ishte qendër e rëndësishme qytetare, më 1019 Prizreni ishte seli e ipeshkevisë të perandorisë Bizantine. Gjatë shek XII-XIV u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsisë sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre. Gjurmët e lashtësisë së Prizrenit Prizreni, që është i njohur si lokalitet urban që nga periudha antike. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se Prizreni është njëri ndër qytetetmë të vjetra të Evropës Juglindore e më gjerë. Emrin (në varianta të ndryshme) e Prizrenit e ndeshim në harta e dokumente të ndryshme, si në tabelën V të Ptolemeut (shekulli II), ku përmendet me emrin Termidava, pastaj në hartën Tabula Peutingeriana (shekulli III), te dijetari E. Spenser e ndeshim, si Procopera (359-336 para kohës së re). Prizrenin me këtë emër e ndeshim edhe te Procopi (565), si dhe sipas amerikanit Eric Hempi, emërtimi Prizren vjen nga Theranda (Therandë, Pri-zdrijana, Peneropolis, Pra-eserem, Pri-zna, Pri-zrenum, Pre-sarin, Pri-sareno, Pri-zirendi, Pre-zren,Pre-zdin, Pri-zdren, Pru-zrenin, Torzerm, Perserin e Pri-zrend, Pri-zerand, Pri-serand, Pri-zerendi, Pri-zereni dhe Prizreni.

Me ndarjen e Perandorisë Romake (395) në atë të Perëndimit dhe të Lindjes, Prizreni ra nën sundimin e Bizantit dhe atë serb deri në shekullin XIII.

Në shek XI njihet si qendër e rëndësishme qytetare

1019 përmendet si një seli e ipeshkvisë në Perandorinë Bizantine. Gjatë sundimit serb (shek XII-XIV) u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsis sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre.

Ndërtesa e hamamit të vjetër

Pushtimi dhe sundimi osman

Prizreni ndonëse humbi përkohsisht rëndesinë e tij, u bë përsëri qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative (qender Sanxhaku dhe Vilajeti).

Në shekullin XIX Hahn e përshkruan si me popullsi më të lartë se Larisa, Janina, Shkodra edhe se Manastiri.

"Në fakt Prizreni, në bazë të listave zyrtare të pagesave, përmbledh 11.540 shtëpi, prej të cilave 8400 muslimanë, 3000 të krishterësh grek dhe 150 të krishterësh katolik. Në këto shtëpi banojnë gjithsej 46.000 frymë, nga të cilët 36.000 muslimanë, 8.000 të krishterë grek (bullgarë dhe vlleh) dhe 2.000 të krishterë katolik. [...] Qyteti është ndarë në njëzetekatër lagje, ka njëzetegjashtë xhami, dy kisha greke dhe një shtëpi private që është shndërruar në kishë katolike. Shkollat që ekzistojnë aty janë: shtatëmbëdhjetë shkolla muslimane për djemtë dhe nëntë për vajzat, një shkollë fillore ushtarake (Mejtep Ruzhdie), një shkollë bullgare e subvencionuar nga ambasadorët si dhe një shkollë katolike e përkrahur nga Madhëria e Tij Perandori, e cila aktualisht numëron njëzetegjashtë nxënës."[3]

Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1.500 dyqane (1.200 sipas Hahn) në fund të kësaj periudhe. Si pas vjetarit turk të vitit 1874 qyteti i Prizrenit kishte 44.000 banorë nga të cilët mbi 35.000 shqiptar.

1899 u themelua shkolla e parë e pavarur shqipe në të cilin jepte mësim Mati Logoreci.

Prizreni zë një vend të veçantë në historin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, pasi u bë kryeqendër e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u themelua me 10 qershor 1878. Ishte kryeqendra/kryeqyteti i parë shqiptar që prej pushtimit turko-osman të shekullit të 15. Në Prizren pati selinë e vet edhe Qeveria e përkohshme Shqiptare (1881) e kryesuar nga banori i njohur i këtij qyteti, Ymer Prizreni. Në nëntor të vitit 1913 Prizreni pushtohet nga trupat serbp-malazeze, që u pasua nga një dëbim i madh i familjeve shqiptare nga qyteti, që u shpërngulen në Turqi. Gjatë Luftës së II botërore, Prizreni u bashkua me Mbretërinë Shqiptare dhe ekonomia e tij pati rritje si pasojë e rilidhjes me rrugët tregtare dhe tregjet e Shkodrës e Tiranës. Disa nga banorët e Prizrenit dhe rrethit të tij u përfshin në Lëvizjen Antifashiste Nadonalçlirimtare,e disa të tjerë në lëvizjen e Ballit Kombëtar. Trupat gjermane u larguan nga Prizreni më 17 nëntor 1944, që u pasua nga pushtimi sllavo-komunist i cili rinisi menjëherë dëbimin e familjeve shqiptare më të zëshme në mbrojtje të vendit. Me qindra familja shqiptare u detyruan të lënë Prizrenin nën kërcënimin e armëve. Një pjesë e këtyre familjeve u detyruan të vendosen në Kukës e qytete të tjera të Republikës së Shqipërisë.

Pas luftës deri më 1947, Prizreni ishte qendra e Qarkut Autonom të Kosovës. Megjithatë nuk pati ndonjë zhvillim të ndjeshëm. Edhe më pas ishte një ndër qendrat më të prapambetura në gjithë Jugosllavinë.Në fund të viteve të 50-ta deri në mesin e viteve të 60-ta nga Prizreni u shpërngulën mbi 3.200 familje në Turqi.

Gjeografia

Prizreni shtrihet në shpatet e Maleve të Sharrit në jug të Kosovës në brigjet e lumit Prizren. Komuna e Prizrenit kufizohet me Shqipërinë në jugperëndim dhe Maqedoninë e Veriut në juglindje.[48]

Popullsia

Prizreni në ditët e sotme ka më shumë se 177 000 banorë. Në vitin 1836 kishte rreth 26 000 banorë. Popullsia u rrit në 1875-ën, kur arriti në 40 000 banorë, me mbi 80% shqiptarë, më pak se 15% serbë e rreth 5% vllehë. Sot popullsia e Prizrenit përbëhet nga një shumicë prej më shumë se 90% shqiptarë, e pjesa e mbetur nga goranë, torbeshë, romë e shumë pak serbë e turqfolës.[4]

Vende të vizitueshme

Ura e Gurit

Areali muzeal i shtepise "Lidhja e Prizerenit" Nga e kaluara e bujshme historike, qyteti i Prizrenit ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo -historike. Më të rëndësishme janë : Kompleksi i Shadervanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtës, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, Hamamet e qytetit, krojet e qytetit, Ura e Gurit dhe një numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve të trashëguar ndër shekuj.

Kuzhinë

Pa dyshim se një ndër kënaqësitë më të mëdha për njerëzimin është ushqimi i shijshëm e ushqimin e këndshëm në Prizren e bën mishi i pjekur dhe uji i këndshëm që i bashkohet tryezës. Këtë ushqim të shijshëm në këtë qytet të veçantë e bën përvoja shumëvjeqare e cila trashëgohet nga njëri brez në tjetrin. Në përgatitje nuk shtohet asgjë tjetër përveç tradicionales. Gjatë përgatitjes së këtyre shuajtjeve bëhet një gatim i thjeshtë dhe komod por me përvojë. Për përgatitjen e ushqimeve mjeshtrit lokal kanë krijuar përvojën e mjaftueshme të lidhur me një traditë të gjatë dhe forcuar me modernitetin e sotëm. Prizreni është i njohur për përgatitjet nga brumi, ndër të cilat shquhen: pogaqa, toplia, pitajka me vezë, pitja dhe flija. Gjellërat tradicionale të Prizrenit përbëjnë esencën e kuzhinës prizrenase. Qervish me qofte, Speca me gjizë, tavë Prizreni, dollma, musakë, sarma, pasul, gullash, burjan me mish, Elbasan tavë, janë gjellërat më të shquara të Prizrenit. Gjithashtu, Prizreni kultivon një numër të caktuar ëmbëlsirash, në mesin e të cilëve, sheqerpare, tespishte, bakllava, sutliash, tullumba dhe havlla janë ndër më të preferuarat.

Natyrë

Prizreni bën pjesë në mesin e qyteteve natyrore, ku intervenimi i dorës së njeriut është mjaft i vogël në krahasim me bukuritë që i ka krijuar vetë natyra. Mbi këtë kontekst të përkryer natyror dhe relief mjaft të përshtatshëm gjeografik është ndërtuar e gjithë arkitektura dhe civilizimi shumëshekullor i Prizrenit. Malet e Sharrit shtrihen në jug-lindje të Ko - sovës duke filluar nga afërsia e Prizrenit dhe shkon pjerrtas me majet apo thepat në formë piramidale të radhitura njëra pas tjetrës apo siç e quante që nga antikiteti populli ilir, majat e sharrës, nga ngjajshmëria në thepat e sharrës, që formojnë figura të njëpasn - jëshme karakteristike në zemër të Ballkanit. Gjithashtu shtrihen nga pjesa e Maqedonisë veriperëndimore në Shqipërinë verilindore. Bjeshkët e Sharrit janë të njohura qysh nga antikiteti në dokumente të autorëve të ndryshëm, që nga shekulli i V p.e.s. me emrin Mont Skardus, nga Herodoti, i cili i pëshkrun edhe fiset ilire dhe kufizimet e tyre. Ndër shekuj këto vargmale shërbyen si murë natyrorë, mbrojtëse nga sulmet barbare, drejt Maqedonisë dhe Greqisë ku konsidero - heshin si të pakapërcyeshme. Më vonë, me ardhjen e Turqve në Ballkan, Malet e Sharrit u quajtën Çar-dagh, në dokumentet otomane dhe europiane. Maja më e lartë nga fillojnë këto vargmale, mendohet se emrin e ka me origjinën frënge, “Pamje e bukur” “le bo tën” e që mbeti pastaj në popull si Maja e Lubo - tenit e cila kulminon 2553m mbi nivelin e detit. Sistemi malor është rreth 80 kilometra i gjatë dhe 10 deri në 30 kilometra i gjërë. Fauna e Maleve të Sharrit përfshin shumë kafshë të rralla dhe të rrezikuara. Këtu bëjnë pjesë një numër gjitarësh, si ariu i murrmë, rrëqebulli, derri i egër, ujku, kaprolli, dhia e egër dhe shpendët si shqiponja e malit, thëllëza e malit, gjeli i egër, skifteri kthetrab - ardhë, bufi dhe shkaba.

Institucionet dhe organizatat kulturore në Prizren

Drejtoria për turizëm dhe zhvillim ekonomik dtzhepz@gmail.com

Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prizrenit www.kk.rks-gov.net/prizren

Asociacioni Turistik Rajoni Jugor i Kosoves www.atrjk-ks.org

Instituti për mbrojtjen e monumenteve Kulturore www.mkrs-ks.org

Trashëgimia kulturore pa kufij www.chwbkosovo.org

Instituti Yunus Emre prizren@yunusemrevakfi.com.tr

Biblioteka regjionale dhe Shtëpia e Kulturës Prizren +38129223033

Fondacioni për trashëgimi kulturore www.heritage-ks.com

Rrjeti i Organizatave të Kulturës RROK www.rrok.com

EC Ma Ndryshe www.ecmandryshe.org

Dokufest www.dokufest.com

Ngom www.ngomfest.com

Ura e artit uraeartit@yahoo.com

ICEC www.icec-ks.org

Old Timer Club www.oldtimerclubprizren.com

Shoqata e Bjeshkatarëve "Sharri" shbsharripz@yahoo.com

SculpFest www.sculpfest.com

Xhennet Comics xhennetcomics.blogspot.com

Shoqëria Kulturo Artistike Agimi shka.agimi@gmail.com

AKV Lidhja e Prizrenit akv-lidhjaeprizrenit@hotmail.com

Shoqëria Kulturo Artistike Dogruyol www.dogruyol-tksd.com

Ansambli artistik Emin Duraku www.ansambli-zhur.webs.com

40 BunarFest www.bunarfest.com

Fondacioni "Lumbardhi" info@lumbardhi.org

Numrat Postal

Posta dhe Telekomi i Kosovës sipas Unionit Postar Univerzal për Prizren ka caktuar numrat e kodeve postare të paraqitura në tabel.

Kodi Postar i Kosovës - 20000 Prizren
Qarku Komuna vendbanimi Numri
Prizren Prizren Prizren 20000
Prizren Prizren Prizren 1 20010
Prizren Prizren Prizren 2 20020
Prizren Prizren Prizren 3 20030
Prizren Prizren Prizren 4 20040
Prizren Prizren Prizren 5 20050
Prizren Prizren Prizren 6 20060
Prizren Prizren Prizren 7 20070
Prizren Prizren Prizren 8 20080
Prizren Prizren Zym 20510
Prizren Prizren Zhur 20520
Prizren Prizren Reçan 20530
Prizren Prizren Mamushë 20540
Prizren Prizren Korishë 20550
Prizren Rahovec Rahovec 20500
Prizren Rahovec Rahovec 1 20510
Prizren Rahovec Rahovec 2 20520
Prizren Rahovec Ratkoc 20530
Prizren Rahovec Xërxë 21000
Prizren Rahovec Hoça e Madhe 21050
Prizren Rahovec Krush e Madhe 21060
Prizren Dragash Dragash 22000
Prizren Dragash Bresanë 22050
Prizren Dragash Bellobradë 22060
Prizren Dragash Brod 22070
Prizren Dragash Krushevë 22080
Prizren Therandë Therandë 23000
Prizren Therandë Mushtishë 23050
Prizren Therandë Samadraxhë 23060
Prizren Malishevë Malishevë 24000
Prizren Malishevë Banjë e Madhe 24050
Prizren Malishevë Kijevë 24060
Ref: PTK

Vendbanime të populluara në komunën e Sharr (Dragash)

Vendbanime të populluara në Komunën e Prizrenit

Galeria

Shiko dhe këtë

Lidhje të jashtme

Referime

  1. ^ "Komisioni për majten e territorit të Republikës së Kosovës" (PDF). Zyra e Kryeministrit të Kosovës. fq. 52. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 shtator 2020. Marrë më 2 tetor 2021.
  2. ^ "Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë 2011 – Rezultatet Përfundimtare: Të Dhënat Demografike sipas Komunave" (PDF). Agjencia e Statistikave të Kosovës. fq. 14. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 2 tetor 2021.
  3. ^ Hahn J., Udhëtim nëpër viset e Drinit e të Vardarit, përkthyer nga Pjetër Radiqi, Tiranë: Geer, 2001. fq. 18. ISBN 99927-738-8-X
  4. ^ https://books.google.al/books?id=VL02DwAAQBAJ&pg=PA210&lpg=PA210&dq=vlachs+prizren&source=bl&ots=20LV4AE7Xf&sig=f5kTfkKXmWT9oOfZ6e86WJ638p8&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwjNoNW9lLfYAhVSY1AKHULEAu8Q6AEIKjAB#v=onepage&q=vlachs%20prizren&f=false


 Commons: Prizren – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale