Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit
Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Prizren, Kosovë |
Koordinatat | 42°12′41.28″N 20°44′37.77″E / 42.2114667°N 20.7438250°E |
Ndërtuar | Shek. XIX |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Përcaktuar | 414/77 |
Nr. i referencës | 468 |
Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit është një kompleks muzeor dhe monument i trashëgimisë kulturore në qytetin historik të Prizrenit, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "arkitekturor", i miratuar me numër 414/77 dhe ndodhet nën mbrojtjen e shtetit.[2][3] Kompleksi ka qenë pjesë e külliye-s së Gazi Mehmet Pashës e ndërtuar më 1537.[4]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, si tërësi urbanistike dhe arkitektonike në aspektin hapësinor shtrihet në bërthamën e vjetër të qytetit të Prizrenit dhe ka vlerë të veçantë kulturore, historike, arsimore, shoqërore dhe ambientale. Ky kompleks ndodhet në mes të lumit Lumbardhi i Prizrenit, Kompleksit të Marashit (Mësonjëtorja - Ders'hanja), Rrapit të Marashit, dhe shpateve të Kalasë së Prizrenit. Në kuadër të Kompleksit ndodhen Ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit, Muzeu, Biblioteka dhe Leximorja, Galeria e Arteve, Medreseja, Xhamia e Gazi Mehmet Pashës, Tyrbeja si dhe objektet e banimit. Këto objekte të arkitekturës folklorike janë të shprehura si objekte të veçanta dhe në varg. Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, gjatë restaurimeve dhe rindërtimeve në objektet e banimit shihet qartë ndikimi i Barokut Evropian me një përzierje të neoklasicizmit, gjë që formon pamjen specifike të këtyre objekteve.[3][5]
Në vitin 1946 Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit u emërtua "Sheshi i Lidhjes së Prizrenit" dhe u regjistrua si vlerë e posaçme në Raportin Teknik të UNESKO-s. Pas viteve '50 të shekullit XX fillojnë rrënimet masive të objekteve të vjetra duke zgjeruar rrugët, duke ndryshuar rrjedhën e lumit Lumbardh në emër të "modernizimit" të qytetit. Tani nga ky Kompleks kanë mbetur pak objekte banimi të ruajtura sikurse që janë shkatërruar edhe disa pjesë të medresesë. Në vitin 1968 për arsye të ndërtimit të rrugës bëhet rrënimi i objekteve buzë lumit derisa vetëm ndërtesa e Rezidencës Qeveritare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dislokohet për disa metra në perëndim. Edhe në vitet 1976/78 bëhen ndërhyrje të rëndësishme duke rrënuar disa objekte të Kompleksit të Gazi Mehmed Pashës për të formuar Muzeun e Lidhjes së Prizrenit për nder të 100 vjetorit të saj. Gjatë luftës së fundit në vitin 1999 digjet tërësisht ndërtesa e Rezidencës Qeveritare të Lidhjes së Prizrenit e cila rindërtohet në qershor të vitit 2000.[3][5][6][7]
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 832 - 833. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ a b c Kosova, Parim (2004). Historical and Cultural Monuments of the Albanian League of Prizren (Monumentet Historike dhe Kulturore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit) (në anglisht dhe shqip). Prizren, Prishtinë: Xhad. ISBN 9951859003. OCLC 1074100733. OL 28942712M. Marrë më 18 gusht 2020.ISBN 9789951859004
- ^ Krasniqi, Nehat (2017) [2013]. Zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime orientale prej shekullit XVIII deri në fillimet e Rilindjes Kombëtare. Prishtinë: Instituti Albanologjik. fq. 437. ISBN 9789951240550.
- ^ a b "Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit". Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës (në anglisht dhe shqip). Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 13 gusht 2020.
- ^ "Ndërtesa e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit". Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës (në anglisht dhe shqip). Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2020. Marrë më 13 gusht 2020.
- ^ "Tour the Albanian League of Prizren Museum in 360". prishtinainsight.com (në anglisht). Marrë më 18 gusht 2020.