Universiteti i Prizrenit
Universiteti i Prizrenit University of Prizren | |
---|---|
![]() | |
Latin: Universitas Prizreniensis | |
Themeluar: | 7 dhjetor 1962 (SHLP) 1 tetor 2010 (UPZ) |
Tipi: | Publik Nivele studimi: Bachelor, Master, Doktoraturë |
Kampusi: | Urban, Decentralizuar |
Website: | http://www.uppz.net |
Universiteti i Prizrenit është universiteti i dytë publik në Kosovë, me seli në Prizren dhe i cilësuar si universitet ndërkombëtar që pranon studentë perveç nga Kosova edhe nga vendet e rajonit.
Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Historiku i arsimit të lartë në Prizren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shkolla e Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda” në Prizren, si institucion i pavarur, u themelua me Vendimin e KP të KAKM më 7 dhjetor 1962, kurse punën e filloi më 16 shkurt 1963 me Vendimin e Pleqësisë së Arsimit e të Kulturës të miratuar më 31 janar 1963. Në vitin shkollor 1962/63 u hapën 4 degë të reja mësimi: Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Angleze, Dega e Matematikës me Fizikën, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Turke, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Ruse. Në vitin shkollor 1965/66 hapet Dega Kimi-Fizikë, kurse gjatë vitit shkollor 1969/70 hapen edhe dy degë të reja mësimore: Fizikë me Matematikë dhe Kimi me Matematikë. Në vitin shkollor 1975/76 ndërpritet puna në degët mësimore: Gjuhë dhe Letërsi Ruse dhe Kimi me Matematikë. Nga vitit shkollor 1978/79 hapet Dega e Mësimit Klasor, kurse prej vitit shkollor 1985/86 vendoset të suprimohet Dega Fizikë me Matematikë. Në vitin shkollor 1962/63 kanë diplomuar dy studentë shqiptarë. Deri më 30.09.2004 në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prizrenit diplomuan gjithsej 2477 studentë me mësim në gjuhën shqipe. Në vitin 2001 Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi planet mësimore të mbështetura në Deklaratën e Bolonjës për nivelin Baçelor. Pas themelimit të Fakultetit të Edukimit, nga viti shkollor 2002/2003, nuk regjistrohen studentë në programet e SHLP-së, fillimisht vetëm në Degën e Mësimit Klasor, ndërsa më vonë edhe në programet e tjera. Në vitin akademik 2004/2005, në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prizrenit ligjëratat i përcjellin 436 studentë, të regjistruar më herët, ndërsa në procesin mësimor qenë angazhuar 9 mësimdhënës dhe asistentë në marrëdhënie të rregullt pune dhe 16 në punë plotësuese dhe të anagazhuar. Që nga dhjetori i vitit 2004 personeli administrativ- teknik dhe studentët sipas programit të SHLP-ës integrohen në Fakultetin e Edukimit.[1]
Themelimi i Universitetit të Prizrenit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Universiteti Publik i Prizrenit “Ukshin Hoti” në Prizren (UPZ) ka nisur punën në vitin 2010 pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelim. Selia e Universiteti është në Prizren, njëri nga qytetet më të lashta të Kosovës. UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa në vitin 2018, numri i studentëve ishte rreth 16000 studentë. Universiteti është i akredituar nga viti 2010.[2]
Misioni dhe vizioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Misioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Për të ofruar edukim dhe arsimim cilesor, hulumtues dhe inovativ në mënyrë që të prodhojmë liderët në fushën e Teknologjisë, Ekonomisë, Juridikut, Edukimit dhe Filologjisë etj, të cilët do t'i përshtaten nevojave të një bote dinamike.
Vizioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Universiteti i Prizrenit është universiteti i zgjedhur për shumicën e studentëve të Republikës së Kosovës dhe një Universitet i zgjedhur për të gjithë studentët që kërkojnë mundësi të jashtëzakonshme arsimore. Universiteti i Prizrenit sunon që të jetë një universitet që ofron mundësi hulumtuse për rritjen e cilësisë së jetës, jo vetëm për të gjithë kosovarët, por edhe për dhënien e kontributit intelektual edhe nëpër botë.
Organizimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Fakultetet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Fakulteti Ekonomik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() |
Shiko gjithashtu artikullin Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prizrenit |
Drejtimet:
- Administrim Biznesi
- Menaxhment Ndërkombëtar
Fakulteti Juridik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() |
Shiko gjithashtu artikullin Fakulteti Juridik i Universitetit të Prizrenit |
Nivelet:
- Bachelor
- Master
Fakulteti i Shkencave kompjuterike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() |
Shiko gjithashtu artikullin Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Universitetit të Prizrenit |
Drejtimet:
- Dizajn i Softuerit dhe
- Teknologji e Informacionit dhe Telekomunikimit;
Fakulteti i Edukimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() |
Shiko gjithashtu artikullin Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prizrenit |
Programet:
- Gjuhë dhe letërsi shqipe
- Gjuhë dhe letërsi angleze
- Programi parafillor (parashkollor)
- Gjuhë shqipe
- Gjuhë boshnjake
- Gjuhë turke
- Programi fillor
- Gjuhë shqipe
- Gjuhë boshnjake
- Gjuhë turke
Fakulteti i Filologjisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() |
Shiko gjithashtu artikullin Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prizrenit |
- Gjuhë dhe Letërsi Shqipe
- Gjuhë Angleze
- Gjuhë Gjermane
Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() |
Shiko gjithashtu artikullin Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit i Universitetit të Prizrenit |
Programet:
- Agrobiznes
- Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit.[2]
Nivelet e studimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Bachelor
- Master
- Doktoraturës - Ph.D. (Planifikohen të organizohen në të ardhmen)
Kampusi universitar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Universiteti i Prizrenit është i angazhuar për të mbështetur të gjithë studentët e tij. Zyra e shërbimeve studentore mbikëqyr shumë prej ngjarjeve si janë: shërbimet, programet dhe iniciativat që zhvillohen në Universitetin e Prizrenit.[3]
Bashkëpunimi ndëruniversitar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Universiteti i Prizrenit (Faqe zyrtare), Vizituar më 10.12.2016.
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Grup autorësh: Monografia:Universiteti i Prishtinës 1970 - 2005, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2005, fq. 203 - 205.
- ^ a b Universiteti i Prizrenit, Vizituar më 9.12.2016.
- ^ Jeta në kampusin e Universitetit të Prizrenit, Vizituar më 10.12.2016.
- ^ Univerzitet u Prizrenu: Sporazum o saradnji sa Univerzitetom u Tuzli
|
|