Universiteti "Haxhi Zeka" në Pejë
Kjo faqe përfshin përmbajtje promocionale. (shtator 2025) |
Stema e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë | |
| Lloji | Publik |
|---|---|
| Themelimi | 2011 |
| Rektori | Armand Krasniqi |
Stafi akademik | 150 |
| Studentë | 4000 (2024–25) |
| Location | , Kosovë 42°39′03″N 20°17′32″E / 42.6509°N 20.2922°E |
| Ngjyra | |
| Faqja zyrtare | unhz |
Universiteti "Haxhi Zeka" (UHZ) është një universitet publik në qytetin e Pejës, Kosovë. I themeluar më 2011, universiteti ofron programe në nivelin Bachelor, Master dhe doktoraturë[1] në disa fusha si biznesi, drejtësia, turizmi, agrobiznesi dhe arte.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Seksioni ka nevojë për më shumë referime për vërtetim. (shtator 2025) |
Fillet e arsimit të lartë në Pejë datojnë që nga viti 1960 atëherë kur me vendimin e Këshillit Ekzekutiv të KSAK ishte themeluar Shkolla e Lartë Ekonomike – Komerciale në Pejë. Fillimisht shkolla kishte vetëm Seksionin e Afarizmit Komercial në Ndërmarrje dhe një numër të vogël mësimdhënësish. Në vitin e parë të studimeve 1960/61 ishin të regjistruar 120 studentë.
Nga Shkolla e Lartë Ekonomike dolën disa mijëra ekonomistë nga Kosova dhe nga trojet tjera etnike shqipatare (Maqedonia, Mali i Zi, Serbia etj.). Ky numër i ekonomistëve më së miri shpreh kontributin e shkollës që e dha për ekonominë e Kosovës dhe për të gjitha trojet shqiptare. Zhvillimi historik i këtij institucioni mund të periodizohet kështu:
- 1960 - 1974 – Periudha e formësimit dhe e krijimit të identitetit institucional
- 1975 - 1990 – Periudha e afirmimit të Shkollës në Kosovë dhe në të gjitha vendet tjera përreth Kosovës,
- 1991 - 1999 – Periudha e mbijetesës, me anë të vazhdimit të kontinuitetit nëpërmes organizimit paralel të mësimit nëpër shtëpi private
- 2000 - 2006 – Periudha e rioraganizimit të FSHAB-së.
Në vitin akademik 2001/2002, Shkolla e Lartë Ekonomike u reformua sipas modelit të Deklaratës së Bolonjës dhe po në këtë vit Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi planet mësimore sipas kësaj deklarate për nivelin bachelor. Kjo shkollë u riemërua në Shkolla e Biznesit dhe pastaj në Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit. Gjatë organizimit të FSHAB-së me emrin Shkolla e Biznesit, studimet zhvilloheshin në tri departamente: Administrim biznesi, Informatikë e aplikuar në biznes dhe Menaxhment në turizëm dhe hotelieri. Në vitin 2002 organizohen studime në gjuhën boshnjake në departamentin Administrim biznesi. Nga viti 2004 FSHAB emërtohet me këtë emër që e mban edhe sot dmth Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Biznes.[2]
- 2007 - 2015 – Që nga viti 2007 në FSHAB studimet zhvillohen në tri departamente: departamenti Administrim biznesi në të dy gjuhët, në gjuhën shqipe dhe boshnjake, departamenti Kontabilitet dhe finaca të biznesit dhe departamenti Menaxhment turizëm dhe hotelieri. Në mars të vitit 2009 FSHAB akreditohet nga Agjencioni për Akreditim në të gjitha planprogramet të cilat i ofron edhe sot. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Biznes, me seli në Pejë, është bartës i studimeve themelore dhe të tjera të përcaktuara me Ligjin e Shkollimit të Lartë dhe me Statut të Universitetit të Prishtinës.[3]
Organizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universiteti "Haxhi Zeka" në Pejë është i organizuar në këto fakultete:
- Fakulteti i Biznesit
- Fakulteti Juridik
- Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis
- Fakulteti i Agrobiznesit
- Fakulteti i Arteve
Rektorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Listë kronologjike e rektorëve (me vite):
Doctor Honoris Causa
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ admin (2025-06-30). "Doktoratura në Biznes dhe Ekonomi akreditohet | UHZ Pejë". University Haxhi Zeka (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-08-26.
- ↑ Historiku i Universiteti "Haxhi Zeka" në Pejë
- ↑ Universiteti "Haxhi Zeka" në Pejë
- ↑ "Universiteti i Prishtinës". staff.uni-pr.edu. Marrë më 2025-07-29.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ useradmin (2015-12-24). "Zgjedhet Rektori i Universitetit "Haxhi Zeka" në Pejë". University Haxhi Zeka (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-07-29.
- ↑ useradmin (2021-10-08). "Prof. Dr. Armand Krasniqi zgjidhet Rektor i UHZ-së". University Haxhi Zeka (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-07-29.
- ↑ "Doctor Honoris Causa".
- ↑ useradmin (2019-06-14). "Ceremonia Doctor Honoris Causa". University Haxhi Zeka (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-07-29.
- ↑ admin (2017-01-13). "Nderohet me titullin "Doctor Honoris Causa" Shkëlqesia e Saj Mania Feilcke-Dierck". University Haxhi Zeka (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-07-29.
42°39′03″N 20°17′32″E / 42.650946°N 20.292193°E Stampa:Fakultetet e Universitetit të Pejës
- Artikuj me ton promocional from shtator 2025
- Artikuj me parametër të pavlefshëm të datës në stampë
- Artikuj me ton promocional
- Pages using gadget WikiMiniAtlas
- Articles using infobox university
- Artikuj që kanë nevojë për më shumë referime from shtator 2025
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Coordinates on Wikidata
- Universitete në Kosovë
- Arsim i lartë
- Pejë
- Universiteti i Pejës