Kolegji Evropian Dukagjini
Kolegji Evropian Dukagjini i njohur më herët si Universiteti i Vizionit Evropian[1] është bartës i licencuar i arsimit të lartë sipas vendimit të MASHT-Ministrisë së Arsimit Shkencave dhe Teknologjisë nga 9 maji i vitit 2007 dhe ka selinë në Pejë.
Plani studimor universitar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në studimet themelore universitare (Bachelor) mund të studiohet për:
- Ekonomi
- Informatikë e aplikuar
- Drejtësi
- Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci
- Teknologji ushqimi - bioteknologji ushqimore
- Edukim
Në studimet e thelluara shkencore/profesionale (Master) mund të studiohet për:
- Bioteknologji ushqimore (Msc)
- Menaxhment (Msc)
- Banka, financa, Kontabilitet (Msc)
- Administrim Biznesi (MBA)
- Informatikë e Aplikuar (Msc)
- Diplomaci dhe Marrëdhënie ndërkombëtare (Msc)
Kohëzgjatja e studimeve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Studimet themelore janë kryesisht 3-vjeçare, ose në disa departamente 4-vjeçare. Diploma e këtij Universiteti është e njohur nga subjektet qeveritare në Kosovë. Studentëve u mundësohet edhe shkollimi pasuniversitar në studimet e magjistraturës (Master). Diploma është e vlefshme edhe jashtë vendit pas nostrifikimit, në mënyrë të ngjashme siç nostrifikohen edhe diplomat e huaja në Kosovë.
Ndërkombëtarizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universiteti është ndërkombëtar për nga struktura e studentëve dhe profesorëve.
Ambienti i punës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Kolegjin Evropian Dukagjini është krijuar një ambient në të cilin studenti është në qendër të vëmendjes. Qasja është e personalizuar, nëpërmes punës në grupe të vogla. Vëmendja përqendrohet në zhvillimin individual të secilit student, por edhe në punën ekipore dhe zhvillimin e mjeshtërive interpersonale.
Qasja në mësim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qasja në mësim është multimediale dhe zhvillohet me anë të punës së përditshme në kompjuterët personalë në Qendrën e pajisur bashkëkohore kompjuterike, në të cilën studentëve u është mundësuar qasja tërëditore në Internet.
Lidhja me ekonominë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Studentët e KED kanë mundësi që njohuritë e fituara teorike t’i zbatojnë në praktikë, duke i respektuar normativat e përcaktuara sipas Deklaratës së Bolonjës në lidhje me 160 orë të obligueshme të praktikës gjatë studimeve, duke punuar në ndërmarrje vendore dhe ndërkombëtare, që paraqet një ndër përparësitë kryesore të këtij institucioni.
Bashkëpunimi ndërkombëtar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Planet dhe programet mësimore janë të ndërtuar në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtar nga SHBA (Tennessee Independent Colleges and Universities Association), Britania e Madhe (Staffordshire University), Suedia (Vaxjo University), Finlanda (Oulu University) dhe Spanja (Universiteti Autonom i Barcelonës).
Shkollimi dhe trajnimet joformale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Universitet organizohen kurse dhe trajnime shtesë pa pagesë në lëmin e matematikës, gjuhës angleze, kompjuterikes, kontabilitetit, lidershipit etj.
Përbërja e personelit akademik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Personeli akademik i Kolegjit Evropian Dukagjini përbëhet nga:
- profesorët e rregullt;
- profesorët e asocuar
- profesorët asistentë;
- ligjëruesit;
- lektorët;
- asistentët mësimor;
- asistentët kërkimor;
Kriteret e përzgjedhjes së personelit akademik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Profesor i rregullt
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit](me kontratë të plotë, me kontratë për gjysmë norme ose me honorar)
Për titullin e profesorit të rregullt kandidati duhet të ketë së paku:
- gradën e doktorit të shkencës ose ekuivalente me të,
- të tregojë nivel të lartë të dijes dhe njohuri nga lënda që dëshmohet me së paku një tekst universitar dhe së paku 3 publikime ndërkombëtare shkencore ose artistike,
- pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare dhe në aktivitete të tjera,
- së paku 2 kandidatë të cilët kanë mbrojtur magjistraturën ose doktoraturën kur ai ishte mentor ose anëtar komisioni si dhe
- të dëshmojë aftësi për udhëheqje akademike.
Në lëmin e arteve ose arkitekturës dhe të lëmenjëve të tjerë ku nuk ka gradë të doktorit të shkencës, kushtet e zgjedhjes do të parashihen me Rregullore të veçantë nga Senati i Universitetit;
Profesor i asocuar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit](me kontratë të plotë, me kontratë për gjysmë norme ose me honorar)
Për titullin e profesorit të asociuar, kandidati duhet të ketë së paku:
- gradën e doktorit të shkencës ose ekuivalente me të,
- të ketë publikime shkencore ose artistike ndërkombëtare,
- të ketë krijuar punime artistike ose të ketë pasur prezentime publike,
- të ketë dëshmuar aftësi të madhe në mësimdhënie dhe të ketë dëshmuar punë dijetari dhe mjeshtri në lëndën e lëmit përkatës.
Në lëmin e arteve ose arkitekturës dhe të lëmenjëve të tjerë ku nuk ka gradë të doktorit të shkencës, kushtet e zgjedhjes do të parashihen me Rregullore të veçantë nga Senati i Universitetit;
Profesor asistent
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit](me kontratë të plotë, me kontratë për gjysmë norme ose me honorar)
Për titullin profesor asistent, kandidati duhet të ketë së paku:
- gradën e doktorit të shkencës ose ekuivalente me të,
- të ketë publikime në revistat shkencore ose artistike,
- të ketë krijuar punime artistike ose të ketë pasur prezentime publike,
- të ketë dëshmuar aftësi të madhe në mësimdhënie dhe të ketë dëshmuar punë dijetari dhe mjeshtri në lëndën e lëmit përkatës.
Në lëmin e arteve ose arkitekturës dhe të lëmenjëve të tjerë ku nuk ka gradë të doktorit të shkencës, kushtet e zgjedhjes do të parashihen me Rregullore të veçantë nga Senati i Universitetit;
Ligjërues
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit](Normalisht vetëm me kontratë njëvjeçare pune të plotë 40 orë/javë)
Për titullin e ligjëruesit kandidati duhet:
- të tregojë aftësi të lartë për mësimdhënie,
- të dëshmojë punë dijetari, normalisht duke e dëshmuar këtë me posedimin e gradës së magjistrit (master), si dhe të jetë i regjistruar për diplomën e doktoratës.
Në rastet e veçanta, kur kandidati ka studime pasdiplomike të vijuara, punime profesionale dhe shkencore të pranuara ndërkombëtare dhe kombëtare, pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare dhe në aktivitete të tjera, mund të angazhohet për një vit akademik si ligjërues, me mundësi të rishqyrtimit të angazhimit në vitin e ardhshëm.
Lektori, asistenti mësimor dhe asistenti kërkimor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit](Normalisht vetëm me kontratë njëvjeçare pune të plotë 40 orë/javë)
Për titullin e lektorit, asistentit mësimor dhe kërkimor kandidati duhet:
- të tregojë kompetencë për mësimdhënie, respektivisht për kërkime shkencore
- të ketë thirrjen Magjistër (Master), ose të ketë notë mesatare të studimeve themelore jo më pak se 8 (tetë)
- Të jetë më i ri se 27 vjeçar kur zgjidhet për here të pare
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqja e përkohshme zyrtare Arkivuar 16 korrik 2007 tek Wayback Machine
- http://dukagjinicollege.eu/site/ Arkivuar 24 tetor 2016 tek Wayback Machine
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "History of Dukagjini College". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 25 nëntor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)