Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës e njohur me shkurtimin MASHTI.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
Departamenti i Arsimit të lartë dhe shkencës (DALSH)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Detyra primare të DALSH janë planifikimi dhe mbikëqyrja e zhvillimit të sistemit të arsimit të lartë dhe të shkencës. Për këtë qëllim DALSH zhvillon plane e dokumente të politikave, standardeve e të procedurave të cilat ofrojnë zgjidhje sistemore të sfidave me të cilat ballafaqohet sistemi i arsimit të lartë dhe sektori i kërkimeve shkencore.
Funksionet e DALSH
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]DALSH po ashtu kryen edhe funksione të tjera në shkallë kombëtare si:
a) njohja (nostrifikimi) i dokumenteve të fituara nga studime jashtë vendit (Komisioni i MASHT për Njohjen e Diplomave të fituara jashtë vendit);
b) verifikimi idokumentacionit të shtetasve tanë që duan të studjojnë jashtë vendit;
c) zhvillimi i zbatimit të programeve të bashkëpunimit me vende të tjera;
d) themelimi i qendrave, agjencive, këshillave të ndryshme arsimore në shkallë vendi.
e) Mbështet punën e organizatave të ndryshme studentore të qytetarëve tanë brenda dhe jashtë vendit etj;
Bashkëpunimi ndërkombëtar:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është konsoliduar plotësisht zyra e TEMPUS-it dhe janë përgatiitur rreth 15 projekte në harmoni të plotë me piroritetet strategjike të MASHT për vitin 2005 – 2006. Një numër i tyre është miratuar dhe ka filluar zbatimi i tyre. Po ashtu kanë vazhduar programet e bashkëpunimit për programet TEMPUS, të miratuara më herët dhe programet e tjera mbështetëse për arsimin e lartë në Kosovë, si:
a) Programi Finlandez për studime pasdiplomike në mbështetje të Fakultetit të Edukimit (rreth 800.000 euro)
b) Programi kanadez (KEDP) për mbështetjen e Fakultetit të Edukimit dhe bursa për studime jashtë vendit për magjistratura (rreth 500.000 euro);
c) Programi norvegjez për themelimin e Institutit të Gazetarisë (1.5 milion euro 2005 – 2006);
d) Bashkëpunimin me qeverinë austriake në mbështetje të sistemit të arsimit të lartë (rreth 180,000 euro);
e) Bashkëpunimi me zyrën amerikane në mbështetjen e Agjencisë së Akreditimit dhe të Bibliotekës Kombëtare Universitare (rreth 200,000 euro)
f) Përfundimi i protokolit të ri me qeverinë austriake për mbështetje afatgjate të sistemit të arsimit të lartë në Kosovë (Transferi i Teknologjisë, Agjencia e Akreditimit, njohja e diplomave, bursa të përbashkëta për studentët tanë në Austri, Implementimi i ligjit të arsimit të lartë në Universitetin e Prishtinës) etj – vlera e përafërt rreth tre milionë euro).
Prioritetet zhvillimore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prioritetet zhvillimore në vitet që vijnë janë:
a) konsolidimi i veprimeve dhe i masave të deritanishme në tërë sistemin;
b) themelimi dhe konsolidimi i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës;
c) themelimi dhe konsolidimi i Qendrës për Transfer të Teknologjisë;
d) vendosja e standardeve për kërkime shkencore dhe themelimi i Këshillit Kombëtar të Shkencës;
e) Hartimi dhe implementimi i Programit Kombëtar për Kërkime Shkencore;
f) Implementimi i Strategjisë së Arsimit të Lartë 2006 - 2015
g) vendosja e kritereve dhe dispozitave për financimin e arsimit të lartë dhe të shkencës dhe hartimi i ligjit për financimin e arsimit të lartë;
h) Hartimi dhe miratimi i udhëzimeve administrative për operacionalizimin e ligjeve të arsimit të lartë dhe shkencës;
i) Konsolidimi i sektorit privat të arsimit të lartë e të tjera
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Qeveria e Kosovës
- Universiteti "Hasan Prishtina"
- Universiteti i Vizionit Evropian
- Instituti Pedagogjik i Kosovës